BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Gent Rushi: Vendimi për ndalimin e muzikës në mbrëmje i pamenduar mirë, muzikantët shtresa më e dëmtuar

Gent Rushi: Vendimi për ndalimin e muzikës në mbrëmje i

Kjo kohë që po kalojmë ka ndikuar jo pak në fushën e artit dhe kulturës, në vendin tonë. Por kur flasim për pjesën e muzikës, artistët janë dëmtuar jo pak nga pandemia. Në reagimet e tyre artistë të ndryshëm shprehen se është një kohë, që po i përball ata me një realitet ku veprimtaritë muzikore janë anuluar apo shtyrë në një tjetër moment, ndërsa ndihma nga institucionet duhet të jetë më e madhe. Gent Rushi, kompozitor dhe pianist, pedagog i Muzikës Jazz në Universitetin e Arteve shprehet gjithashtu për problemet e kohës. Në reagimin e tij kompozitori dhe drejtuesi artistik i disa aktiviteteve pranon, që tek ne duhet bërë më shumë për të ndihmuar artistët në këtë situatë. Në intervistën për gazetën “SOT” kompozitori dhe pianisti i njohur Gent Rushi tregon se si po kalon kjo kohë dhe me çfarë kufizimesh po përballen artistët e fushës së muzikës. Ai pohon se vëmendje duhet të tregohet këtë kohë edhe për artistët e pavarur nga Ministria e Kulturës, ku duhet të krijohet një database dhe të shihet një mundësi punësimi për ata. Në lidhje me vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes, kompozitori dhe pianisti thotë se nuk është i mirëmenduar dhe duhet të kishte pasur edhe një konsultim. Sipas tij, vëmendje duhet të ishte treguar për ata që nuk zbatojnë rregullat këtë kohë pandemie.

-Si po kalon për ju ky sezon vere?

Është një verë, që nuk mund të quhet verë. Është e çuditshme dhe e trishtuar në momentin, që jemi pa aktivitete, lëvizje dhe vetëm me plane. Shkaku kryesor është pandemia.

-Si e përjetuat këtë kohë?

Dy muajt e parë kalohen mirë, sepse pjesa jonë e punës është e mbyllur brenda dhe koncentruar në fund. Nuk pata ndonjë ndryshim të madh, përveç asaj që filloi mësimi online i shkollës. Ne nuk shkonim më në shkollë, por zhvillonim mësimin online me studentët. Nuk zhvillonim më koncerte, kurse pjesa tjetër që kishte të bënte me punë individuale u intensifikua më shumë. Këtë kohë nuk më ka shqetësuar shumë dalja, por pjesa e kontaktit me publikun. Ajo është që unë vuaj më shumë në këtë periudhë pandemie.

-Ju keni një aktivitet muzikor me veprimtari të ndryshme, çfarë ndodhi me aktivitetet që keni pasur të planifikuara dhe sa ju pengoi pandemia?

Unë dy ditë para datës 9 mars nuk kam qenë në Shqipëri, por kam qenë me koncerte. Pandemia na pengoi, sepse janë shtyrë shumë gjëra. Jo vetëm për mua, por për një pjesë të mirë të artistëve në botë është bllokuar gjithçka. Viti 2020 si kalendar artistik muzikor me një përqindje të mirë të artistëve ka kaluar në vitin 2021.

-Ju me aktivitetin tuaj muzikor keni qenë me koncerte në shtete të ndryshme të botës. Ku do të merrnit pjesë me aktivitetin tuaj në vijim?

Unë kam koncerte të anuluar në Amerikë dhe në Kinë. Kam pasur fatin të luaj si artist, që nga Kina deri në Amerikë me koncerte dhe kam disa të anuluar, por dhe në Europë kam anulime, gjithmonë për shkak të situatës që jemi me pandeminë.

-Vendimi i qeverisë për të ndaluar muzikën pas orës 20:00 të mbrëmjes ka ngjallur shumë reagime te artistët e muzikës. Ju si e pritët këtë vendim?

Ai vendim mua më duket pak i çuditshëm.

-Pse e pohoni këtë?

Më duket një vendim pak i çuditshëm, sepse është i pakonsultuar. Thjesht është një vendim i pamenduar mirë. Kur merr një vendim duhet të marrësh parasysh edhe pasojat. Ose më saktë do ti gjesh zgjidhje këtyre njerëzve, që ti po i lë të papunë. Për rastin tim është më shumë pjesa e koncerteve, kurse për të tjerët që jetojnë vetëm me këtë punë praktikisht në këtë moment duam apo nuk duam muzikantët janë shtresa më e dëmtuar. Por unë nuk do të isha për mbylljen, por për zhvillimin e aktivitetit muzikor për një milion arsye. Njerëzit realisht kanë nevojë për to, sidomos në këto situata të rënduara psikologjike, sepse 50 për qind është pandemia dhe 50 për qind është armiku i padukshëm, që janë situata psikologjike. Nëse dhe për pak do të vazhdojë kështu ato për mua do të dalin në plan të parë, sepse do të vazhdojë mbi pandeminë. Kështu që në këtë pikë kjo do të ndihmonte shumë. Kufizimet mund të bëheshin, por këto mund të ishin duke forcuar kontrollet dhe duke qenë më të ashpër me shkelësit e rregullave, si dhe duke punuar për të gjithë me një standard.

-Kur pohoni duke punuar për të gjithë me një standard, çfarë keni parasysh?

Unë me sa shikoj në disa vende, që dalin nëpër media ka grumbullime njerëzish. Nuk është se kam insistuar vetë, por dhe nga videot e mediat e ndryshme i kam parë.

-Jeni në dijeni se çfarë ndodh me vendet rreth nesh, sa i takon kufizimeve të muzikës?

Unë di që disa gjëra bëhen ose tentohen të bëhen me aq kontakte sa kam. Por unë nuk e di se me çfarë mënyrash apo kushtesh, por di që ka gjëra që po bëhen.

-Me aktivitetin tuaj muzikor ju jeni pjesë edhe e festivaleve të muzikës, që zhvillohen në vendin tonë. Çfarë mund të na thoni për këtë pjesë, këto aktivitete këtë vit a do të zhvillohen?

Aktivitetet janë shtyrë. Por pretendohet, që festivali “Tirana International Jazz Festival” të bëhet në fund të muajit shtator.

-Artistët e pavarur herë pas here i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës, që në këtë situatë të ketë një plan ndihme për ata. Ju çfarë mund të na thoni?

Unë nuk e di se si do të shkojë situata me pandeminë. Por ajo që unë dua të nënvizoj është për artistët e pavarur dhe Ministria e Kulturës urgjentisht duhet të ketë një database të tyre, si dhe të mendohet për një plan ndihme për ata. Ka njerëz që jetojnë vetëm me këtë punë dhe me këtë rast nëse nuk e ka pasur më parë Ministria e Kulturës është mirë që ta ketë këtë database. Është një rast i mirë për ta krijuar një database të artistëve. Besoj se informacione ka, sepse ata punojnë me projekte. Parimisht këta njerëz duhen mbështetur, duhet gjetur një formë jo thjesht për ti dhënë para, por qoftë dhe përmes aktiviteteve dhe veprimtarive duke gjetur dhe zgjidhje alternative, që këtyre njerëzve ti krijohet mundësia për të punuar dhe që të paguhen më pas në bazë të punës së tyre. Nuk është thjesht problemi, që po i jep para dhe këta duhet të presin që të marrin, sepse nuk mund ti mbash përjetësisht me pagë lufte, por duhet menduar për zgjidhje alternative dhe ti krijojë mundësi punësimi.

-Si pedagog, si ka rezultuar për ju procesi i mësimdhënies online?

Në sistemin e mësimdhënies diçka që është pozitive është se po stimulohen sistemet online. Edhe në mbledhjet që kemi pasur nëpër departamente në fakultete unë e shoh si një gjë shumë pozitive edhe në kohën kur jemi në një situatë normale, që këto sisteme duhen mbajtur aktive, sepse është një zgjidhje tepër e mirë edhe efikase mësimi online i harmonizuar me mësimin në auditor. Mësimi që u zhvillua online mua më ka rezultuar shumë i suksesshëm me studentët.

-Prej vitesh me aktivitetin muzikor, me çfarë vështirësish jeni përballur?

Gjithmonë bëhet fjalë për kërkesa ndaj vetes dhe rruga për të arritur në nivelet më të larta. Janë të lidhura nivelet më të larta artistike dhe në kompeticione sa më profesionale, të rangut sa më të lartë dhe bëhet fjalë për kompeticione muzikore ndërkombëtare.

-Çfarë mund të na thoni kur keni marrë pjesë në aktivitete muzikore ndërkombëtare, si jeni ndjerë përballë artistëve të huaj?

Ne ndjehemi të barabartë me artistët e huaj gjithmonë nga ana artistike. Por për strukturat e menaxhimit ata janë shumë më sipër se ne. Ndërsa për anën artistike jemi ndjerë shumë mirë.

-Kur pohuat se nga strukturat e menaxhimit jashtë janë shumë më mirë se në vendin tonë. Çfarë mungon sipas jush?

Po flasim gjithmonë në një situatë normale jo këtë kohë pandemie. Nga pikëpamja kulturore Shqipëria është një pikë e zezë në hartën e Europës. Sa artistë të huaj vijnë rrotull nesh dhe nuk e kanë pjesë fare të axhendës së tyre Shqipërinë. Në turet botërore, europiane apo në vendet e Ballkanit artistët e huaj janë pjesë. Po Shqipëria pse nuk është? Ne na mungojnë strukturat e menaxhimit. Menaxhimi është i rëndësishëm. Tek ne ka struktura menaxhimi, por janë të rastësishme. Strukturat fillojnë e para, që nga politika shtetërore dhe strukturat private. Pra është një rrjet shumë i gjerë, që duhet ndërtuar. Unë nuk jam menaxher, jam artist por problemet janë. Strukturat janë ende në faza fillestare, ndoshta do të duhet shumë kohë sepse edhe vendi ynë Shqipëria është hapur shumë vonë. Pas viteve ‘90 vendi ynë u hap.

-Ju bashkëpunoni me artistë të ndryshëm, si janë këto në aktivitetin tuaj muzikor?

Kam një bashkëpunim shumë të mirë me artistët. Ajo që ne kemi synuar është që publiku të të pëlqejë dhe të japësh më të mirën si artist. Nuk do të kishte skenë nëse nuk do të kishte publik. Para publikut duhet të japësh më të mirën tënde.

- Çfarë mund të na thoni për bashkëpunimet tuaja në fushën teatrit dhe filmit?

Unë kam tani muzikën e një filmi artistik, që është me regji nga Erion Kame, por dhe me teatrin herë pas here kam bashkëpunuar si kompozitor.