BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Genci Fuga:Ministria e Kulturës është kthyer në fondacion, po shkatërron artin dhe autonominë e institucioneve

Genci Fuga:Ministria e Kulturës është kthyer në fondacion,

Ministrja e Kulturës pa një plan për ndryshimin se si funksion ministria dhe për aktorin Genci Fuga çdo hap i marrë ka qenë më i gabuari i mundshëm. Në intervistën për “SOT” aktor, regjisor Genci Fuga shprehet se në mënyrën se si është ndërtuar dhe drejtuar në Ministri të Kulturës ministrja nuk ndryshon qëndrimin me mungesën e transparencës. Sipas tij rreziku vijon dhe me projektligjin e artit dhe kulturës, por dhe situata artistike në vend është kaotike. Për artistin njëkohësisht dhe pedagogun e Universitetit të Arteve Genci Fuga përgjegjësia nis nga Ministria e Kulturës për situatën në institucionet e artit. Ai shprehet se ka mungesë totale të strategjisë afatmesme e afatgjatë të artit skenik e arteve në përgjithësi. Sipas tij, puna që është bërë deri tani në realitet flet për një ministri, që shërben si fondacion, duke shkatërruar çdo autonomi profesionale të institucioneve të varësisë.

-Jemi në sezonin e verës, por çfarë sjell për ju si aktor sezoni artistik në vjeshtë. Ku fillojnë projektet tuaja?

Për momentin jam angazhuar në ndihmën, që duhet ti japim kandidateve për studentë, për të kuptuar dhe dhënë maksimumin në konkursin e pranimit. Më vonë do të nis punë për dy vepra njëkohësisht, “Nina”, projekt i mbështetur nga Bashkia Fier, me regji të Donard Hasanit, dhe e dyta vazhdimi i bashkëpunimit me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në projektet e Kiço Londos si regji. Mendoj të marr pjesë edhe në një nga spektaklet me shikueshmërinë më të lartë në televizione kombëtare. Duhet thënë që do të jetë një sezon i ngarkuar, në të gjithë drejtimet.

-Me çfarë vështirësish përballet sot një artist gjithmonë për aktivitetin artistik?

Jemi në momentin më të pavolitshëm të “karrierave artistike”! 1-Hapësirat skenike janë në “tkurrje”! 2-Mbështetja e projekteve skenike është minimale dhe “e pakontrolluar”. 3-Jetëgjatësia e një projekti artistik është minimale (10- 15 shfaqje). 4-Projektet ndërkombëtare të përbashkëta nuk ekzistojnë. 5- Gjithçka po shtyn drejt “teatrit të rrugës” apo “teatri po merr rrugët”. 6-Mungesë totale e strategjisë afatmesme e afatgjatë të artit skenik e arteve në përgjithësi! 7-Mungesë totale e autonomisë institucionale teatrore. 8-Mungesë totale e aspektit ligjor në mbrojtje të “karrierave artistike”. 9-Asnjë nga qytetet, dhe e gjithë Shqipëria, nuk po “ruan” një raport të drejtë të rritjes demografike dhe hapësirave skenike! Kemi rritje të popullsisë, dhe nuk kemi rritje të hapësirave të mirëfillta teatrore!10-Nuk ka filluar ende të kuptohet domosdoshmëria e “teatrit” në formimin e karakterit qytetar, protagonizmit e punës në grup, në arsimin 9-të vjeçar e atë të mesëm, etj.

-Sa kanë ndryshuar gjërat për ju dhe ku mendoni se politikat e ndjekura ishin gabim flas nga ministria apo teatri?

Ministria, në koncept, është një organizëm shtetëror për origjinimin e zbatimin e politikave afatmesme dhe afatgjata të dakordësuara nga faktorët politik (qeveritë), për zhvillimin e artit e kulturës së shtetasve (shoqërisë). Këto politika sjellin nevojën e ndryshimeve (në rast të dakordësisë politike të zhvillimit) të vogla nëpërmjet institucioneve të varësisë, dhe, në pamundësi, projekte (kryesisht “pilot”), që shndërrohen, në bazë të rezultateve të tyre, në politika më afatgjatë. Ky duhet të ishte përshkrimi i punës së një ministrie e ministreshe të caktuar kulture. Realiteti flet për një ministri, që shërben si fondacion direkt, duke shkatërruar çdo autonomi profesionale të institucioneve të varësisë. Teatri Kombëtar, nga ana tjetër, duhet të ishte institucioni që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me publikun e gjerë, duke konsoliduar dhe zhvilluar memorien kolektive të qytetarit, me nivelet më të larta (jo domosdoshmërisht- avanguard) të veprave, realizimin e interpretimin e tyre. Tani, më thoni ju, cilat nga detyrat e mësipërme (job description), është realizuar nga këto “institucione”? Në rast se janë larg përcaktimeve të mësipërme, jemi shumë larg plotësimit të “detyrave” ekzistenciale të tyre. Pra, nuk janë të tilla, pra institucione! Shaka politike? Pse jo?! Por jo institucione!

 

-Po flasim për Teatrin Kombëtar, artistët kundër vendimit për shembjen e teatrit. Në gjykimin tuaj si ka vijuar ky problem, çfarë po ndodh?

Po ripërsëris edhe një herë një kronologji të ngjarjeve, sipas gjykimit tim, për të kuptuar në thelb situatën dhe, më pas, për të qenë të aftë për t’u përballur me të në të mirë të komunitetit skenik. Deri në 28 janar, 2018, të gjithë kishin rënë “dakord”, që TK do të lëvizte tek “Turbina”, meqë godina aktuale “rrezikohej”, kështu që ishte në prag të rikonstruksionit (i pjesshëm a i plotë, pak rëndësi ka). Brenda kësaj date ishte prezantuar një projekt, një “lidhje e shkurtër” kryeministër -kryebashkiak (nëntor 2017). Ministresha u ndje “jashtë marrëveshjes”, dhe, meqë nuk kishte pjesë në këtë projekt të ri, “refuzonte” të kishte dijeni! Ministresha, “aktivizon” ndjeshmërinë artistike, duke provokuar sërisht. Kujtoj hera e parë e provokimit, ndodhi në teatër Kame Ibe, ku Ndrenika i madh deklaroi diçka a të ngjashme me “do të shtrihem përpara teatrit e nuk do të lejoj prishjen! Problemi shkon “lart”, dhe kryeministri “detyrohet të martohet” me idenë e përfundimit të Turbinës! Kujtoni tonet dhe fjalët e përdorura nga KM në “prezantimin” e Turbinës, “vatrës së kulturës” më të shtrenjtë në botë! Ajo, ministresha, hedh në lojë një projektligj autokrat për artin (që mund të miratohej me shumicën e votave në çdo sekond), dhe bën deklaratën “çudi”, të lëvizjes së TKOB për një afat 2 vjeçar, në po të njëjtën “godinë të rrezikshme” nga e cila duhet “të shpëtohej” trupa dhe stafi i Teatrit Kombëtar. -Komuniteti aktivizohet dhe gjithçka procedon sikurse e kemi ndjekur, deri në ditët e këtij fund-gushti. Të gjithë zhvillimet e mësipërme duhen parë nën hijet e dy shprehjeve latino- italiano-mafioze!1-“Segui la Grana” (për të kuptuar thelbin e një konflikti, ndiq drithin, apo ndiq atë që përfiton nga ky konflikt), 2- “it’s not personal, it’s just business”, (formula e larjes së ndërgjegjes para ekzekutimit, përdorur nga ekzekutorët). -Si mund të faktorizohej ministresha në gjithë këtë mega projekt? Duke përdorur ndjeshmërinë e aktorëve e komunitetit skenik! Si do ti shërbente marrëveshjes KM - KB? Duke anatemuar dhe demitizuar çdo hije të ikonave të ndërgjegjes qytetare të gjendur tek aktorët (shoqëria civile, kishte kohë që ishte demitizuar!), rritej autokratizmi dhe audienca e ERTV-së, që do të shërbejë edhe në zgjedhjet bashkiake dhe në ato kombëtare më vonë! Për herë të parë kemi aktorë, që nuk janë dakord “me kushte më të mira pune”, duke vënë kështu “në peshore” qëndrimin e tyre profesional me qëndrimin e tyre qytetar! Kë nga anët e një personaliteti do të sakrifikojnë? Në të dy rastet “aktorët” do të dilnin të gjymtuar nga kjo betejë! Në mendimin tim, komuniteti skenik mund të “negocionte” shumë më shumë se “për ardhmërinë e godinës”, duke shfrytëzuar rastin e duke vendosur shtylla të forta legale të jetës së tyre artistike. Por jo! Ata duhet të merrnin përsipër çështje shumë më të mëdha e shumë larg profesionit të tyre! Ata duhet të “sakrifikonin” identitetin e tyre artistik, për një çështje që askush nuk po bënte gjë! Identitetin qytetar! Po për godinën, si mund të ndihmonte? Duke mos pasur të qartë fondet e duhura për “mirëmbajtjen” e godinës aktuale të TK, do ta kishin më të lehtë për të mos saktësuar një fond mirëmbajtje edhe për çdo godinë të re, duke lënë shkas për “abuzime” të mëtejshme. Nga ana tjetër duke u fokusuar në një godinë (që kish dalë pa u ndjerë nga lista e monumenteve të kulturës, me VKM të vitit 2017) rrezikohej “Thembra e Akilit” Sarajet, që (me sa duket) është në listën e monumenteve të kulturës! Në çdo video apo foto, mua më duket, se në gjurmën e Sarajeve, është parashikuar minimalisht aks i gjerë rrugor. Këtu hyn “në lojë” edhe opozita, pa strategji e vizion, duke amplifikuar luftën për teatrin dhe duke “tregtuar” fatin e Sarajeve, në konceptin tim, implikimin direkt penal të ministreshës! Pra duke përcjellë gjithë procesin, jo si një kundërvajtje të pastër penale, por si një problem (no name, no face, no number) politik!

 

-Për projektligjin e artit dhe kulturës edhe ju keni pasur vërejtjet tuaja. Sa shpresoni se do merren parasysh nga ministria?

Projektligji është ende në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës. Pra, ende është rreziku që ai ligj të kalojë brenda sekondit në sesionin e ardhshëm parlamentar! Thuhet se është duke u ripunuar në bashkëpunim me SKP, një ombrellë shoqatash kulturore. Nuk kam asnjë informacion mbi hapat e marrë, e statusin e “rekomandimeve” në do të merren parasysh apo jo. Nuk kam asnjë informacion që ndonjë person nga komuniteti i artit skenik është personalisht në këtë proces! Duke mos pasur informacion me lind e drejta vetëm të dyshoj! Dhe tani kam një mal me dyshime!

 

-Ministria e Kulturës është akuzuar dhe vijojnë akuzat për mungesë transparence. Ju jeni shprehur se në mënyrën që është drejtuar nuk pritet të ketë ndryshim. Pse?

 

Në mënyrën që është ndërtuar e drejtuar, nuk shoh asnjë arsye që ministresha të bëj transparent ndonjë nga vendimet apo mendimet e saj! Çdo hap që është marrë ka qenë më i gabuari i mundshëm! Asnjeri nuk do të ballafaqohet me gabimet që në ideim të hapave të tij, dhe gjen rrugën më të shkurtër: autoritarizmin dhe mungesën e transparencës! Ministresha është gjetur pa një plan të vetin, në kërkesën për të ndryshuar gjërat brenda institucionit të saj.

-Me këto probleme në çfarë situate ndodhen artistët?

Shoh situatën më kaotike artistike të mundshme. Parashoh që do të ketë një fluks festivalesh teatri, gati çdo 15 ditë, deri në dhjetor. Në një mendim të parë, them se duhet të jenë më të studiuara hapat dhe veprimet se si do të paraqitemi para audiencës? Audienca sot nuk pranon veprime të pastudiuara! Audienca është shumë më e mençur nga çfarë mund të mendohet.

Intervistoi: Julia Vrapi