BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Kultura

“Fqinj - i Huaj - Fqinj…”, prezantohet në hollin e Ministrisë së Kulturës

“Fqinj - i Huaj - Fqinj…”, prezantohet në hollin e

Projekti “Pavijoni- art në institucionet publike” vjen si një iniciativë e re e Ministrisë së Kulturës. Artisti i parë i ftuar është Genti Korini, i cili vjen me instalacionin e tij të ri “Fqinj - i Huaj - Fqinj…”, në hollin e ministrisë. Ky projekt synon promovimin dhe zhvillimin e artit në hapësirat e institucioneve publike shqiptare, me qëllim përfshirjen dhe aktivizimit e artistëve bashkëkohorë lokal. Ministrja Elva Margariti shprehet se ka dashur që kjo hapësirë të kthehej në një pol artistik, dhe se instalacioni i artistit Genti Korini përuron edhe “Pavijonin-art në institucionet publike”.

“Gjithnjë kam dashur, që kjo hapësirë, ku sot ndodhet Ministria e Kulturës, të kthehej në një pol artistik, për ta zhvendosur disi vëmendjen nga qendra. Jam e kënaqur, që ia kemi nisur kësaj rruge, pikërisht me instalacionin “Fqinj-i Huaj-Fqinj...”, nga artisti Genti Korini, i cili përuron edhe “Pavijonin-artin në institucionet publike””, thotë ministrja e Kulturës.

Sipas ministres Margariti, përgjatë 2020 do të jenë dhe projekte të tjera, që do të prezantohen në këtë hapësirë në Ministrinë e Kulturës. Jo vetëm prezantime të veprave, por ministrja Margariti bën me dije se hapja e institucionit do të gjenerojë edhe bashkëpunime mes artistëve.

“Përgjatë gjithë vitit do të prezantojmë katër projekte, të cilat shpresojmë që jo vetëm t’i qasen idesë sonë për hapjen e institucionit, por edhe të gjenerojë debate të frytshme mbi artin dhe bashkëpunimin mes tyre”, vijon ministrja e Kulturës. Me aktivitetin e tij ndër vite, artisti Genti Korini është një emër i njohur. Genti Korini ka përfunduar studimet për pikturë. Në vitin 2007 ka marrë pjesë në ekspozitën “There Is No Place Like Home”, të edicionit të 52-të të Bienales së Venecias, më pas në ekspozitën “Portreti në artin shqiptar” në Pekin. Në vitin 2006 në galerinë “Palma” në New Orleans në SHBA ishte për ekspozitën personale “Realitete paralele” etj. Për të vijuar me aktivitetin e tij ndër vite me prezantime në ekspozita, në konkursin e pikturës për të inkurajuar artistët e rinj shqiptarë nga 18 deri në 35 vjeç “Live art” në Galerinë Kombëtare të Arteve, ai u vlerësua me çmimin e dytë. Ndërkaq që gjatë këtyre ditëve në hollin e Ministrisë së Kulturës publiku mund të shikojë instalacionin e tij ri “Fqinj - i Huaj - Fqinj…”.