BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

“Gjerdani i Artë” - Fitnete Rexha, koncert dedikuar mjeshtres së interpretimit të këngëve popullore nga Ansambli Popullor

“Gjerdani i Artë” - Fitnete Rexha, koncert dedikuar mjeshtres

Koncerti premierë “Gjerdani i Artë” - Fitnete Rexha erdhi për publikun me artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Repertori më i bukur i saj erdhi me interpretim nga solistët e Ansamblit Popullor Aranit Hoxha, Iris Bega, Mirela Aliaj, Genciana Paparisto dhe artistët e së ardhmes të trajnuar nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baleti. Të ftuar special Valbona Mema, Bujar Qamili, Juli Çenko dhe muzikanti Çim Rexha. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve me drejtor artistik Sokol Marsin e solli koncertin e madh, dedikuar mjeshtres së interpretimit të këngës popullore Fitnete Rexha, në dy net me radhë në mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes. Drejtori artistik Sokol Marsi shprehet se po punon me artistët e Ansamblit Popullor, që ta ngrenë këtë tempull të gjallë në nivelet më të mira. “Ansambli është vlera më e madhe e trashëgimisë tonë muzikore, që jeton midis publikut për të përçuar ndër breza muzën shpirtërore të këtij kombi. Edhe pse në një kohë të shkurtër dhe jo shumë të favorshme nga pandemia, po mundohem me të gjitha energjitë dhe bagazhin tim artistik së bashku me artistët e këtij ansambli ta ngremë këtë tempull të gjallë në nivelet më të mira të tij, ashtu si dikur brenda dhe jashtë atdheu”, shprehet drejtori artistik Marsi. Publiku shijoi një koncert të bukur, por Sokol Marsi tregon se do të vijnë të tjera premiera mbresëlënëse. “Vlerësimi i figurave të jashtëzakonshme që kanë dhënë shpirtin e tyre për këtë ansambël jo vetëm është një obligim moral, por edhe një mision artistik i mirëmenduar nga i gjithë stafi, duke filluar nga drejtoresha e përgjithshme Zana Çela e deri tek bashkëpunëtori i fundit për të ngritur në skenë projekte dhe produksione të këtij niveli. Besoj se shumë shpejt komuniteti artistik, dashamirësit e muzikës popullore dhe publiku i gjerë do të shijoj premiera mbresëlënëse të ansamblit tonë”, thotë drejtori artistik.

 Ansambli dhe publiku

Publikut po i rikthehet Ansambli Popullor si dikur me sukseset brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo për faktin pasi prej më pak se një viti kjo trupë po i dhuron publikut shqiptar disa premiera të suksesshme. Po trajnon e aktivizon një grup artistësh të rinj me frymë e energji të reja dhe po rikthen në publik figurat emblemë të artit popullor shqiptar me nisjen e ciklit “Gjerdani Artë”. E para është premiera për artisten e madhe, mbretëreshën e këngës së Shqipërisë së mesme Fitnete Rexha, me të cilën u hap edhe sezoni koncertor në publik. Këtë herë pamë një premierë ndryshe për vetë specifikat e këtij ansambli, pasi përveç muzikës dhe këngëve live në skenë zbriti edhe jeta e Fitnete Rexhës nëpërmjet zërit të saj origjinal, nëpërmjet një holograme vizuale, nëpërmjet rrëfimit të jetës së saj dhe publiku e ndjen gati të gjallë në gjithë shfaqjen. Pas koncertit në Tiranë, Ansambli Popullor pritet të niset për një turne koncertesh në Greqi, në kuadër të aktivitetit “Ditët e Shqipërisë” organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.