Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Genti Deçka: Me Ueslin tek“Mallkimi i fukarenjve” humba 8 kilogramë, ja arsyeja

Genti Deçka: Me Ueslin tek“Mallkimi i fukarenjve” humba 8 kilogramë, ja arsyeja

Postuar: 25/04/2016 - 08:15

Vepra “Mallkimi i fukarenjve” konsiderohet si një komedi e zezë, një satirë goditëse me këndvështrimin e saj brenda një familjeje, e cila lufton për të mbetur gjallë. Vepra e autorit Sam Shepard me regji nga Kastriot Çipi këto ditë ka “pushtuar” Teatrin Kombëtar. Publiku po shijon lojën e aktorëve të njohur të teatrit, duke i dhuruar duartrokitjet. Roli kryesor, Uesli, i është besuar aktorit Genti Deçka, një artist i cili ka spikatur shumë gjatë kësaj kohe me aktivitetin e tij artistik në shfaqje të tjera teatrore, për të vijuar së fundmi dhe me këtë vepër që është dhe premiera e radhës në skenën e Teatrit Kombëtar. Aktori tregon se roli i tij më i fundit, përfaqëson dhe një nga sfidat më të mëdha profesionale.
 
“Uesli është padiskutim një nga rolet më kompleks që kam luajtur ndonjëherë, pasi pëson një ndryshim të jashtëzakonshëm të personalitetit në një kohë shumë të shkurtër, kohë e cila në terma të teatrit përkthehet vetëm në 1 orë e 40 minuta. Për mua padiskutim përfaqëson një nga sfidat më të mëdha profesionale deri sot”, tregon aktori Deçka.
 
Por në krah të tij qëndrojë dhe emra të tjerë që i kanë dhënë shumë skenës së teatrit.
 
“Ndihem jashtëzakonisht i privilegjuar që kam mundësinë që të shpërfaq artin tim në një skenë magjike si ajo e Teatrit Kombëtar, përkrah ikonave të artit shqiptar, përballë një publiku të gjerë teatër-dashës”, shton më tej aktori. Por si vjen Uesli nën interpretimin e Genti Deçkës, që ka dhe rolin kryesor në shfaqje. “Unë luaj Ueslin, djalin e madh të familjes Tejt, i cili nuk është as i vogël sa për mos të kuptuar problemet që i bien në kurriz por dhe jo mjaftueshëm i madh sa për ti zgjidhur vetë të gjithë problemet. Një familje e rrënuar pre e zgjedhjeve të gabuara që ka bërë dhe e abuzimit që është bërë me ta nga koorporatat milionere...çdo gjë bie në kurriz të Ueslit për ta nxjerrë familjen nga ky mallkim. Besoj që vështirësia e realizimit ishte mjaftueshëm e madhe”, pohon më tej ai.
 
E gjithë kjo punë, ka bërë që dhe të humbasë disa kilogramë në peshë.
 
“Mu desh të humbas gati 8 kilogram peshë, në mënyrë që të kisha një fizik sa më të mpakur dhe gjithashtu për ti rikujtuar vetes ndjesinë e të qenit i uritur. Gjithçka besoj më ka ndihmuar për të krijuar botëkuptimin dhe psiko-fizikun e Ueslit”, përfundon aktori. Ndërkaq që publiku mund ta gjejë aktorin Genti Deçka dhe aktorë të tjerë të shfaqjes “Mallkimi i fukarenjve” nga e enjtja deri të dielën në Teatrin Kombëtar.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:54

Kisha e Shën Kollit në fshatin Vodicë të Kolonjës do të restaurohet. Prej disa ditësh kanë nisur punimet.

Postuar: 18/08/2019 - 07:52

Autoritetet shqiptare janë vënë më në fund në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokas

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.