BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Kultura

Gavrosh Haxhihyseni: Programet në RTSH në rutinën e dikurshme, kushdo drejtues niset me ide të mëdha, por përfundon edhe në banalitete

Gavrosh Haxhihyseni: Programet në RTSH në rutinën e dikurshme,

Radio Televizioni Shqiptar programe me rutinën e dikurshme, por duhet të ketë kapacitete te njerëzit dhe mbështetjen e qeverisë. Kështu shprehet mes të tjerave operatori i njohur Gavrosh Haxhihyseni, i cili për vite me radhë ka qenë në RTSH. Gavrosh Haxhihyseni është një nga operatorët e njohur të filmave në Kinostudio, dhe nga viti 1992 deri në 2013 ka qenë në RTSH. Për Radio Televizionin Shqiptar ai thotë se sot ka mbetur si relike. “RTSH dikur ka qenë i vetmi që shikohej dhe kishte programe shumë edukative. Sot RTSH ka mbetur si relike, sepse kanë dalë televizione private dhe e konkurrojnë me sukses në tregun audioviziv. Konkurrojnë falë investimeve që ata kanë, nga ata që i krijojnë këto televizione dhe i mbështesin. Televizionet private janë krijuar prej njerëzve me pushtet dhe para, kurse RTSH është mbajt gjithmonë me atë buxhet, që jep shteti”, shprehet Haxhihyseni. Duke folur për RTSH ku si operator Gavrosh Haxhihyseni punoi për vite me radhë, ai shprehet se tek televizionet private shkon ai që është i kualifikuar dhe i talentuar. “Në RTSH, që nuk paguan mirë natyrisht që nuk do shkojnë talentet, por dhe njerëz mediokër”, vijon ai. Gavrosh Haxhihyseni tregon se kur nisi punë në RTSH ishte viti 1992. Por dhe pse drejtorët në RTSH ndërrohen, ai thotë se dhe pse ata që vijnë janë me programe, është e vështirë që televizioni të ketë një reformim. “Kur ndërrohen drejtorët dhe vijnë të tjerë, ata gjithmonë dalin me programe, me reforma, etj, por është shumë vështirë që ai televizion të reformohet. Është shumë vështirë po nuk pati një mbështetje nga pushtetarët. Kushdo që vjen aty si drejtues niset me ide të mëdha dhe përfundon me gjëra dhe banalitete, abuzime, etj”, shprehet operatori Gavrosh Haxhihyseni.

Reformimi

Operatori Gavrosh Haxhihyseni thotë se më shumë vëmendje në Radio Televizionin Shqiptar duhet të jetë dhe te programacioni për publikun Ai shprehet se ka programe, që nuk kanë ndonjë të re. “Programet e televizionit kanë ngelur në atë rutinën e dikurshme, janë konservatore, nuk kanë inovacion, nuk kanë ndonjë të re që të tërheqin publikun. Kjo sepse njerëzit që punojnë nuk janë kapacitete”, shprehet Haxhihyseni. Për gjendjen që është RTSH, operatori Gavrosh Haxhihyseni thotë se është e vështirë të reformohet pa pasur mbështetjen e qeverisë. “Në RTSH duhet që qeveria të investojë më shumë, dhe duke pasur para dhe rroga të mira, natyrshëm që tërheqin talentet, gjithçka varet nga njerëzit që punojnë. Teknika aty është. Për të kuptuar sa kujdeset qeveria, por dhe parlamentarët tanë shiko sa ka shkuar kryeministri dhe deputetët në programet e RTSH. Thuajse zero, sepse ata nënçmojnë RTSH dhe i pëlqen të popullarizohen me programet surrogato të televizioneve private”, vijon më tej operatori Gavrosh Haxhihyseni në reagimin e tij. Gjatë kësaj kohe edhe gazetarë, emra të muzikës, filmit dhe më gjerë janë shprehur për Radio Televizionin Shqiptar ( RTSH), ku sipas tyre duhet të jetë dhe më pranë publikut.