Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Giffoni, Artur Gorishti fiton çmimin “Xhanfise Keko”

Postuar: 24/11/2017 - 07:34

Përfundoi dje edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të Rinj dhe Fëmijë Giffoni Shqipëria.  Pas prezantimit të 7 filmave mes tyre edhe tre shqiptarë, përgjatë tre ditëve festival, debate, diskutime, pyetje nga nxënësit dhe përgjigje nga autorët e filmave, sot, ditën e katërt, dy juritë e nxënësve pasi votuan një nga një, shpallën edhe çmimet për këtë edicion.  Filmi “Veloce come il Vento”, me regji të Matteo Rovere, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 16-vjeçare, me 250 anëtarë nga shkollat e mesme të kryeqytetit. Filmi “At Eye Level”, me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 13-vjeçare, me 250 të tjerë të shkollave nëntëvjeçare. Filmi shqiptar “Frymë”, me regji të Artur Gorishtit, fitoi çmimin “Xhanfise Keko”, trofe që mban emrin e regjisores më të njohur shqiptare të filmave për fëmijë. Përveç prodhimeve kinematografike, u dha edhe çmimi “Arjon Zhiti” për anëtarin më të mirë të jurisë, që për këtë vit ishte nxënësja e Shkollës Çajupi, Refxhi Tole. Ky edicion i 12-të i Giffone Shqipëria është edhe i fundit që festivali vjen në këtë formë, duk e i paraprirë një reformimi tërësor të Giffoni Shqipëria, drejt një projekti të madh e afatgjatë për zbulimin dhe formimin e kineastëve të rinj. Me skenar dhe regji nga Artur Gorishti “Frymë”është një ftesë e hapur për të reflektuar qoftë edhe për një çast momentet kulmore në jetët e gjithsecilit, apo kthesat vendimtare që ndryshojnë fatet tona. Aty ku koshienca njeh kompromisin, aty ku pafajësia  duhet ti lerë vendin  luftës për mbijetesë.  Bazuar në  tregimin “Peshkimi i parë” nga libri “Dyert” i të  njëjtit autor, filmi është një krijim që rrëfen fijen e hollë që ndan fenomenet e jetës, dritën nga errësira, jetën nga vdekja. Brishtësia e kufirit rrëfehet përmes kameras së Latif Hasollit. Aty ku mbaron njëri nga fenomenet e jetës, fillon  tjetri, aty në atë “boshllëk” regtin e pulson jeta, me të kundërtat dhe frikërat e saj, që i japin thellësi e kuptim. Ngjarja zhvillohet  në 30 minuta,  parë me sytë e një djali  5- 6 vjeçar, interpretuar nga Andi Shaska. Autori heq paralele mes jetës dhe leksioneve të para të peshkimit, ku fëmijës i duhet të përballet me të panjohurat , kompromiset , në rrugën e rritjes si karakter dhe personalitet.  I joshur nga peshkimi , djali mezi pret që i ati ti japë leksionin e parë, që do të  ngre shumë pikëpyetje dhe do të bëhet shkak i leksioneve të rëndësishme për jetën e djaloshit.  

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 20:15

Notis Sfakianakis mund të jetë një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës greke, por është i njohur për bindjet e tij antishqiptare, fyerjet për popullin tonë dhe mbështetjen për partinë “Agimi i Artë”.

Postuar: 20/05/2018 - 08:16

Komedia "Shirli Valentina" sonte është në mbrëmjen e fundit në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 20/05/2018 - 08:13

"Çifti i hapur, gati i shqyer" një komedi nga Dario Fo dhe Franka Rame premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga trupa e

Postuar: 20/05/2018 - 07:56

Ministria e Kulturës mungesë transparence dhe pa komunikim me artistët, një situatë që sipas tyre është shqetësuese duke akuzuar se mungon mbështetja dhe ndihma për teatrin.

Postuar: 19/05/2018 - 09:20

“Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri” ishte kjo tema e zgjedhur për vitin 2018 në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, e cila përkon me dat

Postuar: 19/05/2018 - 09:17

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 maj, për specialistë të trashëgimisë kulturore duhej të kishte vëmendje për gjendjen e tyre, që lë për të dëshiruar.

Postuar: 19/05/2018 - 09:13

Konsullata e Nderit dhe Ambasada e Bullgarisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë promovuar para pak ditësh në Qendrën Multimediale TEN në Tiranë, dokumentarin “Sof