BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Kultura

Frano Kulli: RTSH një “mbetje teknologjike” e kohës së shkuar, Thoma Gëllçi u soll nga SHBA dhe u bë drejtor pa asnjë kontribut

Frano Kulli: RTSH një “mbetje teknologjike” e kohës

Në Radio Televizionin Shqiptar gjithçka “frymon” me paratë e publikut. Kështu shprehet publicisti dhe botuesi Frano Kulli, sipas të cilit ata që drejtojnë aty në radhë të parë duhet të vendosin pritshmëritë e publikut. Ish anëtar i këshillit drejtues në RTSH vite më parë, Frano Kulli thotë se sikur taksa që paguhet për të, të rimodelohej në bazë të shikueshmërisë, me siguri RTSH-ja do të kishte falimentuar. Në intervistën për gazetën “SOT” ish anëtari i këshillit drejtues Frano Kulli është në vijim të zërave, që gjatë kësaj kohe janë shprehur me kritika për RTSH dhe çfarë ofron për publikun. Sipas tij, pak gjë të dobishme ofron ekrani i RTSH-së. Publicisti dhe botuesi Frano Kulli vijon më tej se mjeshtrat në RTSH në vite kanë dhënë produktin minimal, dhe kjo më shumë se prej tyre ka ardhur për shkak të administrimit.

 -Si e shikoni sot RTSH- në?

Nuk do t’ju thoja të vërtetën po t’ju pohoja se nuk e shikoj fare, por nëse ju them se, për aq sa i shikoj kanalet shqiptare dhe po t’i rreshtoja në një listë këto televizione, në fund të listës do të vendosej RTSH, besoj se ju jam “rrëfyer” sinqerisht. Lajmet e RTSH-së nuk i shoh prej shumë e shumë vitesh. Kategorikisht jo. Sepse gjithnjë ka qenë e ende është shërbyes si lecka i padronit të radhës. Shoh ndonjë ndeshje të kombëtares sonë; ndeshje të Europianit, që sapo kaloi. Rrallë, shumë rrallë ndonjë prej varieteve të dikurshme të humorit që ritransmetohen. Po në të rrallë, gjithashtu shoh edhe ndonjë dokumentar, të bërë prej gazetarëve të mirë, që me pakicë kanë mbetur në atë televizion. Më vjen ndër mend, bie fjala, një dokumentar për Imzot Vinçens Prendushin martir, një tjetër që i kushtohet një misionari italian Antonio Sciara...S’më vijnë ndër mend, për momentin raste të tjera. Po di që janë shumë të pakta.

-Ku mendoni se janë problematikat sipas jush dhe si ndikojnë?

Po, duhet të jesh aty brenda ose, së paku të kesh ndonjë lidhje pune, tangent me të që të mund të flasësh për problematikë. Për një shikues të keq siç është rasti im, do të ishte sipërmarrje e pamundur të fliste për problematika aty. Por fakti, që edhe sipas opinionit në shumicë shikueshmëria e të vetmit radiotelevizion publik kombëtar është më e ulëta, përbën, padyshim një ndjesi të keqe për cilindo shikues e jo shikues të tij. Sikurse është gjithashtu pohim i një të vërtete të hidhur për funksionimin e medias në Shqipëri dhe për vetë forcën e fjalës së lirë, që është në vetvete nivel demokracie për një vend.

-Çfarë duhet të përmirësojë RTSH për të qenë më pranë publikut?

E para gjë që duhet të përmirësohet në atë institucion është që të bëhet më familjar fakti tek ata që e drejtojnë se, gjithçka aty "frymon" me paratë e publikut dhe në radhë të parë duhet të vendosin pritshmëritë e publikut. Gjithë, gjithë ajo ngrehinë me rrogëtarët e panumërt aty, që për nga ky drejtim ende përngjason me ndërmarrjet e mëdha gërdallë të socializmit, ka ardhur koha të vetëdijësohen se janë bërë barrë e rëndë e taksapaguesve shqiptarë, nga të cilët mbahen kryesisht. Sikur taksa që ne paguajmë për të, të rimodelohej në bazë të shikueshmërisë, me siguri RTSH-ja do të kishte falimentuar prej kohësh. Pa fol këtu për gjithë atë trashëgimi kulturore dhe përvojë të vyer profesionale, e cila është shkrirë si kripa në ujë. Krijuesit mjeshtra të dikurshëm, kush ka qëndruar aty, gjithë këto vite vetëm sa kanë vegjetuar, duke dhënë produktin më minimal të mundshëm. Një "gjellë" të vjetër e të ndenjur që nuk gëlltitet më. Dhe kjo, më shumë se prej tyre ka ardhur për shkak të administrimit, më së paku të vjetruar aty në vite e vite, marrëdhënies mënjanuese dhe shpërfillëse që ka ndodhur me ta.

-Sa mendoni se e ka përmbushur RTSH misionin si media publike?

Në fakt ajo do të ishte idealja për një televizion publik kombëtar, të qenit edhe në mision. Për ne këtu në Shqipëri, po sidomos për shqiptarët jashtë Shqipërisë, ata që e kanë zgjedhur të jetojnë jetën e tyre nëpër botë, por edhe për shqiptarët, të cilët rrethanat historike i kanë lënë jashtë kufijve të Shqipërisë e që mbahen me rrënjë të paprera të lidhur me vendin amë. Por kjo nuk ka ngjarë e nuk ngjet ende. Pak gjë të dobishme e të shikueshme, fare pak iu ofron atyre ekrani i RTSH-së. Edhe rubrikat e thata e emisionet, cilësisht të dobëta shumë, që u dedikohen atyre, vetëm sa e zvetënojnë dhe e vyshkun ndjesinë kombëtare, më tepër se sa e shërbejnë atë.

- Për ju një media kombëtare çfarë duhet të synojë?

Të transmetojë sa më pak telenovela turke...Dhe këtë nuk e them aspak për humor. Se do të ishte humor i zi, po t'i jepja këtë kahje. Asnjëra prej këtyre mediave nuk ka asnjë të drejtë të na e keqpërdorojë në këtë mënyrë siç po e keqpërdorojnë hapësirën tonë kombëtare të valëve transmetuese. Kjo u duhet kujtuar e rikujtuar sidomos televizioneve kombëtare private. Të qenit e tyre si ushtrues të aktivitetit privat në këtë fushë kaq të rëndësishme sa ç'është kjo ku veprojnë e funksionojnë mediat, që në botën e qytetëruar janë zëri i publikut, nuk u jep kurrsesi të drejtën atyre t'i përdorojnë pa kurrfarë "dogane" sidomos valët e transmetimeve që janë pronë e paluajtshme publike. Le pastaj, që legjislacioni në fuqi (ligji organik 8410, nëse nuk gaboj) , që përcakton edhe kushtet e licensës së tyre përmban edhe disa masa proteksioniste, disa detyrime që lidhen me interesin kombëtar dhe që e mbrojnë atë nga përdhosja e përditshme dhe e përorëshme me emisionet surrogato dhe amorale të tyre. Mendoj se qasja e tyre në këtë drejtim ka lënë e lë për të dëshiruar, deri në kufijtë e shpërfilljes së gjithçkaje kombëtare. Dhe këtu, më shumë se faji i tyre është edhe administrimi i mangët i organit rregullator të këtyre mediave. I Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)

- Ju keni qenë anëtar i këshillit drejtues të RTSH siç u shprehët në 2003-2006. Por në vite më pas si e keni parë RTSH-në?

Më ka rënë rasti aso here të jem bashkëpunëtor në një organ të rëndësishëm kolegjial mediatik me burra të mençur, të kulturuar e të zot. Mjeshtra të zejeve të tyre kryesisht kulturore e artistike po dhe njohës të mirë e të respektueshëm të vlerës së opinionit publik. Mirush Kabashi, Kiço Blushi, Petrit Malaj, Agron Bala, Petrit Ymeri...po edhe Artur Zheji, drejtori i përgjithshëm aso kohe. Respekt e nderime për ta. Kujtoj se u bë një përpjekje e të gjithëve për një reformim të atij gjigandi mediatik...Jemi në ato vite kur RTSH-ja ende funksiononte në frymën e shkuar; politika editoriale vetëm sa kishte ndërruar kahje dhe fare pak qe shkëputur nga shërbesa partiake. Deri atëherë fare pak gjëra kishin ndryshuar edhe në strukturën organike të tij. Kujtoj, bie fjala, se ende deri atëherë rrogëtoheshin 16 punonjës marangozë aty, destinuar për skenografitë e spektakleve !! Ani pse ajo teknikë qe zëvendësuar prej kohësh prej teknologjisë së kompjuterit. E të tjera e të tjera mbetje teknologjike të kohës kur RTSH qe krijuar si ndihmëse besnike e partisë. Besoj se asokohe u shfaq dëshira për fillimin e një ndryshimi, por...jemi aty ku ishim. Ndoshta edhe më keq. Mjafton të kujtojmë se kreu më i fundit i kupolës drejtuese aty është z. Thoma Gëllçi. Për disa vite ish kryeredaktori i "Zërit të Popullit", i cili, nuk e di se ç'kontribute të tjera kishte përveçse kësaj shërbese si kryeredaktor i një gazete partiake në kohë pluraliste...Që mendoj se është statusi më i ulët profesional për një gazetar. Fluturoi nga Amerika ku qe emigrant e erdhi e u katapultua drejtor i përgjithshëm i RTSH. Si një dhuratë që po i bënte vetë udhëheqësi (i partisë dhe i shtetit).