
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Gjovalin Shkurtaj: Ka ardhur koha që të marrin fund shkeljet kaq të rënda e të padurueshme të normave të gjuhës letrare zyrtare

Shkruar nga Julia Vrapi 23 Nëntor 2022

“Shqipja standarde në funksionet zyrtare” ishte temë e diskutimit në bashkëbisedimet që po zhvillohen në programin “Ditët e drejtshkrimit”. Akademia e Shkencave ka nisur programin e bashkëbisedimeve në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), ku marrin pjesë gjuhëtarë e akademikë. Por sipas gjuhëtarëve ka vite, që është lënë pas dore kujdesi për shqipen e shkruar dhe të folur. Në përmbledhjen e leksionit të akademik emeritus Gjovalin Shkurtaj nga Akademia e Shkencave, ai thotë se mbrojtja e gjuhës shqipe është detyrim zyrtar për secilin institucion që shkruan e boton. Për akademikun Shkurtaj, shteti e mbi të gjitha institucionet nuk duhet të lejojnë shkresa, që nuk zbatojnë rregullat e gjuhës letrare. “Kemi shkruar e folur shpesh për këtë gjendje të pamirë të shkrimit e përdorimit të shqipes në zyrat e shtetit, në botimet dhe në institucionet arsimore e kulturore dhe, sidomos në reklamat e televizioneve e në ligjërimin e politikanëve. Ka ardhur koha që të marrin fund shkeljet kaq të rënda e të padurueshme të normave të gjuhës letrare zyrtare. Shteti dhe të gjitha institucionet zyrtare duhet të veprojnë ashtu siç veprohet në çdo vend të qytetëruar, duke mos lejuar botime e shkresa që nuk i zbatojnë rregullat e gjuhës letrare kombëtare”, shprehet akademiku. Një tjetër shqetësim për akademikun Gjovalin Shkurtaj është dhe rendja pas fjalëve të huaja. Ai shprehet se nuk janë të pranueshme. “Pakujdesia dhe papërgjegjshmëria për shqipen e shkruar e të folur shfaqet dukshëm edhe në rendjen e pamotivueshme e të papranueshme pas fjalëve të huaja dhe mënyrave të të thënit të “shartuara” sipas modeleve të anglishtes, por që nuk janë as të pranueshme dhe as të nevojshme. Gjithmonë shqiptarët kanë thënë, p.sh: pi kafe, ha bukë, ha drekë, ha darkë, etj. Tashti “modernët” po thonë gjithnjë e më shpesh: konsumoj një kafe, po konsumoj një drekë apo darkë, etj”, thotë akademiku.
Ruajtja e gjuhës
Akademiku Gjovalin Shkurtaj shprehet ndër të tjera se mungon disiplina gjuhësore e institucioneve. Por sipas gjuhëtarit kujdesi dhe ruajtja e gjuhës është detyrim. “Me keqardhje shohim se është zbehur ose edhe mungon kujdesi apo disiplina gjuhësore e shtetit dhe e institucioneve arsimore e kulturore, sikundër e kemi theksuar shpesh prof. Emil Lafe dhe unë, apo ajo që akad. Shaban Sinani e ka quajtur me të drejtë “higjiena” e të shkruarit dhe e të folurit në mjediset e për qëllime zyrtare, shtetërore. Ruajtja dhe mbrojtja e gjuhës shqipe letrare nuk është censurë, por detyrim zyrtar për secilin institucion që shkruan e boton. Kjo duhet bërë sidomos në titujt e gazetave e revistave, në përkthimet me shkrim të filmave, në reklamat e faqet popullarizuese, etj”, shprehet ai. Më tej akademiku Shkurtaj vijon se ne kemi pasur e kemi probleme jo me gjuhën e normat e saj, por me mungesën e kulturës dhe me mungesën e dëshirës për ta nxënë e për ta shkruar e folur shqipen. “Ka mjedise që nuk i zbatojnë rregullat e drejtshkrimit e normat morfo-sintaksore, ashtu si nuk i zbatojnë as rregullat e mirësjelljes gjuhësore”, thotë ai. Botime të ndryshme mbajnë emrin e akademikut Gjovalin Shkurtaj, ku së fundmi doli dhe libri “Kultura e gjuhës sot”, që trajton probleme të mprehta të dukurive aktuale në përdorimin e gjuhës shqipe .
Më të lexuarat


Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art

Një mbrëmje përkujtimore në TKOB për viktimat e Holokaustit
