Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gavrosh Haxhihyseni: Filmave shqiptarë sot i mungojnë idetë

Postuar: 23/08/2018 - 07:51

Filmave shqiptarë i mungojnë idetë, përgjegjësi kanë dhe regjisorët në realizimin e tyre.  Kështu pohon Gavrosh Haxhihyseni, një nga operatorët e njohur të filmave në Kinostudio. Në një reagim të tij ai tregon se për filmin shqiptar ka pak vëmendje në punën që bëhet për realizimin e tij. “Filmit të sotëm i mungojnë idetë, që të çojnë përpara kur të shikojë spektatori, të përfitojë ide të reja, të përfitojë nga ajo që sheh, një shikim të ri të jetës, së botës, të shoqërisë dhe problematikat që ka ajo. Unë mendoj që jeta jonë është aq e mbartur me problematika sot saqë nuk ka qenë dhe më parë. Nuk mund të shfaqen në ekrane dhe filma që janë koti për kinemanë shqiptare”, pohon operatori i njohur Haxhihyseni. Edhe pse me kritika të ashpra për punën që bëhet sot me filmin shqiptar Gavrosh Haxhihyseni vijon se regjisorët e rinj si fillim duhet të kenë talentin për filmin. “Mbase jam pak i sertë dhe për kolegët e mi, por përshtypja ime është që mungojnë idetë. Ngaqë mungojnë idetë që duhet të realizohen në film, për mua dhe nuk vlen filmi. Filmave të sotëm iu mungojnë idetë. Por dhe realizimi ka problemet e  veta. Edhe regjisorët e rinj kam përshtypjen që nuk është kontigjent që të kenë talentin për të bërë film, për të qenë artistë kinemaje dhe ekrani”, vijon Gavrosh Haxhihyseni. Filma të njohur të Kinostudios patjetër që kanë dhe kontributin e madh të operatorit të njohur Gavrosh Haxhihyseni, por sot fatkeqësisht sipas tij filmi po shihet dhe si mjet fitimi. “Regjisorët sot më shumë e shikojnë filmin si një mjet fitimi se sa si një punë që të shkrijnë talentin dhe të tërheqin spektatorin. Unë kam përshtypjen që shteti jep fonde për filmat, por kineastët tanë të nderuar marrin paratë e shtetit dhe i bëjnë ato filma shatra patra dhe nuk fusin asnjë gramë nga idetë. Ky është opinioni im. Nëse unë do të bëja film sot vërtetë do ti shtrija dorën shtetit, por ama do të kërkoja dhe ndihmë te kolegët e mi dhe më gjerë për ta bërë një vepër të mirëfilltë timen. Sot gjoja sikur bëjnë filma dhe i quajnë filmat tanë. Kjo është absurde”, tregon më tej operatorit i filmave shqiptarë. Dhe kur flitet për buxhete nga shteti operatori Gavrosh Haxhihyseni vijon se sot ka dhe raste kur janë të papërgjegjshëm. “Unë di që ka dhe nga ata që marrin paratë nga shteti, sepse ai subvencion kinemanë, por nuk mund të rrijë shteti gjithë jetën të japë para për disa njerëz, që nuk bëjnë as filma. Janë të papërgjegjshëm ose janë njerëz që dhe spekulojnë me filmin”, nënvizon ai. Por dhe pse kritik në fushën e kinematografisë sot, operatori Gavrosh Haxhihyseni tregon dhe filmin që i ka pëlqyer. “Filmat e Kinostudios janë të mrekullueshëm kurse filmat sot nuk shtyhen. Mua më ka pëlqyer filmi “Mao Ce Dun”, por filmat e tjerë janë absurd, janë kot”, përfundon ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 07:26

Etibar Asadli është një kompozitor i ri, por i talentuar dhe në piano nga Azerbajxhani që do të jetë pjesë e programit në festivalin “MetroSounds-Përrallë Mesdheu” mbrëmjen e 23 shkurtit në Metropol së bas

Postuar: 20/02/2019 - 07:25

Pavioni shqiptar me punët e tetë artistëve në Panairin e Artit në Milano tërhoqi vëmendjen e vizi

Postuar: 20/02/2019 - 07:24

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë “L

Postuar: 20/02/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës duhet të kishte shpallur projektet fituese në art, kulturë dhe trashëgimi ku

Postuar: 19/02/2019 - 07:27

Instituti i Arkeologjisë zhvilloi konferencën shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku u

Postuar: 19/02/2019 - 07:25

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit sjell për publikun filmin “Oriz i hidhur” një kryev

Postuar: 19/02/2019 - 07:24

Problemet me aktivitetin artistik i përballin me vështirësi krijuesit në art.