Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjuhëtarët japin alarmin: Shteti ka braktisur gjuhën shqipe, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë pa fonde dhe specialistë

Postuar: 18/07/2019 - 07:29

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë përballet sot jo vetëm me probleme financiare, por dhe me një numër të paktë punonjësish. Gjuhëtarët shprehen se janë shuar dhe sektorë për shkak se nuk ka specialistë dhe duhet patjetër që të ketë shtim të tyre. Për gjuhëtarët problemet sot nuk janë të pakta dhe sipas tyre shteti ka braktisur gjuhën shqipe. Profesor Rami Memushaj shprehet se me punonjësit që ka sot Institutit i Gjuhësisë dhe Letërsisë është e pamundur që të ndërmerren projekte. “Instituti sot është rrudhur jashtëzakonisht shumë. Janë shuar sektorë. Është shuar dialektologjia, leksikografia që është kryesore për fjalorët, ka mbetur vetëm një, dhe të tjerët janë rrudhur me një apo dy punonjës, gjë që është e pamundur që ata të ndërmarrin projekte. Që të bësh një fjalor do një ekip të madh dhe këto janë sot problemet” shprehet gjuhëtari Rami Memushaj. Përballë problemeve që janë sot, gjuhëtari shprehet se nga 2006 nuk ka një ribotim të fjalorit. “Nga 2006 deri në 2019 nuk kemi një ribotim të fjalorit. Shqipja është pasuruar ndërkohë dhe shtohen fjalë të reja ditë për ditë, që nuk janë pasqyruar. Instituti i Gjuhësisë, e ka të pamundur me aq njerëz sa ka që të nxjerrë lista fjalësh të reja siç bën bota, që nxjerrin listat dhe ua rekomandojnë përdoruesve. Pra është emergjent ribotimi i fjalorit për gjuhën shqipe”, shton më tej gjuhëtari. Përballë problemeve, profesor Rami Memushaj shprehet se deri tani për të mbrojtur gjuhën shqipe janë bërë vetëm deklarata dhe asgjë konkrete nga institucionet përgjegjëse. “Shteti e ka braktisur gjuhën shqipe. Kemi vetëm disa përpjekje apo deklarime, si përshembull ajo që kryeministri ka thënë, që të bëhet gjuha shqipe në universitet apo do të vëmë redaktor në institucione, por ne nuk kemi një ligj për gjuhën siç e ka Maqedonia e veriut, që parashikon sanksione për shkelësit e normës. Ne kemi vendim të këshillit të ministrave të periudhës para ‘90 për zbatimin e drejtshkrimit, dhe për vendosjen e redaktorëve në institucionet botuese, në institucionet shtetërore, në ministri, në komitetet ekzekutive që ishin atë kohë. Ky vendim sot nuk njihet. Duhet të zbatohet ajo VKM e kohës ose të ketë një tjetër vendim, që të ketë një përgjegjësi nga institucionet, apo shtëpitë botuese”, shton më tej gjuhëtari.

 Instituti me 21 punonjës

Drejtori i Institutit të Gjuhësisë edhe Letërsisë, profesor Valter Memisha shprehet se duhet të shtohen kapacitetet intelektuale, pasi sot janë vetëm 21 punonjës në institut. “Duke ditur nga profilin e punës ne duam të shtojmë kapacitetet intelektuale dhe kapacitetet financiare. Ne jemi 21 veta në institut. Vetëm në sektorin e gramatikës së historisë së gjuhës edhe të dialektologjisë dhe të studimeve sociolinguistike 6-7 veta janë gjithsej. Po kush do merret me sintaksën, morfologjinë dhe studimet e terrenit? Kush do të merret me kulturën e gjuhës dhe të tjera. Pra është një numër shumë i vogël. Ka ardhur koha, që duke qenë zhvillime kaq të fuqishme të gjuhës që ndjek hap pas hapi zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe të tjera, sot ne kemi nevojë për studime të terrenit”, shprehet profesori Valter Memisha drejtues i institutit. Problem shqetësues sipas tij është dhe fakti, që u bënë 18 vjet që nuk zhvillohen ekspedita. “Unë e kam thënë që ekspedita e fundit që ka bërë Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në terren është në vitin 2001 në Kosovë. Pra kemi 18 vjet, që nuk kemi bërë asnjë ekspeditë. Përse nuk bëhet? Se nuk ka fonde, por dhe forcat i kemi të reduktuar në minimum. Ne nuk kemi më dialektologë të terrenit”, shton më tej profesor Memisha. Duke folur për këto shqetësime drejtuesi i Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë vijon se ka tre dekada, që nuk shkon fjalori i gjuhës shqipe në shkolla. “Nëse në vend mund të jenë 2000 apo 2500 shkolla ka të paktën 30 vjet që nuk vete asnjë fjalor i gjuhës shqipe, sepse nuk ka më institucionalisht. Para vitit ‘90 ministria çonte fjalorë, që në bibliotekat e shkollave në fshatin më të largët deri dhe te bibliotekat e lagjeve në Tiranë. Veprat që ne kemi si institucion janë krijuar nga leksikografë profesionistë dhe nga akademikë të njohur si Jani Thomai, Miço Samara, Hajri Shehu, etj. Po ju jap një fakt, në 2011 mbarojmë një fjalor 35 mijë fjalësh për sistemin parauniversitar. Më pas në 2013 ne ishim një grup prej tre vetash na priti ministrja e Arsimit, u fol për botimin, por fjalori sot e kësaj dite nuk është botuar ende”, shprehet profesor Valter Memisha. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë është institucion kërkimor-shkencor për studimin e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 08:23

Restaurimi i një objekti për të është një formulë kimie ose fizike. Me orë të tëra për të kërkuar një zgjidhje, e cila mes shumë alternativash duhet të jetë e duhura, përndryshe dëmi do të jetë i pakthyeshëm.

Postuar: 24/08/2019 - 07:59

Filmi “The Van” po garon me 14 filma të tjerë për të fituar “Zemrën e Sarajevës

Postuar: 24/08/2019 - 07:57

Arkeologjia shqiptare është vënë në “lupën” e francezëve dhe italianëve.

Postuar: 23/08/2019 - 07:57

Që kur ka nisur diskutimi për teatrin e ri, kam pasur rastin të takoj shumë nga miqtë e mi aktorë

Postuar: 23/08/2019 - 07:55

Biseda e parë në Art House School do të bëhet me artistët Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita.

Postuar: 23/08/2019 - 07:54

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është në garën kryesore të Festivalit

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Di