BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Kultura

Gjethet e dafinës dhe thesari i peshtanakëve të Tepelenës…

Gjethet e dafinës dhe thesari i peshtanakëve të

Përtej Gurit te Shkallës, në honet e Piligrisë të përmbytur nga gjethet e dafinës dhe aroma e saj dehëse e paqendjellëse, ka 66 vite  që cdo 14-15 gusht gurgullon edhe një gazavaj drithërues e shpues gjer në kockë. Peshtanakët e djeshëm e të sotëm ia njohin mirë notat e psherëtimat e pikëlluara, dhimbjen e pashëruar nga brezi në brez. Jo më kot e pagëzuan pa vendime e dekrete me atë toponimin e perjetshëm: Buza e Cocos! Kështu e thërrasin bashkëfshatarët Frosinen time, motrën e madhe fatzezë. “Korbi fat e fati korb.” Ka 66 vite qe ndërrohen gjethet dhe bari i vesuar si pikë loti i patretur. Por copëzat e një shamie të bardhë vajzërie si shpirti dhe zemra e saj e kulluar, tunden e shkunden si flokë dëbore nga një kuje mesgushtore e thekshme. Sot e kesaj dite. Ndërsa një qyqe derdh jo rrallë “Oi-të” me zë të përvajshëm. Herë-herë më ngjason me rënkimet e mëmës pa fjalë e britma, sa herë hapte një sepete  ku ruante me fanatizëm një fustan lëndine me lule të bukura të fëmijës së parë. Mbuluar me ca gjethe dafine! Unë kërkoja si fshehurazi ndonjë foto të motrës. Më vërtitej vetëm pak imazh i mjegullt nga femijëria. Nuk e ndërtoja dot portretin e saj edhe pas rrëfimeve nga gjyshja ne Durrës ose nga vërsniket dhe shoqet e saj. Edhe pasi lexova vjedhurazi e rrëmbimthi dhjetëra vargje të vëllait futur ne një sënduk të vjetër. Kopertina e piktorit tonë të dashur Dhame Cango në një fletë të trashë vizatimi, nuk do më shqitet sa të jem gjallë… Foton e parë dhe të vetmen do ta gjeja cuditërisht në mërgimin e detyruar! Pas gati 40 viteve!

 Sofo Laci i mirë, refugjat ne Athine, një nga djemtë e mrekullueshëm te Thomait zemërbehar, një pasdite me kërkoi i emocionuar në telefon. Donte te me takonte patjetër ne nje nga kafenetë e sheshit “Omonia”… Kur ishte ne Tepelene, e ëma i dha foton e rrallë ashtu duardridhur. Kishte dalë me Frosinën, në 15 gusht 1955 te Manastiri i Kodres. Në ditën e shënuar te Shën Merisë. Pra, një vit përpara se motra të mbyllte sytë përgjithmonë atje mbi krahët e dafinave në honet e Piligrise! Ashtu të zmadhuar e të riprodhuar plot merak, Sofua e kish mbyllur në një zarf të madh dhe ma dhuroi syrrembushur. I vetmi kujtim në celuloid.  Për lotët e mi të nxehtë mund të dëshmojnë vetëm brigjet buzëplasura te Pireut. Atje ku mjaft refugjate fatgremisur, mbrëmave kuvendonin me vetminë e hallet sa një mal. ‘Qerpikkycur Guri i Shkalles,\ -O vëllaaa !,-thërret Frosina,\ Dardha bie ndënë dardhë,\ S’jam bërë ende Doruntina… 

 Atje morën udhë edhe vargjet me përmasat e një poeme dhimbjeshumë, dëshpërimi gërryes i kurbetit te detyruar e vrasës i 97’-ës. Arrati biblike, “dhuratë” nga pushtpushteti i asaj kohe pa kohë. Interpretimi virtuoz i mikut tim të cmuar Xhelil Aliu ne valët e Radio Tiranës ia ngriti me lart vlerat. Interpretim qe kërkohet ende sidomos nga mergimtaret. ( E, ku ta dinin bashkevuajtesit e mi se ai ligjërim i gjate për jetën ne rrokullimë, nuk ishte hedhur në letër me laps, stilograf a stilolaps. Fjalët rrodhen vetiu nga zemra e plagosur përballe Egjeut. Gati te gjitha permendesh! Sic me tregon Josifi ynë, Foto Gjoka filloi te mbante ne duar një magnetofon kur dilte neper fshat. Dhe nuk ngopej duke degjuar kaseten e ardhur nga Tepelena, në muzgun e jetës…). Shkurt, pas kaq vjetësh e ruan mire gjelbërimin dhe erën e këndshme njëlloj si dafina e Frosines. Kur ndërrova rezidencen e korrespondentit te gazetës “Bashkimi (nga Përmeti ne Sarande) një ditë u ndodha midis kolegëve të gazetës lokale “Fitorja”, pranë muzeut historik te rrethit. Bisedat dhe humorin, befas na i ndërpreu një trokitje e drojtur në derën e redaksisë. Hyri një mesogrua, kërkoi ndjesë dhe pyeti për mua. ‘Pa shikona ne të gjithëve, kush të shëmbëllen me Kriston ?, iu drejtua Timoleo buzëqeshur. Ajo na hodhi një vështrim të gjithëve dhe u ndal përballë meje: -Besoj, e gjeta, ky është !... U ngrita ne këmbë dhe dola ne korridor. Pa nisur muhabetin, mu hodh ne qafë dhe me puthi me ngashërime. U mpiva i tëri. “Të keqen motra, unë jam Shaniko Bajrami, vajza e Metes dhe e Lules nga Peshtani. Jam një nga shoqet e motrës tënde te madhe që na iku duke mbledhur dafina…” Unë mbaja mend vetëm përcjelljen e Shanos me rroba nusërie te kisha e Shën Thanasit. Por edhe Dulen, xhaxhain e saj ushtarak, që zbrazi koburen ne qiellin e gëzuar te asaj dite te paharruar. Ashtu i mpire u ulëm ne nje kafene. Me foli gjatë për motrën. Por sytë i ngelën të lagur deri ne fund… Me 5 vëllezërit e saj duheshin shume. U rritën jetimë. Ikja e tyre nga kjo botë mua më ther dhe më dhemb sot e kësaj dite. Ca të pathëna jo te zakonshme dëshiroj t’i shkruaj diku. Se jeta të hedh lule, por të vërvit edhe gurë te pamerituar…Mbështetur me shpatullat perkrah mureve te kishës se Shën Mërisë, mund te gjeni fletë dafine nga Honet e Piligrisë. Ato rrethuan e u riperterine neper dekada pranë vendprehjes se përjetshme te Frosines. Vitet e fundit, At Romanoi (Robert Tralo) niset nga Këlcyra bashke me Landën dhe shkon te kisha e rilindur nga gërmadhat. E presin ortodoksë e bektashinj. Historikisht, kjo harmoni fetare e peshtanakëve vlerësohet si thesar i veçante, i paprekshëm. Cdo 15 gusht mbahet një meshë jo dosido per Fjetjen e Shën Mërisë. Priftin këngëtar të vërtetë, e njoha mbi 40 vjet me pare ne shtepine e kultures “Naim Frasheri” ne Përmet. Ne gjirin e sazeve te famshme te ketij qyteti te bekuar u rrit edhe djaloshi mbrezhanak. Se ai ja merr kënges bukur por edhe ia prêt, ia kthen e ia hedh. Madje, kur u këndua per herë te parë “Vitori tu bëftë nëna”, kujtoj ustain e paperseritshem Laver Bariu që papritur la menjane gërnetën.dhe ia besoi rolin nje ish nxenesi te tij. Ndërsa vetë këndoi me gjongul bashkë me Evgjeni Thomollarin (Culli) dhe Robert  Tralon. Sic keëndoi ditët e fundit te jetës duke fshirë sytë me shami dore, nje nga kenget e tij më të dashura “Moj kunadhja leshverdho”. Te fjalët “dimëron përtej ne shpellë” gëlltiste lotë dhe zëri vërshonte mbyturazi per bashkeshorten e shtrenjtë…  Me siguri, miku im Robert Tralo  (të cilin e kërkova 3 vite me parë në Këlcyrë e Përmet, por ndodhej jashtë Shqipërisë) nuk di asgjë për tragjedinë e Frosinës time. Ajo fjeti saktësisht ne Diten e Fjetjes te Shen Merise ne 15 gusht! Jonuz Baro me shokë nuk mund ta linin neper Honet e Piligrisë. Dhe as në stanin ku ate ditë te zezë pushuan si me magji, zile e këmborë. E mbajtën atje në kanik, deri sa mëmëzeza të çonte qumështin në shtëpine morthapur mbi Kroin e Madh. Ndërsa babai qe kish ikur heret per ne pune ne Tepelenë, u kthye si me vrap, rrugë e pa rrugë. Ç’ka përjetuar ai burrë e prind hallemadh! “As tani ne moshën e pleqërisë- tregon Llukani,- nuk me largohet një ulërimë burri që çau kupën e qiellit mbi Shën Mëri, pasi hodhën ca grushte dheu fare prane Kishës që pikonte dhimbje të pamatë.”

                Ah, more Berti vakërrioti! Ëndrra e Frosinës time ka 66 vite që feks e drithëron “si një yll i pafat nëpër mjegull”. Thonë se edhe ajo këndonte bukur. Qëndiste kopshte me lule shumëngjyrëshe. Kish filluar të thurte pajën e nusërisë.  Por dinte të bënte edhe meshë (lloj kulaci me miell te mire) përshpirtjeje dhe e conte me hap sorkadhi në Kishë. Kur ti miku im i vjetër mban meshën me zagoriten e mencur Jolanda ne Gjuhën e Nënës, peshtanakët nuk mund te harrojnë kurrsesi priftin mëmëdhetar Nine Fështi. Gati një shekull me parë, nuk ia ndaluan e as ia thyen dot meshimin shqip. C’nuk i bënë atij njeriu te mire, trim e të ditur! Në fund, rrojti mjekrën, hoqi veladonin, i paketoi dhe ia nisi dhespotit kërcënues ne Korce. “Shqipja na është e dhimbsur”. Kështu shkrojti mbi atë pakon zezonë. Asnje dekoratë, asnjë përkujtimore deri më sot! Mbaj mend të paharruarin Murat Kociaj, mesuesin e disa gjeneratave, qe e rrëfeu me aq dashuri episodin e mësipërm në një festë të 7 Marsit ne kerthizë të Tepelenës. Mbaj mend edhe këmbanën famëmadhe te kisha e Shën Thanasit, të cilës i kam rene edhe une ne djalerinë e herëshme. Më zgjonte mëma në agun e mëngjesit, për të shkuar i pari atje. Dhe më përcillte duke bërë kryqin. Rit që nuk e ndali asnjëherë, sidomos kur binte dhe ngrihej nga gjumi i netëve me hënë e pa hënë. Pas rrënimit te plotë të atij monumenti ne 67’-ën, befas këmbana u zhduk. Gryka e Këlcyrë- Mezhgoranit sikur u shurdhua e nuk zgjohej më nga gjuha e saj e vecantë. Për vite të tëra asnje lajm. Asnjë shkëndijë shprese. Tani vonë, kur u ringrit hijshëm kisha e Shën Mërisë erdhi dikush nga larg në Peshtan. Erdhi bashkë me kambanën e mirënjohur. “E kam amanet nga babai per ta sjelle ditën që do ringjallet kjo kishë jo dosido. Le ta degjojne perseri te vdekur e te gjallë…” Dhe gjethet e dafinës sikur pëshpërinin fjalë perëndie. Dhe ajo shega mbi 80 vjeçare te porta e Mërtirajve mbi Kroin e Madh, çau pakëz kokrrat e pjekura dhe pikoi natyrshem gëzimin për atë kthim të shumëdëshiruar. Edhe zogjtë e shumtë zbritën nga mali  i Golikut, lanë ca çaste foletë e ngritura neper pemët e lule blirit e dafinat gjithmone te gjelbera. “Dafina ardhmërie”, do ti quante me të drejtë poeti e miku ynë, Xhevahir Spahiu. Para ca ditëve , ishte kthyer në vendlindjen tonë. Nga celulari i Aljoshës, arriti të më dërgojë dy fjalë në Tiranë. Une ai ktheva aty për aty: “ Thoshte mirë Xhevahiri/ Kur i mblidhte grushtat tok,/ -Ah, moj botë e krokolepsur,/ Që nuk tË ç'krokolepsa dot!....”. I dëgjova fiks 48 vjet më parë, në zyrën e tij te redaksia e “Zërit te popullit” , ku bëja praktikën mësimore si student i Degës së Gazetarisë. I binte tavolinës, sikur donte të mposhtëte sadopak ato caste dëshpërimi, revolte a zhgënjimi. Ishte i pari që do të shkruante për herë të parë në fillimvitet 70te te shekullit te kaluar per babane tone Antifashist i betuar. Ishte i pari që shkroi aq bukur në orët e para të pluralizmit politik edhe per Trifon Xhagjikën, për poetin ende  të pavarr….

Gjethet e dafinës dhe thesari i peshtanakëve të

Historia nuk harrohet. Ajo mban shënim  në cdo kohë. Ti Berti, edhe kur veshe rrason e priftit, nuk u zhveshe kurrë nga këngët e krahinës. Ndoshta, prandaj të ka aq shumë lezet mbajtja e meshës tradicionale, vetëm në gjuhën shqipe. Të lutem, tani qe e more vesh, thuaj nja dy fjalë të Zotit edhe motrës time Frosinë. Ajo të dëgjon me vëmendje, ngjitur me themelet e kishës se Shën Mërisë. Madje disa nga këngët e tua e të Landës, ajo i këndonte me shoqet gjatë rrugës për te Dafinat e Honeve të Piligrisë. Lumi i Zagorisë i përcillte tatëpjetë e pa bujë në Vjosë. Kur po përfundoja këto shënime, Xhafua ynë më dërgoi në celular disa foto jo pak emocionuese nga Guri i Shkallës… Tani kujtoj vitin 1983, kur ti vakërriot hape Festivalin Folklorik te Gjirokastrës mbi kalanë famëmadhe. Dhe bashke me Adrianën e talentuar, ngrite peshë spektatorët e shumtë me këngën “Sy kaleshe”. Sot të dëgjojme kur hyn e del nga kenget “Tanë, moj Tanë!”,”Trëndafili fletë-fletë”,  “Doli Laceja nga stani”, e te tjera motive nga sazet e Përmetit. Përkrah gërnetës së mjeshtrave Josif Shukallari e Drini Zeqiri ti drithëron shqiptarë e të huaj edhe me ate kengen prush “Te rrapi në Mashkullorë”, sa here shkoni ne Bruksel e gjetkë. Ti nuk je një prift i rëndomtë apo i ngujuar vetëm në ajodhimat  kishtare. Muza jote fal shpresë te njeriu, e nxjerr nga humbella në dritë agimi. Ti më kupton mirë. Këto rrëfime i hodha përmes një dhimbjeje të pasosur. Se kjo botë e trazuar, të fal “ aq shumë helme e aq pak hare”. Dhe vjen një ditë që dëgjojmë zërin e Heminguejit: Vuajtja e bën njeriun të krishterë. Ndërsa miky ynë poet e gazetar i shquar citon një të vërtetë tjetër:  Vuajtja e bën njeriun kryengritës. Dafinat e vendlindjes time të shenjtë, nuk u bënë kurrë kurora për mbretër a perandorë. Ato mbanin e mbajnë gjallë shpirtin e njerëzve të thjeshtë. Se nuk thoshin kot të mencurit e vjetër: Varfëria nuk ia zvogëlon fisnikërinë njeriut, por vetëm e pasuron.  Dhe janë kurdoherë gati per te zbukuruar parqe e lulishte, industrinë e sapunit  e atë të parfumerisë. Deri te gjellët në kuzhinë... Frosina ime fjeti në Ditën e Fjetjes së Shën Mërisë ! Fat dhe kob bashkë. Por dafinat nuk i braktisën. Aroma e tyre e këndshme  pret e përcjell besimtarët ortodoksë e bektashinj. Ndërsa mua çdo mesgushti sikur më afrohen “ethet e gushtit” nëpër zemrën furtunë. Mbi 6 dekada kështu. Zjarrmia e ligjërimit rri ndezur vetiu dhe më nxjerr nga hapsana përvëlonjëse këtu në Tiranë…

Gjethet e dafinës dhe thesari i peshtanakëve të

Gjethet e dafinës dhe thesari i peshtanakëve të