BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Gjergj Xhuvani përfundon xhirimet e filmit “Liqeni im” në Prespë

Gjergj Xhuvani përfundon xhirimet e filmit “Liqeni im” në

Më skenar dhe regji nga Gjegj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”. Një projekt kinematografik, që sjell në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj që janë pjesë e filmit të Xhuvanit. Vetë Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se xhirimet kanë mbaruar, ndërsa ka qenë një projekt kinematografik që ka marrë dhe mbështetjen nga “Eurimages” si dhe SEE Cinema Network. “Kanë mbaruar xhirimet për filmin e Gjergj Xhuvanit me titullin “Liqeni im” (My Lake). Ky film është financuar nga Qendrat Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë dhe Kosovës, nga Qendra Kroate e Audiovizualit (HAVC), Cineteca di Bologna, Agensia e Filmit në Maqedoni etj. Filmi gjithashtu ka fituar mbështetjen e Eurimages dhe SEE Cinema Network”, shkruan QKK për këtë projekt kinematografik. Filmi “Liqeni im” është një dramë, që tregon historinë e Kristos. Një djalosh inteligjent, i cili mendon shpesh për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, që është shkruar në tabelë nga mësuesi i tij. Në film vjen historia e  një djali që rritet dhe zgjedh rrugët në jetë mes dy brigjeve. Ai lundron mes tre kufijve, shqiptarë, grek dhe maqedonas, dhe mes tyre ai zgjedh rrugët, që do të mbajë në jetë. Në filmin me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani në role janë aktorë si Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia, Luiza Xhuvani, etj, por pjesë e kastit janë dhe emra aktorësh të huaj. Xhirimet e filmit janë bërë në Prespë të Madhe, dhe ky do të jetë një tjetër projekt që e sjell regjisorin Xhuvani një nga emrat e vlerësuar të kinematografisë shqiptare me një tjetër film për publikun, pas premierës në 2016 të filmit “Ëngjëjt janë larg”. Ky projekt për të cilin tashmë kanë mbaruar dhe xhirimet, më herët u votua si projekti më i mirë nga 54 projekte të 37 vendeve anëtare të “Euroimages”, gjatë mbledhjes së 150-të të Bordit Menaxhues, që u zhvillua në Armeni më 12 deri 16 mars 2018. Gjergj Xhuvani vlerësohet si regjisor, skenarist, dhe producent. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë "Bardhë e zi".

Vjeshta me filmin

Më herët në një status të tij, kryetari i QKK, Ilir Butka shkruante se projekti i filmit “Liqeni im” i xhiruar në Prespë të Madhe të jep ndjesinë e mrekullisë që krijojnë bashkëprodhimet ballkanike. “Gjatë xhirimeve të filmit "Liqeni im" me regji të Gjergj Xhuvanit dhe produksion te ON Film Production, një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. I votuar si një nga projektet më të mirë në seksionin kur konkurroi në Eurimages, i mbështetur edhe nga dhe SEE Cinema Network, ky projekt është kthyer sot në simbiozën e bashkëprodhimit Evropian dhe Ballkanik. Një set multietnik me rreth 60 njerëz dhe një arsenal mjetesh teknike, i pozicionuar në fshatin Pustec, liqeni i Prespës, vendi që bashkon kufirin shqiptar, grek dhe maqedonas, të jep ndjesinë e mrekullisë, që krijojnë bashkëprodhimet ballkanike”, shkruante Butka në statusin e tij. Sipas tij, prej vitesh tashmë politikat e QKK janë duke orientuar kineastët në gjetjen e hapësirave dhe vullnetin përkundrejt bashkëprodhimeve ballkanike përveç atyre europiane. “Kjo vjeshtë si asnjëherë më parë gjeti pesë (5) projekte të filmit të gjatë në fazën e xhirimit njëkohësisht”, vijon më tej kryetari Ilir Butka për punën që bëhet prej vitesh në QKK. Sipas tij regjisorë të njohur shqiptarë po tregojnë rritjen e kinematografisë sonë. “Dikur ishte e vështirë të krijojë një staf të kompletuar filmi, ndërsa sot Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji dhe Artur Gorishti kanë angazhuar një "ushtri" me rreth 200 profesionistë, vendas dhe të huaj, duke treguar edhe njëherë potencialin në rritje të kinematografisë sonë”, përfundon Ilir Butka në statusin e tij.

Nga Julia Vrapi