BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Kultura

“Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”, Diana Kastrati: Diskutohet për arbërishten dhe statusin e saj

“Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”, Diana Kastrati: Diskutohet

“Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” ka bërë bashkë studiuesit në Tiranë, me fokus të veçantë mbi arbërishten si gjuhë në rrezik. Konferenca nisi të enjten për të vijuar deri ditën e diel. FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) organizojnë konferencën ndërkombëtare “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”, ku një vëmendje e madhe i kushtohet edhe gjendjes së arbërishtes dhe studimeve mbi të. Drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, Prof. Diana Kastrati në ditën e parë të konferencës tha ndër të tjera se për herë të parë vjen në qendër të vëmendjes të mjediseve akademike e studimore shqiptare, por edhe të qendrave albanologjike në Itali e gjetkë, një argument i tillë: debati mbi gjuhët e rrezikuara, një çështje tejet e rëndësishme jo thjesht për ndjeshmëritë e gjuhëtarëve e të sociolinguistëve. “Në këto ditë do të kemi 70 kumtues, 14 nga të cilët nga Shqipëria; 56 nga Europa (Britani, Francë, Itali, Zvicër, Maqedoni, Gjermani, Federata Ruse, Greqi, Turqi, Austri, Suedi, Poloni, Kroaci), Izrael, ShBA, Australi, Malajzi, Pakistan; dhe 6 keynote (lektorë të ftuar), ndër të cilët njëri është për arbërishten. Nga 36 kumtesat në seancat plenare në 3 ditët, 11 janë për arbërishten, kryesisht nga studiues arbëreshë, italianë, apo vende të tjera të Europës deri për arbëreshët në Kanada”, tha ajo. Sipas drejtoreshës së QSPA, kjo çështje mbart peshë kombëtare. “Por ajo që na intereson drejtpërdrejtë, është fakti se do të diskutohet për herë të parë në mënyrë absolute për arbërishten dhe statusin e saj si gjuhë në rrezik e shpallur nga UNESCO, që nga shekulli i kaluar. Referuar Atlasit të gjuhëve ne rrezik i publikuar nga ky organizëm përcaktohen 4 stade apo seksione: vulnerabël, në rrezik, në situatë kritike, të zhdukura pas 1950”, vijoi Kastrati. Në mjediset e godinës universitare “Liria”, studiuesit po paraqesin rezultatet e punës së tyre studimore në lidhje me gjuhët, që rrezikojnë të zhduken në ditët e sotme.