BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

“Gjerdani i artë” nga Ansambli Popullor, koncerti i parë i kushtohet këngëtares Fitnete Rexha

“Gjerdani i artë” nga Ansambli Popullor, koncerti i parë i

“Gjerdani i artë” është një cikël koncertesh, që do ti kushtohet artistëve më të mirë të muzikës popullore shqiptare. Shfaqja e parë e ciklit "Gjerdani i artë" nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i kushtohet Fitnete Rexhës. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se ky koncert është premiera e tretë e sezonit artistik të Ansamblit Popullor. Institucioni vijon se nga studiot e ekipeve artistike tek atelietë e prodhimit, idetë artistike bashkohen për të prezantuar një prej figurave më të shndritshme të "Gjerdanit të artë" - Fitnete Rexha. Ky koncert vjen së shpejti, dhe siç shkruan institucioni jo vetëm online. Sokol Marsi drejtori artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullor thotë se koncerti do të ketë një regjistrim ditën e enjte. “Koncerti është konceptuar i gjithi si një tribut ndaj Fitnete Rexhës. Madje disa herë do ta sjellim në skenë nëpërmjet hologrameve grafike”, shprehet ai. “Gjerdani i artë”, sipas drejtorit artistik Sokol Marsi është një përpjekje për të kujtuar, nderuar dhe mbajtur sa më të gjallë, figurat më të rëndësishme në krijimin e këtij institucioni vlerash, që ne trashëgojmë. “Koncerti i parë i dedikohet njërës prej figurave emblemë të kësaj trupe artistike në fushën e interpretimit, këngëtares së mirënjohur që i fali shpirtin dhe jetën e saj këtij ansambli. Qëllimi është që të rizgjojmë dhe sjellim pranë publikut veprat më të bukura nga mjeshtrat e folklorit në 65 -vjet Ansambël Popullor”, shprehet ai. Ky është një cikël me premiera, që bëhet për herë të parë në Ansamblin Popullor. Si asnjëherë tjetër në kohë pandemie Ansambli Popullor nga shkurti deri qershor ka vënë në skenë tre premiera.

Fitnete Rexha (Mjeshtre e Madhe)

Në 8 qershor 1931 lindi Fitnete Rexha, e cilësuar si bilbili i Shqipërisë së Mesme dhe artistja, që ka realizuar me mijëra koncerte, me një repertor prej 900 këngësh. Vështirë të gjesh qytet, fshat, shkollë, qendër, zona malore, fshatra të largët, ku kjo artiste të mos ketë debutuar e përçuar këngën e saj. Fitnete Rexha, si soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ka marrë pjesë në koncerte në mbi 44 shtete, por dhe në festivale botërore si: Festivali Ndërkombëtar i Rinisë Moskë 1957, Festivali i Vjenës, i Helsinkit, Dizhon në Francë, Greqi, Turqi e shumë vende të Europës. Zëri i saj i mrekullueshëm, repertori i larmishëm, tingujt e melodisë popullore dhe hareja e këngës e bënë atë të dashur, të kërkuar e të duartrokitur në Shqipëri e në vendet ku ajo ka kënduar, duke pasur një vlerësim maksimal nga personalitete e juri të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë karrierës së saj është vlerësuar me mjaft medalje, çmime e tituj nderi si: “Fisnikëria e Tiranës” (2003) nga shoqata “Tirana”; “Mirënjohje dhe nderim për promovim të vlerave artistike kombëtare” (2003) nga AKVP; “Mjeshtre e Madhe” (2007), etj.