BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Gërmime arkeologjike shpëtimi, në qytetin dhe varrezën e Amantias

Gërmime arkeologjike shpëtimi, në qytetin dhe varrezën e

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Vlorë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kryen gërmime arkeologjike shpëtimi në varrezën antike (Nekropolin) dhe qytetin e sipërm (Akropolin) të Amantias. DRTK Vlorë shprehet se kanë dalë në dritë zbulime arkeologjike, ku janë bërë dhe dokumentime të objekteve. “Në zbatim të vendimit nr. 280, datë 17.8.2020 të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, u gërmua dhe dokumentua varri me muraturë tulle, i cili ishte dhunuar nga akte vandale në muajin Gusht të këtij viti gjatë punimeve për gërmimin e varrit monumental në hyrje të parkut arkeologjik. Nga gërmimi i tij u zbulua dhe dokumentua një inventar i pasur objektesh arkeologjike, kryesisht enë qeramike. Varri nga një vlerësim paraprak duhet ti përkasë shek. III-II p.Kr. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr. 381 datë 6.11.2020 të K.K.T.K.M, u krye dokumentimi i një varri cist pranë hyrjes monumentale në akropolin e Amantias”, shprehet Drejtoria Rajonale  e Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Sipas DRTK, nga gjetjet e inventarit varri rezulton se i përket periudhës otomane, duke na dhënë për herë të parë një informacion të rëndësishëm për vendbanimin e kësaj periudhe. “Krahas pasurimit të parkut arkeologjik me monumente të reja për t’u vizituar dhe të dhëna me rëndësi për historinë e qendrës antike, nga gërmimet e këtij viti u rikuperuan objekte të një rëndësie të veçantë që do të pasurojnë stendat e muzeve lokal dhe kombëtar”, bën me dije DRTK Vlorë. Amantia rrënojat e një qyteti antik, është një monument kulture që ndodhet në qarkun e Vlorës. Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin IV para erës sonë. Amantia u themelua në fund të shekullit V para erës sonë Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labërisë dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para erës sonë qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para erës sonë, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit. Gërmimet që janë kryer kanë mundur të sjellin në dritë të dhëna historike mbi ekzistencën e Amantias. Cikli i shekujve ruante një qytetërim të tërë të mbetur tashmë me rrënoja, brenda së cilës mbeteshin gjurmët e akropolit, stadiumit, tempullit dhe mureve mbështetëse. Monumentet si vepra të mëdha arkitekturore shprehin rëndësi dhe njëkohësisht mbeten dëshmi e ekzistencës së një qytetërimi të rëndësishëm në Ilirinë Jugore.