Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gëzim Kame kundër protestës: Teatri aktual si barake. Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka e kanë ngritur këtë problem

Postuar: 14/07/2018 - 10:11

Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme. Ai i kujton ende edhe sot përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri në vitet ’70 nga Suljeman Pitarka, Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka. Kame i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar. Por, edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. Regjisori ndien keqardhje për antagonizmin, që është krijuar mes artistëve.

“Problemi i një teatri të ri ka filluar që në vitet ’70. Më vonë është prezantuar një projekt, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të gjithë artistët, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka kanë ngritur këtë problematik. Ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, është një kuvli, që është e turpshme që të ftosh një kolegë nga jashtë për të dhënë apo vënë shfaqje. Nuk ka kushte. Prandaj të gjithë ata artistë që kanë vënë shfaqje në atë skenë i quaj heronj”, thotë regjisori, Gëzim Kame për Report tv.

Regjisori mendon se godina e TK ka degraduar, rrezikshmëria e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka. “Kam ikur 12 vite para se të dilja në pension dhe këtu nisi aktiviteti im privat. Janë gati 20 vite, dhe ajo godinë ka degraduar edhe për shkak të ndërtimeve që janë bërë pranë saj. Paraqet një rrezikshmëri jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë është e papërshtatshme. Kushtet janë skandaloze përsa i përket kërkesave, që duhet të ketë një teatër. Nga pikëpamja estetike është një turp i madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. kjo gjë duhet zgjidhur”, deklaron regjisori, Gëzim Kame.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.