BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Gjashtë vepra shqiptare do të përkthehen në gjuhë të huaja, juria e QKLL përzgjodhi mes 14 aplikimeve nga botues të huaj

Gjashtë vepra shqiptare do të përkthehen në gjuhë

Gjashtë vepra të autorëve shqiptarë do të përkthehen në gjuhë të huaj. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli dje fituesit, ku buxheti i këtij viti për gjashtë botimet, që janë në prozë dhe poezi është 14 milionë lekë të vjetra. Në ceremoninë e shpalljes së fituese në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit ishte e pranishme ministrja e Kulturës Elva Margariti, drejtoresha e qendrës Alda Bardhyli, etj. Fondi i përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj këtë vit shkon për përkthimin e autorëve të njohur si Ylljet Aliçka, Rudolf  Marku, etj. Ben Andoni, kryetar i jurisë së këtij fondi mbështetës, bëri një prezantim të shkurtër të të gjithë procesit dhe të kritereve që u ndoqën në përzgjedhjen e veprave fituese. Pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit mbërritën 14 aplikime nga botues të huaj, nga të cilat, pas një pune disa mujore juria zgjodhi 6 fitues, librat e së cilëve i përkasin gjinisë së prozës dhe poezisë.  QKLL hapi thirrjen për fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj më 11 mars të këtij viti, ku aplikimet vijuan deri më datë 8 prill. Më herët QKLL shprehej se kjo thirrje mbetet pjesë e politikave të saj për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. “Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë”, thuhej nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Autorët fitues

Fituesit e fondit të përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj këtë vit janë: Liridon Mulaj me botimin e tij “Mos harro të më kujtosh”, përkthyer në turqisht nga Rozana Belli;  Mira Meksi me librin e saj “Diktatori në kryq” përkthyer në italisht nga Giovanna Nanci; Olimbi Velaj me vëllimin “Lumturia e të tjerëve”, përkthyer në italisht nga Valbona Jakova; Rudolf Marku me librin “Rrethi i brendashkruar” përkthyer në greqisht nga Petro Çerkezi; Tom Kuka me romanin e tij “Flama”, përkthyer në gjuhën serbe nga Danica Avramovi?, si dhe autori Ylljet Aliçka me librin “Valsi i lumturisë” përkthyer në gjuhën greke prej Andrea Zarballës. QKLL shkruante më herët kur shpalli thirrjen,  se kërkesa në aplikim duhej të dorëzohej nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi. “Botuesi duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze). Botuesi duhet të paraqesë kontratën me përkthyesin (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze). Botuesi duhet të paraqesë një pjesë nga libri origjinal dhe përkthimin e tij, sipas specifikimeve në formular. Pas miratimit të mbështetjes financiare, QKLL-ja do të nënshkruajë një kontratë me botuesin. Financimi i plotë / i pjesshëm i përkthimit të siguruar nga QKLL do të transferohet në llogarinë e botuesit”, thuhej për këtë thirrje. Sipas QKLL, nëse dokumentacioni nuk dërgohej i plotë dhe brenda afatit, aplikimi nuk do të merrej në shqyrtim për fazën përzgjedhëse. Ky fond vjen në vijim dhe të atyre më parë, që janë shpallur më parë nga QKLL.