BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x

Kultura

Gent Rushi: Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Xhaz një nga aktivitetet muzikore më jetëgjatë, edicioni i 11-të koncerte në Tiranë dhe në qytete të tjera

Gent Rushi: Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Xhaz një nga

“International Jazz Festival” zhvillon këtë vit edicionin e 11-të. Në Tiranë këtë mbrëmje zhvillohet koncerti i parë. Një strukturë festivalore e konsoliduar, që prej një dekade ka sjellë rrymën jazz dhe ëorld music nën interpretimin e rreth 200 artistëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Xhaz në edicionin e 11-të zhvillon koncerte të ndryshme, që bëjnë bashkë artistët shqiptarë dhe ata të huaj. Artistë nga Shqipëria, Austria, Franca, Izraeli, Mali i Zi, Spanja, Serbia, Sllovenia, Hungaria, etj, janë në netët e këtij festivali ndërkombëtar. Me drejtor Besim Petrelën dhe drejtor artistik kompozitorin dhe pianistin e njohur Gent Rushi festivali këtë vit zhvillon koncerte në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër dhe Fier. Drejtori artistik Gent Rushi tregon se Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Xhaz është një prej festivaleve më jetëgjatë në vendin tonë në fushën e muzikës, por është një festival që ka mbajtur standartin, ku shumë vëmendje merr dhe kualiteti në muzikë. “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Xhaz është një festival që ka jetëgjatësi, sepse është edicioni i 11-të këtë vit. Të kesh jetëgjatësi, një politikë festivali është pak e vështirë. E para, festivali ka mbajtur standartin. E dyta është kualiteti i muzikës dhe gjeografia e artistëve pjesëmarrës. Është nga festivalet e vetëm të xhazit, që ka artistë që kanë ardhur nga e gjithë bota”, tregon Gent Rushi, i cili dhe vetë do të jetë në netët e festivalit me muzikën e tij. Drejtor artistik në festival, por Gent Rushi tregon se vetë do të luajë me një kuartet. “Jemi dy shqiptarë dhe dy izraelitë. Pjesëmarrja shqiptare është e shpërndarë këtë vit në festival”, tregon ai ndër të tjera.

Tradita e festivalit

Festivali Ndërkombëtar  i Xhazit vazhdon traditën e tij për të sjellë argëtim të klasit botëror në Tiranë. Festivali ka rëndësi dhe për promovimin e artistëve, por synimi është dhe niveli artistik. Drejtori artistik Gent Rushi thotë se koncerti i parë në Tiranë zhvillohet nga “Tirana Youth Jazz Orchestra”. Ai tregon më tej se sa i takon pjesëmarrjes në këtë festival ndërkombëtar artistët vijnë nga bashkëpunimet me festivalet e tjera apo dhe vetë kontaktet, që kanë artistët. “Ne kemi bashkëpunime dhe rëndësi ka promovimi i muzikantëve shqiptarë përmes festivalit. Festivalet homologë sjellin muzikantë të tyre këtu dhe ne çojmë muzikantët tanë në këto festivale. Kjo është hapësira e dedikuar, që vjen dhe zmadhohet për muzikantët e rinj. Pastaj për pjesëmarrjen e artistëve në festival janë dhe marrëdhëniet me ambasadat me artistët e tyre, plus kontaktet tona si muzikantë, por në bazë të të gjithës është kualiteti muzikor”, tregon drejtori artistik Gent Rushi. Festivali nga data 9 deri më 11 shtator në Tiranë do të zhvillojë koncerte në “Eurostar Tirana Hotel” te salla “Dea”, mbrëmë një koncert ishte në Fier dhe në Shkodër do të ketë koncerte në datat 9 dhe 10 shtator.