BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

GAT një memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Artistëve Vizual të Kosovës për aktivitetet, në plan dhe Muzeu i Tiranës si muzeu i shqiptarëve

GAT një memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Artistëve

Ekspozita, aktivitete të ndryshme artistiko-kulturore apo dhe Muzeu i Tiranës si një muze i shqiptarëve janë pjesë e bashkëpunimit mes Galerisë së Artit Tiranë (GAT) me Asocacionin e Artistëve Vizual të Kosovës. Galeria e Artit Tiranë firmosi memorandumin e bashkëpunimit me Asocacionin e Artistëve Vizual të Kosovës, që shenjon një arritje te re në zhvillimin e artit në hapësirën mbarëshqiptare, duke afruar artistët e Kosovës dhe duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me anë të ekspozitave dhe aktiviteteve të ndryshme artistiko-kulturore. Z. Kamuran Goranci dhe dr. Abaz Hado drejtor i GAT nënshkruan memorandumin në ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, duke vendosur kështu themelet e këtij bashkëpunimi të ri për t’i hapur rrugë lulëzimit të artit shqiptar drejt horizonteve të reja. Dr. Abaz Hado drejtor i Galerisë së Artit Tiranë u shpreh pas nënshkrimit të këtij memorandumi, se me rëndësi është që produkti kombëtar të konsiderohet si i tillë dhe të konsumohet si tillë. “Nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me Asociacionin e Artistëve Vizual të Kosovës, që Kamurani është kryetari i Asociacionit dhe përfshin shoqatat e Kosovës. Ideja jonë është që ne të kuptojmë marrëdhëniet mes njërit- tjetrit, artistët kosovarë të vijnë këtu dhe artistët nga Shqipëria të shkojnë atje. Ne po ngremë idenë, që produkti kombëtar të konsiderohet si i tillë dhe të konsumohet si i tillë. Kur është një ekspozitë e bukur në Kosovë të konsumohet dhe nga publiku në Shqipëri, si edhe anasjelltas”, tregon dr. Hado.

Muzeu i artit

Drejtori i GAT dr. Abaz Hado e vlerëson këtë memorandum bashkëpunimi, pasi merr rëndësi dhe për Muzeun e artit të Tiranës, një nga projektet për të cilat po punohet. Dr. Hado thotë se të jetë një muzeu i shqiptarëve. “Ne jemi në prag të ngritjes së Muzeut të Tiranës, që është fondi muzeal i galerisë dhe kjo do të pasurohet. Ne duam ta kthejmë atë në një muze, që siç është Tirana si kryeqendra e shqiptarisë të jetë dhe muzeu i shqiptarëve, pra jo vetëm i Tiranës, por të ketë në përbërje dhe vepra të artistëve të Kosovës, Malit të Zi, etj, gjithashtu edhe të të huajve. Ne nga bienalja që do të bëjmë, shumë artistë kanë pranuar të jenë pjesë e fondit dhe ti lënë punët e tyre këtu. Ne po punojmë që në nëntor do të ngremë një muze”, thotë dr. Abaz Hado për këtë muze, që është menduar të jetë te pjesa e papafingos në ndërtesën ku ndodhet GAT. Z. Kamuranc Goranci kryetar i Asocacionit të Artistëve Vizual të Kosovës gjithashtu e vlerëson këtë bashkëpunim me GAT. Ai thotë se janë shumë gjëra, që mund të bëhen të përbashkëta. “Kjo duke këmbyer artistët me ekspozita, idetë, zhvillimin , të perfomojë si një trupë e një arti të mirëfilltë, që më përpara ka qenë në një farë forme e ndaluar. Më me rëndësi këtu është se do të bëjmë edhe muzeun e artit shqiptar, që do të ketë një rëndësi të madhe. Kryesore të nisi të fillojë dhe strukturat vendimmarrëse duhet të ndihmojnë. Do të kemi shumë projekte të përbashkëta. Ne do të fillojmë të përgatitemi gjatë 6 -mujorit të dytë. Vitin tjetër do të dalim me veprimtarinë tonë ose me evenimentet e para nga ky memorandum”, tregon Kamuranci. Asociacioni është organizatë joqeveritare, në të cilin në bazë vullnetare janë të bashkuar artistët përmes shoqatave të artit vizual të të gjitha regjioneve të Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat