BREAKING NEWS

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para në ligë në Evropë, ja sa ka Messi dhe Ronaldo?

Haaland ka shënuar 103 gola në 100 paraqitjet e tij të para
x
BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x

Kultura

Galeria e Artit Tiranë nis sezonin e ri me ekspozitën “Një realitet paralel” të artistes Lina Ogaily, veprat trajtojnë temën e dashurisë për natyrën, familjen dhe traditat e lashta  

Galeria e Artit Tiranë nis sezonin e ri me ekspozitën “Një

Galeria e Artit Tiranë nisi sezonin e ri me ekspozitën “Një realitet paralel”. Ekspozita prezanton punimet e artistes Lina Ogaily nga Lindja e Mesme, që trajtojnë temën e dashurisë për natyrën, familjen dhe traditat e lashta etnike. Sipas studiuesit dr. Ermir Hoxha, kështu në mënyrë konsekuente ato pasqyrojnë personazhe lozonjare, sensuale dhe amësore. Janë aty dy zogj melodiozë, portrete miqsh, nëna me fëmijë në prehër, çifte të dashuruar, koka demash me shikime të vëngërta dhe familje të strukturuara, harmonike brenda vetes. Në Tiranë këto ditë me ekspozitën e saj në GAT, piktorja Lina Ogaily tregon se punët në këtë ekspozitë kanë të bëjnë më shumë me mënyrën se si e shikon ajo jetën. “Ndryshe nga ekspozita ime e fundit, ku kam folur për gjëra të së kaluarës dhe quhej “Notalgjia” dhe ishte një kthim pas në kohë, në këtë ekspozitë ka të bëjë më shumë me mua dhe mënyra se si e shikoj unë jetën, se si unë dua të jetoj dhe se si unë i shikoj ngjarjet e ndryshme që më ndodhin”, shprehet Ogaily, që në profesion është arkitekte, por merret dhe me pikturën. Ekspozita “A Parallel Reality” (Një realitet paralel) përmban punime që janë realizuar në një hark kohor të pesë viteve të fundit. Artistja tregon se pas Tiranës do të jetë me ekspozitën e saj dhe në Apoloni, Fier. Arkitekte, por që ka një aktivitet të vlerësuar me ekspozita të ndryshme, Lina Ogaily tregon se piktura është pjesë e rëndësishme e saj. “Kur fillova të përshtatem dhe me arkitekturën e pashë që do të ishte një pjesë e rëndësishme edhe e pikturave të mia, sepse edhe nëse nuk e kisha menduar në fillim, nuk e kisha lidhur me dizajnin apo fusha të tjera që janë pak klasike të arteve figurative, në momentin që unë përqafova arkitekturën e bëra pjesë të rëndësishme edhe të pikturave të mia. Kur shikoj objektet, kur shikoj një zog, kur shikoj një imazh menjëherë e heq nga pamja e tij e parë ku ne e shohim në natyrë, e vendos në gjeometri në forma të ndryshme, që bëhet pjesë e pikturave të mia”, tregon artistja.  

Krijimtaria e artistes

Studiuesi dr. Ermir Hoxha shprehet se që në gjenezë të kohës, artistët kanë ndërtuar një vizion personal të mënyrës se si e kanë parë botën. “Nga linjat elegante të kuajve në muret e shpellave, deri tek monumentaliteti i imazhit të pushtetit, në një mënyrë apo në tjetrën, ato kanë treguar një histori. Ka aty vend për gjithçka. Për forcën e një bishe, për qetësinë e stuhishme në majën e një mali, gjumin e një foshnje, drobitjen e një trupi pas një beteje dhe blunë magjike të një qielli shkëlqyes”, thotë ai. Lina Ogaily, vijon dr. Hoxha është pikërisht vazhduese e kësaj tradite, pasi në një optikë personale, edhe ajo materializon vizion e saj mbi botën. “E lindur në Kuvajt, por e edukuar për arte vizuale në Angli, krijimtaria e saj duket se ndërtohet pikërisht nga ky rrugëtim emocionesh të kundërta; kapërthyer mes kujtimeve të së shkuarës dramatike dhe dinamikës së jetës bashkëkohore. Si të tilla ato janë imazhe të ndërgjegjes së shtresëzuar, materializuar, vizualisht në një format gati të abstraguar. Por vepra e saj padyshim është më shumë se kaq”, shprehet dr. Ermir Hoxha. Ekspozita në GAT u hap më 12 shtator dhe do të qëndrojë deri më datë 18. Ajo është sponsorizuar nga Ministria e Kulturës dhe organizohet nga shoqata “Antik”.