BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Kultura

“Gjirafat s’ vallëzojnë dot” në skenën e Teatrit Eksperimental

“Gjirafat s’ vallëzojnë dot” në skenën e

Shfaqja “Gjirafat s'vallëzojnë dot” vjen këtë shtator në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Shfaqja do të jetë në datat 23, 24, 28, 29 dhe 30 shtator paradite në skenë me regji dhe koreografi nga Semela Skënderasi. Performues në këtë shfaqje për fëmijë janë Valentina Myteveli, Mariel Brahimllari, Erta Sina, Semela Skënderasi. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shprehet ndër të tjera se bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin titull, me autor Giles Andreae, është një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative për fëmijë, e cila me anë të gjuhës së trupit tregon se gjithsecili prej nesh është i ndryshëm, por unik në të njëjtën kohë. “Gjirafat s’vallëzojnë dot” ka në qendër Geraldin, një gjirafë që nuk dinte të kërcente. Geraldi ka katër këmbë të majta, gjunjët i mban gjithmonë përkulur dhe këmbët i ka të ngurta. Falë ndihmës së Gjinkallës, Geraldi mëson të vallëzojë dhe habit të gjitha kafshët e xhunglës. Ai jep një mesazh tek fëmijët e vegjël se nuk ka asgjë të keqe të jesh i ndryshëm dhe t’i bësh gjërat në mënyrën tënde. Secili prej nesh ka një talent që e bën unik, por duhet një shtysë nga familja ose shoqëria për të arritur tek gjërat e guximshme. Shfaqja që vjen këto ditë është pjesë e kalendarit artistik të Teatrit Kombëtar Eksperimental dhe shënoi premierën muaj më parë në skenë për publikun, por nuk mungoi dhe gjatë sezonit veror, ku përmendim këtu dhe ndalesën në qytetin e Sarandës. Giles Andreae është një shkrimtar dhe ilustrues britanik. Ai është i njohur si autor i “Gjirafat s’vallëzojnë dot”, si dhe i shumë librave të tjerë për fëmijë.