Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Kultura

Gërmimet arkeologjike rifillojnë për të 12-in vit, në parkun arkeologjik të Orikut

Gërmimet arkeologjike rifillojnë për të 12-in vit, në

Në parkun arkeologjik të Orikut kanë rifilluar gërmimet arkeologjike. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë shprehet se gërmimet arkeologjike janë pjesë e projektit shqiptaro-zviceran. “Rifilluan për të dymbëdhjetin vit radhazi, gërmimet arkeologjike të projektit shqiptaro- zviceran në parkun arkeologjik të Orikut, realizuar nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë, Universiteti i Gjenevës në Zvicër dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Këtë vit, gërmimet arkeologjike janë fokusuar në pjesën veriore të fontanës monumentale si dhe anën jug-lindore të murit fortifikues”, shprehet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r, në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r, si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Në shekullin VII, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore. Në shek. III p. Kr, Oriku merr fizionominë e plotë të një qendre urbane. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së brendshme, duke përfshirë shkallaret, bazamentet e ndërtesave, kanalet dhe cisternat për depozitimin e ujit ndërtohet në shkëmbin natyral të kodrës. Në këtë periudhë ndërtohen dhe monumentet publike. Në vitin 2005 për shkak të vlerave historike, arkeologjike dhe mjedisore rrënojat e qytetit antik të Orikut shpallen park arkeologjik kombëtar. Rrënojat arkeologjike në Orikum kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj, që në fillimin e shekullit të XX, por gërmimet e mirëfillta arkeologjike filluan në vitin 1958 nga një ekspeditë shqiptaro-sovjetike.