BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

"Gërma R", një mbrëmje poetike në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare

"Gërma R", një mbrëmje poetike në 100-vjetorin e

Mbrëmje poetike "Gërma R" u zhvillua në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, te “Reja” në Tiranë. “Germa R” erdhi me aktorët e njohur Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, si dhe Kristian Koroveshi. Një mbrëmje poetike, ku u kujtuan autorët si At Gjergj Fishta, Martin Camaj e të tjerë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti më herët për këtë mbrëmje që u zhvillua te “Reja” shprehej se të merrje në duar libra, që mbanin gërmën “R” ishte emocionuese në kohën kur kishte libra që ndaloheshin. “Secili prej nesh, kush më shumë a më pak e ka përjetuar kohën e qarkullimit të librave nën dorë. Ishin libra të ndaluar, autorësh të huaj, por edhe shqiptarë, që i lexonim me një frymë, shoqëruar me habinë, se si mund të ndaloheshin libra të tillë. Por të merrje në duar libra, që mbanin mbi shpinë germën “R”, ishte me të vërtetë emocionuese”, pohon ministrja Elva Margariti. Autorët këtë mbrëmje me krijimtarinë e tyre erdhën si një dëshmi e një kohe absurde, por sipas ministres së Kulturës edhe si vepra që i rezistojnë kohërave. “Pas dekadash ata çliroheshin nga të qenurit të “Rezervuar” apo “Shumë të rezervuar”, nga një “damkë turpi” që u vendosën pa të drejtë, dhe inicialet shënuar me të kuqe, s’ishin gjë tjetër vetëm shenja e një plage të dikurshme. Kujtojmë sot Fishtën, Asllanin, Camajn… dhe përballë tyre vendimi: “Të ndalohen!”. Veçse sot vijnë si dëshmi e një kohe absurde, si homazh, por mbi të gjitha si vepra që i rezistojnë të gjitha kohërave”, vijonte me fjalët e saj ministrja Elva Maragriti, ku kjo mbrëmje erdhi në kuadër të 100- vjetorit të Bibliotekës Kombëtare dhe krijimtaria e autorëve u soll nga aktorë të njohur. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë si institucion i parë shtetëror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1917 në kontingjencat e njohura të Luftës së Parë Botërore. Nga institucion në varësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSH kaloi në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot.