Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gazeta franceze “Liberation”, vlerësim për “Lukrecia Borxhian”

Postuar: 24/11/2017 - 07:30

Teatri Kombëtar mori pjesë për herë të parë në festivalin “Mettre en scene” në Renne të Francës me shfaqjen “Lukrecia Borxhia”. Ky është një festival që i kushtohet teatrit dhe dancit, viti 2016 shënoi edicionin e 20-të të këtij festivali, i cili e ka gjenezën në Rennes dhe sot zhvillohet në të gjithë provincën e Bretagne-ës. Teatri Kombëtar ka publikuar në faqen e tij se gazeta franceze “Liberation”  i kushton një artikull shfaqjes me aktorët shqiptarë. Trupa e Teatrit Kombëtar e përbërë nga aktorët Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musallari, Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi, Marsel Rupi ishin në skenë me shfaqjen në datat 10-11-12 Nëntor . Por më herët gazeta “Liberation” i kushton kësaj shfaqje një analizë të plotë dhe të detajuar, duke dërguar gazetarët e tyre në Tiranë për të intervistuar pjesëtarët kryesorë që bënë të mundur realizimin e këtij projekti teatror. “Gjashtë shkronja u sollën në skenë nga aktorët: B, O, R, G, I, A. Janë të mëdha dhe të bardha. Në qendër qëndron Kollona pa fund e Bankusit dhe këto përbëjnë thelbin e dekorit. Eric Vigner ka realizuar një skenografi fine dhe të stilizuar të veprës së Viktor Hygo-it. Çdo gjë luhet në tragjiken e brendshme të personazheve , në veçanti të Lukrecias, nënë inçestuale, e cila do të donte të fshinte me dashurinë e saj krimet e klaneve tiranike dhe dekadente”, shkruan gazeta. Një pjesë të mirë të këtij artikulli e zë figura e aktores kryesore të shfaqjes, Luiza Xhuvani për të cilën shprehen: “në interpretimin e Luiza Xhuvanit, 53 vjeç, është dhimbja e brendshme dhe brishtësia që të tërheq dhe jo histeria”. Drama e saj personale është e lidhur me dramën e peosonazhit të Lukrecia Borxhias, duke e bërë figurën e saj akoma më të prekshme për publikun”, thuhet në shkrim. Në këtë artikull nuk është lënë pa përmendur rikthimi i publikut shqiptar drejt teatrit duke theksuar se vendi po pëson një bum të teatrove dhe të kompanive teatrore. “Publiku i Teatrit Kombëtar është shumëfishuar këto tre deri në pesë vite të fundit dhe numri i shfaqjeve është trefishuar” vijon artikulli më tej, duke shtuar dhe ndihmën e Ministrisë së Kulturës sipas tyre për artin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 07:59

Korça shijon magjinë e veprave të mëdha. Një nga baletet më të famshme të botës ''Arrëthyesi'', me muzikë nga Çajkovski u ngjit në skenën e teatrit për dy mbrëmje me radhë, në datat 10 dhe 11 dhjetor.

Postuar: 12/12/2017 - 07:58

Artisti i njohur Agim Sulaj i vlerësuar në botë me veprat e tij këtë dhjetor ka çelur në Tiranë ekspozitën “Rrënjët 2”.

Postuar: 12/12/2017 - 07:56

Ministria e Kulturës është kthyer si një bunker, dhe asnjëherë nuk u bë një analizë reale se çfarë problemesh janë sot në art dhe kulturë.

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskut

Postuar: 10/12/2017 - 09:54

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas

Postuar: 10/12/2017 - 09:53

Piktori Gazmend Leka pohon se 2017 që po shkon drejt fundit do ta memorizojë si viti i Tasos, pasi kryefjala në krijimtari ka qenë cikli prej 21 pikturash “Taso”.

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar.