BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Frederik Stamati: Muzeumet pa teknologji konservimi rrezikojnë zhdukjen e objekteve, ekspozimi në shumë raste si tek “gabi”

Frederik Stamati:  Muzeumet pa teknologji konservimi rrezikojnë zhdukjen e

 Muzetë në vend janë mes shumë problemeve. Jo vetëm të kushteve që duhet për objektet e ekspozuara, por nuk janë bërë dhe të tjera investime, duke sjell një gjendje që rrezikon jo pak për objektet. Restauratori Frederik Stamati pohon se në muze ka objekte që janë vënë në pavione dhe si gjërat e vjetra në tregje, dhe kjo nuk është e drejtë. Në intervistën për “SOT” specialisti Stamati rendit një sërë problemesh. Sipas tij, teknikisht muzeu është një makinë vigane, që funksionon për të konservuar materialet që ka në koleksionet e veta. Mungesa e klimës vijon të jetë problem në muze të ndryshëm, duke bërë që të shtohet dhe rreziku për objektet, por sipas restauratorit Frederik Stamati nëse muzeu nuk do të këtë teknologjinë përkatëse të konservimit nuk do të realizojë detyrën e vet në këtë drejtim dhe do të vijë koha, që objektet do të zhduken.

 

 -Ju prej vitesh keni folur për gjendjen me probleme të muzeumeve në vendin tonë, çfarë ka ndryshuar?

Vitet e fundit janë bërë përpjekje për të ndryshuar situatën në muzeumet e Shqipërisë. Kemi disa shembuj pozitiv. Do të veçoj Muzeun e Bankës së Shqipërisë, me të cilin mund të krenohemi kudo në botë. Atje ka elemente që sigurojnë konservimin dhe që janë në nivelin më të lartë. Ka muzeume të famshme në Evrope, që nuk kanë atë teknologji. Po kështu mund të përmendim Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i cili përveç ekspozimit dinjitoz, ka teknologjinë më të mirë në Shqipëri për arkivat. Është bërë edhe Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, por nuk kam pasur rast ta shoh me syrin e specialistit. Këto janë ndryshimet pozitive që ve re. Nuk është e kollajshme që të ndërtosh një muze, ka teknologji të kushtueshme brenda tij. Për kuriozitet po rikujtoj atë se çfarë u tha atëherë për MHK, ai ka kushtuar sa ndërtimi i hidrocentralit të Ulzës. Pra, jo gjithçka mund të arrihet menjëherë, do kohë. E rëndësishme është që të ecet përpara, por gjithmonë duke aplikuar teknologjitë përkatëse dhe sidomos përgatitjen universitare të personelit që merret me konservimin muzeal, është punë kimie dhe jo e degëve të tjera. Kjo na mungon absolutisht. Dikur në sistemin e muzeumeve dhe arkivave punonin 4-5 kimistë. Sot kimia është përjashtuar në mënyrë absolute. Kjo është negative dhe duhet ta ndryshojmë urgjentisht, duke filluar që nga konceptet tona. Ne na duhet jo vetëm njohuria e kimisë, sepse ndërhyrjet në objekte janë me rrugë kimike, por edhe kryerja e studimeve për seleksionimin dhe zbatimin e metodave, që përdor bota, në vartësi të specifikës që kanë objektet tona. Nuk ruhet vetëm forma, por edhe teknologjia e brendshme e prodhimit, që objekti përmban. Do të na duhet për studimet e së ardhmes për historinë e teknologjive të prodhimeve të ndryshme në vendin tonë.

-Për ju sa përgjegjësi kanë institucionet dhe cila është më emergjente për të ndryshuar për muzetë, çfarë duhet bërë?

Duke folur gjithnjë për konservimin, unë mendoj se çështja më problematike në vendin tonë është konceptimi se pa shkencë nuk mund të ketë trashëgimi. Bëji muzeumet të bukur sa të duash. Duhet teknologjia e trashëgimisë, që është kimi dhe fizikë. Pikërisht kjo është thembra e Akilit në trashëgiminë tonë. Ne nuk kemi përgatitje serioze të punonjësve të konservimit. Kjo përgatitje bëhet në universitet dhe jo me kurse një javore, apo kurse një mujore të njerëzve, që nuk e njohin kiminë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, që nuk i përgatit specialistët e konservimit muzeal në universitet. Pasojat dihen. Kur të kemi kuadro të përgatitur shkencërisht për këtë punë, atëherë do të kemi edhe një zë të fuqishëm. Çështja është mjaft komplekse. Psh, tek ne me ndriçimin merret elektricisti. Për llojin e ndriçimit që të mos dëmtojë objektet dhe të mos deformojë ngjyrat në botë merret inxhinieri elektrik, fizikani, apo kimisti. Del ndonjë vizitor e bërtet se nuk ka ndriçim të mirë në muze dhe o burra shto llambat, pra shto prishjen. Nuk bëhen kështu këto punë. Madje edhe i gjithë personeli i muzeumit duhet t'i nënshtrohet kurseve speciale të konservimit, që të mos bëjnë gabime.

-Në punën tuaj ju jeni shprehur dhe për mungesën e një laboratori për konservimin dhe restaurimin e objekteve, sa është dëgjuar kërkesa juaj?

 

Dikur, pak përpara vitit 1990 ishim të gjithë të një mendimi, përfshi edhe Ministrinë e Kulturës, që të krijohej laboratori qendror i restaurimit. Madje, që kur u ndërtua MHK u shtrua kjo çështje. Mbeti. U ndërtua laboratori i konservimit dhe arkeometrisë. Po përparonte gradualisht, pavarësisht nga vështirësitë objektive dhe sidomos ato subjektive. U arrit që të bëhej një laborator për të cilin specialist nga vende të Ballkanit me ekonomi shumë më të zhvilluar nga ne, nuk e kishin. Edhe po të krahasojmë pajisjen e atij laboratori me atë të vendeve evropiane, ishim në një linjë, e cila po plotësohej vazhdimisht. Laboratori ishte shkencor në kuptimin e tij. Veç konservimit të objekteve aty zbatohej edhe shkenca e konservimit, madje janë bërë studime për specifikat e objekteve tona. Kishte edhe bashkëpunim me institucione të tjera shkencore të vendit tonë, por edhe me institucione shkencore në vende të tjera të Evropës. Jo rastësisht shkalla e sigurisë së konservimit të objekteve ishte në nivelin mbi 99,5 përqind. Dhe atje janë trajtuar rreth 20000 objekte. Ai laborator duhet rivënë në punë, me kimistë të aftë për punë shkencore dhe që mund ta përballojnë këtë punë dhe jo te oborrit të partive, apo farefisit. Ne nuk kemi luksin që të kemi laborator në çdo muze, kushtojnë shumë, por një laborator qëndror, me seksionet e tij në muzeumet më të mëdhenj, është i domosdoshëm.

 

-Është folur dhe për një rikonceptim të Muzeut Historik Kombëtar. Ju çfarë mendoni?

Po, është folur për një rikonceptim të Muzeut Historik Kombëtar. Ka nevojë për një rikonceptim. Është e domosdoshme. Në vitin 1981 u bë më e mira e kohës. Kanë kaluar afro 40 vjet, kanë avancuar teknologjitë e ekspozimit, që e bëjnë më tërheqës dhe më komunikues një muze, por edhe që sigurojnë konservimin e objekteve, duke shmangur prishjen. Gjithashtu sot kemi në dispozicion më shumë objekte nga arkeologjia, etnografia dhe historia, që e pasurojnë muzeun, nëse do të ekspozohen. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim, ka shumë mendime, shumë koncepte që duhet të futen në punën e muzeut, jo vetëm për ta bërë efektiv në rolin edukues, por që edhe të sigurojnë konservimin e objekteve. Në këtë pikë nuk duhet të jemi mohues, sepse në atë muze u ekspozuan objektet më të mirë, që kishim nga arkeologjia. Gjithashtu teknologjia e konservimit nuk ishte e keqe. Xhamat janë me filtra ndaj rrezatimit ultraviolet dhe janë brenda parametrave që rekomandon literatura. Muzeu kishte furnizim pa ndërprerje me ajër të kondicionuar, me temperaturë dhe lagështi relative të kontrolluar, me filtrim nga pluhurat, etj, por këto u nxorën jashtë funksionit pas vitit 1991. Unë i kam parashtruar me shkrim Ministrisë së Kulturës mendimet e mia lidhur me këtë pikë.

-Edhe pavioni etnografik ka vite që po qëndron mbyllur në MHK. Çfarë mund të na thoni?

Duke e parë me syrin e specialistit të konservimit muzeal dhe në përvojën e gjatë që kam, mund të them se pavioni etnografik ka probleme teknologjike dhe mirë është bërë që nuk është hapur. Po përmend ndonjë. Në katin e sipërm objektet e tekstilit janë ekspozuar në podiume, pa asnjë mbrojtje. Zëre se janë si tek gabi. E kemi atë eksperiencë, që një ekspozim i tillë i dëmton në mënyrë të parikthyeshme objektet. Shembujt janë si tek disa ekspozime të tilla, të bëra gabim në vitin 1981 në Muzeun Historik Kombëtar, apo në ekspozitën etnografike në Tiranë. Edhe në muzeumet etnografike të rretheve. Apo manikinat e lëna në mjedis të hapur, pa mbrojtje, ekspozim tepër i gabuar nga pikëpamja e konservimit. Do të ishte e pranueshme në se do të kishim për ekspozim kopjet e objekteve, por jo ata origjinale. Gjithashtu në atë pavion ndriçimi që hyn nga dritaret është shumë herë më i lartë nga maksimalja e lejuar për muzeume dhe është shkatërrimtar për objektet prej tekstili. Duhen parë vitrinat me rastin e rikonceptimit të muzeut dhe detyrimisht çështja e ajrit të kondicionuar, e domosdoshme për klimën e muzeut. Në këtë drejtim kam rezerva, të cilat edhe i kam shfaqur.

-Po Muzeu Arkeologjik në Tiranë, me gjendjen e tij sot sa problem është dhe ku duhet ndërhyrë?

Muzeu Arkeologjik në Tiranë ka ndërtesën më të mirë nga të gjithë muzeumet e Shqipërisë. Ajo ka një termoizolim mjaft të mirë, për objektet muzeale, pra shmang luhatjet e theksuara të temperaturës dhe të lagështisë relative, me gjithë pasojat që shkaktojnë. Fakti që aty kemi të ekspozuara objekte prej një gjysëm shekulli, e më tepër dhe nuk shfaqin probleme, është domethënëse. Natyrisht që rol ka luajtur edhe puna shumë e mirë laboratorike, që është bërë për konservimin e tyre. Problemet për atë muze qëndrojnë në teknologjinë e ekspozimit. Vitrinat janë tepër të vjetra, sepse ato ishin mundësitë në atë kohë. Po ashtu bazamentet. Gjithashtu ndriçimi nuk është ai që duhet të jetë në muze, i tillë, që të vërë në pah atë që duam ne të theksojmë dhe që bën më tepër përshtypje tek vizitori. Mungojnë teknologjitë e shfaqjes së aspekteve arkeologjike, që plotësojnë atë që duam të transmetojmë tek vizitori, apo shpjegimet me kufje, etj. Sot ka shumë teknologji komunikimi, që e rrisin efektshmërinë e muzeumit. Pra, ai muze ka nevojë të domosdoshme për një rikonceptim bashkëkohor dhe natyrisht investim. Për muzeun arkeologjik problem është klima në mjediset ku ruhen objektet e paekspozuara.

-Sa rrezikojnë objektet te ata muze që kanë probleme?

Për ata që nuk e dinë, muzeu është një ndërtesë dhe aq. Jo! Teknikisht muzeu është një makinë vigane, që funksionon për të konservuar materialet që ka në koleksionet e veta. Ndryshe mund të thuhet edhe se muzeu është një sallë gjigande reaminacioni. Kush nuk e di këtë nuk mund të punojë në një muze, që ka përgjegjësi historike përpara vendit të vet. Kjo duhet ditur nga i gjithë zinxhiri i punonjësve të këtij profili, duke filluar që nga ministria përkatëse. Nëse muzeu nuk do të këtë teknologjinë përkatëse të konservimit nuk do të realizojë detyrën e vet në këtë drejtim dhe do të vijë koha, që objektet do të zhduken. Dhe fatkeqësisht kemi raste të tilla.

Intervistoi: Julia Vrapi