BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

 Gjergj Prevazi: Kemi pak produksione serioze në skena dhe shumë shfaqje limonatë

 Gjergj Prevazi: Kemi pak produksione serioze në skena dhe shumë

Jeta artistike ka nisur dhe në skena priten shfaqje të ndryshme. Por koreografi i njohur Gjergj Prevazi shprehet se problemet nuk mungojnë kur flasim për atë, që ofrojnë produksione të ndryshme artistike. Sipas koreografit Prevazi, janë pak produksionet në skenat tona, që i përgjigje nivelit të teatrit bashkëkohor. Në intervistën për “SOT” koreografi Gjergj Prevazi me problem shikon dhe pamundësinë, që një shfaqje të lëvizë nga një skenë në një tjetër. Problem për koreografin është dhe mungesa e një fondi, që të ndihmojë për ture shfaqjet në skena brenda dhe jashtë vendit. Koreografi Prevazi shprehet se ky duhet të jetë një fond i krijuar nga Ministria e Kulturës.

Nën drejtimin e koreografit Gjergj Prevazi, festivali “Albania Dance Meeting-Festival” ka krijuar një traditë të përvitshme në vendin tonë dhe në netët e tij synon të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme. Festivali i dansit ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skena përballur artistikisht trupa dhe kompani nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Austria, etj. Sipas drejtuesit të festivalit koreografit Gjerjg Prevazi, “Albania Dance Meeting-Festival”, është padyshim një dritare e hapur për të shkëmbyer idetë, teknikat dhe konceptet e reja, me artistë bashkëkohorë në fushën e fansit.

 -Niveli artistik në shfaqje të ndryshme diskutohet jo pak në komunitetin artistik. Për ju çfarë po ndodh?

Unë nuk mund të them nëse ka rënë apo jo niveli artistik, në skenat tona. Por ajo që unë shikoj është, që në skenat tona ka pak produksione artistike. Ne kemi pak shfaqje, por dhe pak produksione që mund të quhen serioze. Ne kemi shumë shfaqje limonatë dhe shumë të tjera, që kanë në thelb thjesht argëtimin. Për opinion tim ka pak shfaqje, që mund ti përgjigjen një tregu më shumë se sa vendi ynë Shqipëria, qoftë dhe rajonal, por qoftë dhe për më tepër evropian. Ne kemi shumë pak produksione të tilla, të cilat i përgjigjen nivelit të teatrit bashkëkohor sot, të nivelit rajonal por dhe më gjerë. Një aspekt tjetër që unë do të doja të theksoja është dhe problemi me pamundësinë financiare për të lëvizur, për mobilitetin, për të lëvizur produksionet artistike në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit tonë.

-Kur ju shpreheni se është shumë e vështirë që një shfaqje e një teatri të bëjë turne nëpër skena të tjera, si ndikon kjo në jetën artistike?

Po flasim për pamundësitë financiare, që sjellin këtë problem në jetën artistike në vendin tonë me shfaqje të ndryshme. Përshembull nëse një shfaqje vihet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, ajo e ka shumë të vështirë që të nisë të bëjë një turne nëpër skena të ndryshme në Shqipëri. Puna e fundit që erdhi premierë në skenën e këtij teatri ishte shfaqja teatrore “Kopshti i qershive” vepër e Çehov nga regjisori i njohur Dino Mustafic, që deri tani nuk ka mundur që të shfaqet në asnjë skenë tjetër përveç teatrit të këtij qyteti. Unë nuk e di kush janë arsyet, por fakti është që nga premierë në muajin shator të vitit që lamë pas dhe deri tani ajo shfaqje nuk ka mundur që të lëvizi në asnjë skenë tjetër. Po e njëjta gjë ka ndodhur me një tjetër produksion teatror po kaq të mirë në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për shfaqjen teatrore “I huaji”, apo dhe të tjera shfaqje teatrore që janë vënë në skenën e Tiranës, dhe nuk kanë mundur që të xhirojnë nëpër qytete të ndryshme. Shkaku mendoj unë është së pari ai financiar. Kur ka vështirësi që një produksion teatror të lëvizë në skena të ndryshme, ajo që unë do ti sugjeroja Ministrisë së Kulturës është që për këtë të krijohet një fond financiar i veçantë.

-Pse e kërkoni këtë fond financiar të veçantë për këtë problem dhe si mendoni, se ndikon në jetën artistike?

Unë e kërkoj këtë fond financiar të veçantë për mobilitetin, për lëvizjen e produksioneve artistike brenda skenave të Shqipërisë, por dhe jashtë vendit. Pra të jetë një fond i dedikuar i veçantë, i cili të jetë vetëm për këtë qëllim, për lëvizjen e produksioneve artistike. Ky fond deri më sot nuk ka ekzistuar. Mendoj që ky fond duhet të jetë i përhershëm, i cili ka të bëjë thjesht vetëm me lëvizjen e vlerave kulturore në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit tonë.

-Festivali ndërkombëtar i dansit “Albania Dance Meeting-Festival” ka nisur në vendin tonë, që në vitin 2006. Vjet zhvilloi edicionin e 14, duke bërë bashkë para publikut trupa të huaja artistike, por dhe shqiptare. Ju jeni drejtues i festivalit, por sa është problem për ju kur trupat e huaja vijnë në vendin tonë dhe përballen me probleme të sallave, të infrastrukturës?

Festivali ndërkombëtar i dansit “Albania Dance Meeting-Festival”, që nga vetë emri e bën këtë lloj politike, pra nuk i prezanton shfaqjet që janë në kuadër të tij vetëm në skenën e një qyteti, por ne jemi në disa skena në disa qytete. Pra jemi me shfaqjet e trupave artistike në festival në Tiranë, në qytetin e Shkodrës, kemi qenë në Vlorë, Korçë, por kemi qenë këtë vit edhe në Prishtinë, Kosovë. Vitet e tjera ne kemi qenë me shfaqje në kuadër të festivalit edhe në qytetin e Elbasanit, në qytetin Fierit, etj. Natyrisht që kushtet që janë sot në teatrot në qytetet tona lënë për të dëshiruar me atë që ofrojnë, dhe kjo dihet prej kohësh. Nuk është një gjë që nuk dihet. Ne kemi rregullime në teatrin “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës, më pas di që është bërë rregullim dhe në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit. Por teatrot e tjera janë të parregulluar, nuk ofrojnë kushtet që duhet për jetën artistike dhe sigurisht, që kjo mungesë krijon dhe probleme.

-Si e shikoni “ArTurbinën” në jetën artistike për kushtet, që ofron për shfaqjet që vihen në skena?

Salla e vogël te “ArTurbina” është shumë e mirë për dansin. Për teatrin nga pikëpamja teknike nuk është keq, por me sa di unë aty ka probleme të mëdha me akustikën, dhe kjo sigurisht që ndikon për shfaqjet.

-Festivali ndërkombëtar i dansit në edicionin e 14 vjet nisi më datë 3 tetor, por vijoji deri në datë 14 dhjetor. Edhe në këtë edicionin trupa të ndryshme me artistë të huaj dhe shqiptarë ishin para publikut. Ju jeni shprehur, se vjen si një festival unik në llojin e tij në vendin tonë. Çfarë ka sjellë në jetën artistike?

Festivali prej vitesh po vazhdon të jetën artistike në vend, duke bërë bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj, si dhe duke shkëmbyer teknika dhe koncepte të reja. Festivali në edicionin e 14, pati 18 shfaqje dhe vijoi vjet edhe në skenën e Prishtinës. E kam thënë dhe më parë, që festivali ndërkombëtar i dansit “Albania Dance Meeting-Festival”, është padyshim një dritare e hapur për të shkëmbyer idetë, teknikat dhe konceptet e reja, me artistë bashkëkohorë në fushën e fansit.

-Këtë vit do të bëhet edicioni i 15 i “Albania Dance Meeting-Festival”. Në punën tuaj si drejtues, ku jeni fokusuar këto kohë me festivalin?

Unë tani jam në një proces selektimi dhe përcaktimi për shfaqjet, të cilat do të jenë në skena gjatë festivalit në edicionin e këtij viti, pra ato që do të ftoj. Po ashtu jam në proces pune të ngritjes së fondeve për zhvillimin e festivalit këtë vit. Siç dihet ne si organizatorë përpiqemi, që të vjelim fonde nga donatorë të ndryshëm. Ky është një proces pune jashtëzakonisht i vështirë.

-Si koreograf në aktivitetin tuaj, ju jeni angazhuar herë pas here në skena dhe me produksione shfaqjesh të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kur jemi në muajin e parë të këtij viti, çfarë mund të na thoni për angazhimet tuaja në vijim?

Unë vetë si koreograf gjatë muajit shkurt, mars dhe prill, planifikoj që të marr pjesë në vijim të aktivitetit tim në tre platforma të teatrit bashkëkohor. Një do të jetë në Gjermani, një në Greqi dhe një tjetër në Kroaci. Aty do të jenë shfaqje nga e gjithë Europa, dhe kam mundësu për të seleksionuar shfaqje, që do të marrin pjesë në festivalin që zhvilloj në Shqipëri. Sigurisht që në punën time unë jam i vëmendshëm edhe në tregun shqiptar, që ofron shfaqje të nivelit të festivalit të dansit kontemporan, kryesisht artistë të rinj e kanë derën e hapur të festivalit. Ju e dini që ne kemi një program të veçantë të talenteve të reja, të artistëve të rinj të huaj, por kryesisht ata shqiptarë.

-Sa afrohen me sponsorizime donatorët privatë përballë aktiviteteve artistike, që zhvillohen në vend?

Zero ndihmë për aktivitetet në vend. Zero, sepse ligji që është në vendin tonë për sponsorizimet nuk i favorizon ata, që të vijnë pranë nesh. Nëse donatorët privatë do të ndihmonin në aktivitetet tona, sigurisht që për të rritur fondet e një festivali interesat do të jenë të përbashkëta. Nuk mund të ftohet një sponsor të sponsorizojë një festival pa pasur dhe ai pjesën e tij të interesit.

- Sa ka qenë e vështirë për ju të arrini deri në edicionin e 15 të “Albania Dance Meeting-Festival”, që pritet të zhvillohet gjatë këtij viti?

Ka pasur jo pak vështirësi festivali ndër vite me të cilat jam përballur. Po të kishte qenë aq e thjeshtë do ta bënin shumë njerëz të tjerë. Por ka qenë e vështirë dhe puna është e madhe gjatë vitit.