
Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Shkruar nga Julia Vrapi 25 Mars 2023

Ligjin i librit, botimet, libraritë, marrëdhëniet me institucionet kulturore ishin disa nga çështjet që u trajtuan nga botuesit në mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësuesit e shtëpive botuese, anëtarë të kësaj shoqate. Botuesi Frano Kulli nga enti botues “Gjergj Fishta” shprehet se problemet me të cilat përballen botuesit tregon se duhet bërë më shumë nga institucionet në vend. Sipas tij, jo vetëm rrjeti i librarive që nuk funksion si duhet, por problem janë dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore për librin. “Shoqata të ngrejë më fort zërin tek qeveria për përkrahjen e mbështetjen e rrjetit të librarive në Shqipëri, i cili është ai i fillimviteve '90. Ende nuk ka një librari serioze në Tiranë. Të koordinohet më seriozisht marrëdhënia me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. I vetmi institucion shtetëror i librit nuk ka një axhendë bashkëpunimi me të vetmen Shoqatë të Botuesve të Shqipërisë, por e bazon punën mbi mardhënie sporadike dhe diletante me autorë a subjekte krejt në periferi të punës librore”, shprehet botuesi dhe publicisti Frano Kulli, i cili është dhe në kryesinë e Shoqatës së Botuesve. Lidhur me përzgjedhjen e letërsisë së rekomanduar për shkollat, botuesi Frano Kulli shprehet se u gjykua që t'i kërkohej Ministrisë së Arsimit, që caktimi i komisioneve përzgjedhëse të bëhej në bashkërendim me Shoqatën e Botuesve. “Jo si deri tani, ku këto komisione i kanë dominuar subjekte nga burokracia e fakultetit të letërsisë ose edhe më rëndomtë se kaq, të cilët e dominojnë prej vitesh përzgjedhjen e letërsisë së rekomanduar për shkollat, duke lënë jashtë përzgjedhjes kualitetet më të mira letrare dhe duke i ofruar bibliotekave të shkollave mediokritete letrare”, shprehet Kulli në një reagim të tij.
Aktivitetet e shoqatës janë shtuar në numër
Në raportin që mbajti kryetari i shoqatës, Petrit Ymeri, foli rreth problemeve aktuale të editorisë shqiptare, aktiviteteve kryesore të organizuara nga Shoqata, Panairin e Librit të Tiranës, përfshirë edhe risinë e vitit të kaluar, Festivalin e verës në Durrës, aktivitete të cilat janë shtuar në numër dhe në cilësi, shtroi edhe një herë çështjen e copyright dhe botimit të librave pa të drejta, marrëdhëniet me institucionet kulturore, ligjin e librit etj. Ky raport u plotësua me diskutime nga anëtarë të tjerë të shoqatës që propozuan më shumë aktivitete për librin, diskutuan për piraterinë e shtypshkronjave dhe botuesve ilegalë, çështjen e doganave me Kosovën, etj, përhapjen e librit shqip në Maqedoninë e Veriut, mungesën e librarive nëpër rrethe, etj. Një raport financiar mbajti Jani Malo, i cili duke bërë një pasqyrë të aktivitetit financiar të shoqatës, theksoi që vitet e fundit shoqata është mbështetur financiarisht nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës më mirë se vitet e tjera. Në fund të mbledhjes u bënë zgjedhjet e reja: Në kryesinë e shoqatës u zgjodhën: Petrit Ymeri, Gëzim Tafa, Manushaqe Bako, Frano Kulli dhe David Hudhri. Kryetar i Shoqatës së Botuesve u rizgjodh Petrit Ymeri, nënkryetar u rizgjodh Gëzim Tafa.
Më të lexuarat


Problemet e arkeologjisë shqiptare në konferencën shkencore në Shkodër

Dokumentari “Fraktura” dhe një diskutim publik në ish burgun e Spaçit mbi të ardhmen e këtij siti, duke synuar muzealizimin e tij

Problemet në albanologji, akademikë e profesorë mblidhen në Shkodër

Greis Shametaj: “Flauti Magjik” një opera që përfshin komiken, aventurën, urrejtjen, ku në përfundim mbizotëron dashuria

Aleksandër Filipi: Mozaiku “Shqipëria”në Muzeun Historik Kombëtar glorifikon historinë shekullore të popullit tonë, restaurimi i shton jetëgjatësinë veprës

Shfaqje me fëmijët dhe ekspozitë pikture në COD në 1 Qershor

Piktura dhe skulptura nga 66 autorë ekspozohen në “PranverArt”, ekspozita në edicionin e 14-të me rreth 100 punime

Konferencë shkencore mbi probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Dropull vjen në Tiranë, për publikun do të shfaqen katër filma të vlerësuar me çmime

“Gjirafat s’vallëzojnë dot” një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative në Teatrin Eksperimental
