BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Gazmend Leka: Turp për një institucion si GKA që të katandiset në një gjendje mjerane, nuk ka asnjë linjë ekspozimi

Gazmend Leka: Turp për një institucion si GKA që të

Ekspozita “NOE” do të prezantojë veprat në pikturë të Gazmend Lekës, në galerinë FAB.  Piktori i njohur do të vijë së shpejti me një ekspozitë personale për artdashësit, ku tregon se ekspozitën e titulluar “NOE” e ka konceptuar si aktin e tretë dhe të fundit të triologjisë, ku pararendëset ishin “Lutja” dhe “Dhoma e hapave të humbur”. Në intervistën për gazetën “SOT” pedagogu i arteve piktori i njohur Gazmend Leka flet për punën me ekspozitën, ku do të prezantohen  24 vepra në pikturë. Ai thotë se për shkak të situatës me pandeminë këtë herë nuk do të ketë një natë inaugurimi, një moment i veçantë që do ti mungojë këtë herë ekspozitës. Në aktivitetin e tij, piktori Gazmend Leka ka rreth 170 ekspozita, ku shumë prej tyre janë personale dhe tregon se është shfaqur përpara publikut çdo vit dhe ai ia ka kthyer energjinë shumëfish me fjalët e tij. Në vitin 1992 si piktor Gazmend Leka hapi ekspozitën e parë në GKA dhe thotë se atë kohë ishte një institucion serioz, por sot sipas tij është një vend që çliron ftohtësi, zymtësi, cinizëm, keqdashje e përbuzje për artin e artistët shqiptarë. Për piktorin, GKA duhet të bëjë detyrën bazike që i takon, nëpërmjet studiuesve të saj të ndërtohet një strategji për të mbledhur krijimet më të mira të artistëve të 30 viteve të fundit, pasi është gropë e zezë.

-Ju po punoni për ekspozitën personale. Si do të vini këtë herë për publikun, me veprat tuaja në “NOE”?

Tashmë ekspozitën e kam mbaruar së pikturuari dhe i kam transportuar pikturat në sallat e galerisë FAB. E kam titulluar “NOE” dhe e kam konceptuar si aktin e tretë e të fundit të triologjisë, ku pararendëset ishin ekspozitat “Lutja” dhe “Dhoma e hapave të humbur”, ekspozuar dy vitet e fundit. Sikurse dy të parat, në qendër të ciklit është njeriu, qenia në gjithë plotësinë e vet. Është njeriu si arsye dhe kafsha si instikt. Bërthama e ciklit është çdokush prej nesh, që në rropamën e ngjarjeve, tenton të shpëtojë përtej arsyes edhe instiktin, atë që është dhe natyra e tij të vërtetë dhe e pa përsëritshme. E titullova “NOE”, që të bëhej një shoqërim imazhi në mendjen e njerëzve me përmbytjen. Nuk bëhet fjalë për personazhin biblik dhe përmbytjen e përbotshme, por për përmbytjet e përvitshme të qyteteve e fshatrave tona, ku njeriu tenton të shpëtojë çfarë të shpëtojë copëza nga pasuria e tij dhe gjënë e gjallë. Përmbytja vërtetë vjen përmes një imazhi konkret, ku natyra tërbon, por në kuptimin e thellë, 24 pikturat janë më së shumti një refleks i brendshëm i një kaosi shpirtëror, ku njeriut i duhet të shpëtojë një qelizë të shëndoshë, për tu ripërtërirë dhe kjo qelizë është ndërgjegjja e tij dhe nënndërgjegjja. Jo pa qëllim kam vendosur të shpëtoj më së shumti kafshët dybrirëshe, dhi, cjepër dhe deshë si përfaqësuesit më të mëdhenj të botës instiktive. Ekspozita do të çelet nga fillimi i javës dhe do të qëndrojë e hapur, duke u përshtatur me masat kufizuese. Nuk do të ketë një natë inaugurimi, ku miqtë, kolegët, studentët dhe artdashësit të mblidhen e të takohen. Ky moment i veçantë do ti mungojë këtë herë ekspozitës.

-Pandemia sa ju ka penguar dhe ndikuar në aktivitetin tuaj?

Në gjendjen time shpirtërore ka ndikuar shumë, më ka copëtuar, pasi gjatë kësaj periudhe, kam humbur miq të afërt, sikurse skulptorin Arben Bajo, e shumë të njohur të tjerë që mezi dolën nga kllapia. Na janë larguar përgjithmonë pa i dhënë një përshëndetje të fundit. Është e tmerrshme, sepse ata ikën vetëm fillikat dhe po ashtu edhe ne këndej, vetëm na lanë, pa u takuar e fjalosur  lirshëm, pa u përshëndetur e pa u përqafuar siç jemi mësuar gjithë jetën tonë. Çdo mik që e takon, e supozon të infektuar dhe një rrezik për jetën tënde e të familjes. A ka gjë më të trishtueshme se kjo?! Është jashtë natyrës njerëzore dhe unë jam i detyruar të jetoj në këtë ambient me kushtëzimet e reja. Në këtë mënyrë, pa dyshim diçka ka ndryshuar brenda meje e brenda nesh. Gjithsesi kjo situatë në ditët që pasojnë fizikisht, më ka lejuar që të mbyllem në atelie dhe të punoj nga mëngjesi e deri në darkë. Përpiqem që presionin, ankthin, frikën dhe kujdesin me tepri, që është aq stresuese në jetën e përditshme, ta përkthej si energji për pikturën. Pra këtë gjendje e konsideroj si një terren mjaft pjellor, për të mbjellë një shpirt krijues, ashtu si edhe tokat me humus, që bien erë të rënde, por që janë të mbara për mbjellje e korrje dhe besoj se shpirti i tronditur, ka më shumë arsye të transfigurohet në krijim.

-Ekspozitën e parë personale ju e keni hapur në 1992 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Si e shikoni këtë institucion sot në jetën artistike?

Nuk ka të krahasuar. Edhe para viteve ‘90, GKA ishte një institucion serioz, përtej ideologjisë e  politikës. Kishte një fond kombëtar, i cili çdo vit pasurohej me veprat e artistëve. Kishte një linjë ekspozimi të qëndrueshme, e të ndërtuar me profesionalizëm. Krahas linjës, kishte salla ekspozimi, për aktivitete të rëndësishme kombëtare. Pas viteve ‘90, GKA u çlirua nga ideologjia e pushtetit dhe ju dha artistëve. Ishte një gjendje ekzaltuese, plot perspektivë. Institucioni gumëzhinte nga aktivitetet, artistët dhe publiku artdashës. Ishte vend-takimi më i rëndësishëm,   ku shpërvilej e gjithë energjia krijuese kombëtare dhe ku shqiptari kishte mundësi të kuptonte se çfarë vlere prodhohej në vendin e tij. Sot, është një vend që çliron ftohtësi, zymtësi, cinizëm, deri në paaftësi, keqdashje e përbuzje për artin e artistët shqiptarë, por edhe këta të fundit, të njëjtën monedhë kanë kohë që ja kanë kthyer, jo GKA-së, por stafit drejtues.

-Artistë të njohur janë shprehur me kritika për GKA, çfarë duhet të ndryshojë sipas jush në këtë institucion?

Ndoshta GKA fillimisht duhet të çlirohet nga drejtori aktual dhe këshilli artistik. Të më falin që po flas kaq direk dhe ashpër, por dhe krijuesit, na radhë të parë nuk ia kanë borxh fyerjen që u bëjnë me veprimet e tyre joprofesionale. GKA të bëjë detyrën bazike që i takon. Nëpërmjet studiuesve të saj, të ndërtohet një strategji për të mbledhë krijimet më të mira të artistëve të 30 viteve të fundit, pasi është gropë e zezë. Si para viteve ‘90, veprat fillimisht t’i konservojë dhe të ndërtojë me to linjën ekzpozicionale që mungon prej shumë kohësh. Galeria e kombit, pa një linjë ekspozimi, merre me mend se çfarë është! Një asgjë! Krahas linjës së përhershme, nëpërmjet studiuesve dhe historianëve të institucionit, që më vjen keq ta them, por që nuk i pyet kush, të çelen ekspozitat e artistëve aktual, pasi GKA as nuk e ka idenë se çfarë ndodh, në studiot e artistëve dhe në sallat e pakta të ekspozitave private.

-GKA ka hapur gjatë kësaj kohe një ekspozitë me veprat e arkivit. Nëse e keni parë, sa rëndësi ka për ju?

Nuk e kam parë këtë ekspozitë. Kur dëgjova për këtë format ekspozimi, sigurisht më pëlqeu ideja e hapjes së fondit, por kur pashë në një dokumentar, se si ishin ekspozuar pikturat dhe skulpturat, mu duk një tjetër akt fyes për krijuesit, të përplasur si në një magazinë pa inventar, ku dhe shpjegimi minimal mungonte. Me pak fjalë, është turp për një institucion me një pasuri të madhe veprash, me një eksperiencë e jetëgjatësi relativisht të gjatë, të katandiset në këtë gjendje mjerane!

-Një problem shqetësues për piktorët është dhe mungesa e sallave të ekspozimit sot në Tiranë. Janë hapësira të pakta sipas tyre. Çfarë mendoni se duhet bërë më tepër për artistët dhe artin pamor në vend?

 Sot për sot janë aktive, galeria FAB, pranë Universitetit të Arteve, galeria “Kalo”, galeria e Muzeut Kombëtar dhe jashtë Tiranës, galeria e qytetit të Fierit dhe galeria e qytetit të Shkodrës. Por, janë pak në raport me energjinë që vibron në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Të çelësh e ta mbash jetëgjatë një galeri private, është e vështirë e gati e pamundur. Ndër vite janë çelur disa syresh, por pas një jete të shkurtër janë atrofizuar dhe kanë mbetur vetëm një kujtim i largët. Nëse shteti nuk i mbështet dot, të paktën këta persona të lehtësohen fillimisht nga taksat. Gjithsesi, në shembullin e qytetit të Fierit, që ka investuar dhe gëzon një galeri, gati në parametra të përsosur, çdo qytet duhet të ketë galerinë e tij dhe kjo do i jepte mundësi që energjia krijuese të ç’frynte e të shpërndahej jashtë kryeqytetit.

 -Pak ditë më parë ministrja Elva Margariti shkruante se nuk do të ndalim në realizimin e projekteve madhore si restaurimi, rikonstruksioni dhe rehabilitimi i hapësirave në Muzeun e Arteve të Bukura (GKA). Si e shikoni këtë?

E shoh si një angazhim të duhur, por do jetojmë e do shohim çdo ndodhë. Dua t’i them znj. ministre të nxitojë në realizimin e këtij projekti, sepse GKA ka vite e vite që i ngjan një gërmadhe. Realisht Shqipëria është pa Galeri Kombëtare dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi para se të realizohen këto projekte.

- Me veprat tuaja në pikturë ju keni mbi 170 ekspozita brenda dhe jashtë vendit, ku nuk kanë munguar dhe vlerësimet e ndryshme. Sa ka qenë e vështirë për ju kjo rrugë me artin për të arritur këtu ku jeni sot ?

Kam hapur mbi 170 ekspozita, brenda dhe jashtë vendit, ku shumë prej tyre janë personale. Kam punuar dhe jam ekspozuar pa ndalesë. Jam shfaqur përpara publikut çdo vit dhe ai ma ka kthyer energjinë shumëfish me fjalët e tyre. Bashkëjetojnë  të gjitha, dëshira e madhe për krijim, mundësia, kënaqësia, mundimi, vuajtja dhe në fund shpërblimi.

- Në vitin 1991 nisni punë si pedagog në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve. Si pedagog përballë të rinjve, çfarë mund të na thoni?

Të japësh mësim në Universitetin e Arteve, krahas jetës artistike në atelie ishte dhe është një magji më vete. Unë e konsideroj fat, pasi jeta shpesh herë nuk të përgjigjet, sikurse ti e dëshiron. Duke ja ditur vlerën kësaj dhurate, unë jam përpjekur të jem pedagog serioz, korrekt dhe i dashur me ta. I kam përcjellë studentëve çdo gjë pa mbetje, si për profesionin ashtu edhe për zgjimin e tyre si intelektualë të një vendi plot energji. Raporti me studentet është një ushqim i ndërsjelltë. Siç rriten ata me mua, ashtu rritem edhe unë me ta. Janë si dy korente energjie që udhëtojnë bashkë.