Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë", me punime të Maks Velos në galerinë FAB

Postuar: 18/01/2019 - 07:33

Galeria e artit FAB nis vitin artistik me ekspozitën personale të piktorit Maks Velo. Ekspozita që vjen me titullin "Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë" është e kuruar nga Mikel Temo dhe përmban rreth 30 punime në pikturë. Kuratori tregon se ekspozita që u çel mbrëmë në galerinë e artit FAB me punimet e piktorit Maks Velo, ato janë realizuar gjatë vitit që lamë pas dhe prezantohen për herë të parë për publikun. Artisti-piktor Maks Velo, një emër i njohur për publikun si arkitekt, piktor e aktivist aktiv, sipas kuratori Mikel Temo ai vazhdon në krijimtarinë e tij të krijojë imazhe të një karakteri të veçantë. “Maks Velo tashmë në të 80-tat, ai vazhdon të angazhohet e krijojë imazhe të një karakteri të veçantë, reminishenca të një të kaluare të rëndë persekucioni që pa dyshim ndërthuren e ndriçohen nga ndryshimi dhe e sotmja”, pohon kuratori Mikel Temo. Ekspozita që u çel mbrëmë në galerinë e artit FAB mblodhi në ceremoninë e saj dhe artistë të tjerë, emra të njohur të artit si dhe më gjerë. Për kuratorin Mikel Temo Galeria e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB) e pret publikun këtë muaj të parë të këtij viti me një krijimtari të pasur. “Të bëheni pjesë e këtij spektakli koloristik, një ngjarje kreative për personalitetin e autorit, të cilit, ashtu siç thotë dhe vetë ai, "tashmë; ëndrra, imagjinata, fantazia dhe shfaqja njerëzore vijnë me ngjyra". U desh kohë që e zeza, makthi, persekucioni, të zbehen e vendin e tyre ta përfshijë një botë plot ngjyra e jetë. A do ta zëvendësojë ajo errësirën? Kjo mbetet për tu zbuluar. Procesi ka filluar, krijimi vazhdon”, shprehet piktori dhe kuratori Mikel Temo. Në tre salla të galerisë së artit FAB piktori Maks Velo prezanton këtë janar “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë” dhe sipas kuratorit Mikel Temo duke qenë një natyrë aktive me problemet që kalon sot vendi ynë, motivimi i tij është drita. “Janë punime të gjitha, që janë realizuar gjatë vitit që lamë pas. Janë piktura nudo, janë punime të tjerë në pikturë të mirëfilltë. Salla e vogël e galerisë është me punimet nudo, ndërsa dy sallat e tjera janë me pikturë kompozicionale që autori e titullon “Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë”. Në ekspozitë janë rreth 30 punime që janë realizuar nga piktori, si dhe një skulpturë. Ju e dini që ai si natyrë është aktiviste dhe i angazhuar dhe me problemet që kalon vendi ynë sot. Kryesisht fshati është e gjithë Shqipëria në kuptimin e primitivizmit krahasuar me vendet përreth që kemi dhe ndriçuar nga meteorët, por e vetmja dritë që ne kemi është drita e diellit, drita e natyrës na mban gjallë. Këtë kuptohet e ka dhe si motivimin e tij”, pohon kuratori Temo.

 Aktiviteti i artistit

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura " etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:54

Kisha e Shën Kollit në fshatin Vodicë të Kolonjës do të restaurohet. Prej disa ditësh kanë nisur punimet.

Postuar: 18/08/2019 - 07:52

Autoritetet shqiptare janë vënë më në fund në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokas

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.