Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

GKA çel më në fund dyert për publikun, ekspozita e parë vjen nga një kosovar, proteston skulptori Ermir Grezda

Postuar: 22/03/2019 - 07:26

Ekspozita “As mik, as armik” është e para për këtë vit, që vjen për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve. Pas ekspozitës së tetorit një vit më parë që u mbyll në janar të këtij viti, kur ka kaluar mesi i muajit mars GKA çel më në fund dyert për publikun. Ekspozita e parë vjen me fotografi dhe instalacione nga artisti kosovar Sokol Beqiri. Por ndërsa brenda Galerisë Kombëtare prezantohej kjo ekspozitë, jashtë saj skulptori Ermir Grezda protestonte nëpërmjet një pankarte, sipas së cilës GKA nuk po pranon më artistë të Shqipërisë. “Kjo galeri nuk funksionon fare për ne që jemi artistë të këtij vend, këtë nuk e them vetëm unë por dhe shumë të tjerë. Askush nuk reagon as nga Ministria e Kulturës. GKA ne na ka mbyllur dyert. Unë e kam shkruar Galeria e Arteve: Shkololli 2019 jo artistëve të Tiranës”, shprehet Grezda. Reagimi i skulptorit vjen në vijim dhe të artistëve të tjerë, që janë shprehur mbi këtë problematikë që sipas tyre është në GKA. Në galeri ekspozita e artistit Sokol Beqiri vjen e kuruar nga Galit Eilat. Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe në përkujtim të 20 vjetorit të intervenimit humanitar të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për të përkujtuar këtë datë artisti nga Peja, Sokol Beqiri, vjen në Tiranë duke sjellë dëshmitë e asaj kohe me qëllimin e qartë, që në rast se arti nuk mund të shpëtojë, të paktën duhet të raportojë. Një piedestal, pemë në një mal, një djalë i shtrirë përtokë apo fotografi të heronjve janë disa nga elementët e ekspozitës së artistit nga Kosova. Ai fillon ekspozitën me një pikaçu të vendosur mbi një gur që gjithçka tjetër është e shkatërruar, por ngelet vetëm fjala “popullit”, më pas pemët simbolizojnë malin. Dhuna portretizohet shpesh vetëm si dëshmi e uniformave të luftës dhe pozave të sovranit. “Këto statuja, kam shfrytëzuar rastin t’i fotografoj se kanë qenë brenda territorit ku ka qenë KFOR i vendosur. Unë kam qenë i vetëdijshëm, që sapo të lirohej ai lokacion kishin për t’u shkatërruar dhe kam shfrytëzuar rastin në moment. Këtu i kam gjetur policët pak para se të lironin lokacionin dhe i kam bërë fotot”, tregon artisti për punët e tij.

 Lufta në syrin e artistit

Në tekstin e saj kuratorja Galit Eilat shkruan se stili i drejtpërdrejtë dhe faktik që Sokol Beqiri përdor në punët e tij pas vitit 1999 nuk është i rastësishëm; kjo është një zgjedhje e vetëdijshme teknike. “Tmerret e luftës na shfaqen krejt të zhveshura, nëpërmjet syrit të të mbijetuarit, dhe zgjedhjet estetike të artistit nuk e lejojnë shikuesin ta largojë shikimin. Jemi të privuar edhe nga ndjenja e katarsisit; këto ngjarje kanë ndodhur dhe nga to nuk ka ardhur asnjë e mirë. Nuk gjejmë as shëlbim, dhe shikuesi nuk fshihet dot nga mesazhi i qartë i punëve. Nëse arti nuk mund të na shpëtojë, të paktën mund të përshkruajë dhe të raportojë; roli që merr Beqiri është roli i dëshmitarit, i cili është këtu për të raportuar dhe për të na kujtuar tmerret që nuk mund t’i harrojmë”, shkruan ajo. Sipas kuratores, është kjo formë e teknikës, ky vështrim i palëkundur i artistit, që i kthen në jetë kujtimet e luftës në Kosovë. Kuratorja Eilat vijon se lufta gjithmonë ka kërkuar të jetë e përfaqësuar në art, në art të lavdit dhe të shenjtërimit. “Dhuna portretizohet shpesh vetëm si dëshmi e uniformave të luftës dhe pozave të sovranit, që ushtron dhunë që supozohet të jetë legjitime dhe që duhet për rend politik, apo me fjalë të tjera, për vetë sovranitetin. Megjithatë, kur dhuna bëhet shprehja e përhershme e sovranit, kur të qenurit i përjashtuar kthehet në normë, kur sovrani nuk përfaqëson më pushtetin, por është vet pushteti i ushtruar, atëherë i shmanget përfaqësimit piktoresk përveç në banalitetet e jetës së përditshme”, shkruan ajo. Ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë hapur për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve deri në datë 2 qershor 2019.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:54

Në Ditën Botërore të Librit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pedagogët theksuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet libri në Shqipëri.

Postuar: 24/04/2019 - 07:52

 Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” me skenar dhe regji nga Marco L

Postuar: 24/04/2019 - 07:49

Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se te “arTurbina” nuk do të pranojë kurrë të shko

Postuar: 23/04/2019 - 07:42

Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh për dy mbrëmje me rradhë në s

Postuar: 23/04/2019 - 07:41

Në “Moscow International Film Festival” u shfaq premiera botërore e filmit artistik &

Postuar: 23/04/2019 - 07:39

Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa u shpall filmi më i mirë i huaj në “Ar

Postuar: 23/04/2019 - 07:38

Shkrimtarë dhe studiues sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit shprehen se ndihen të larguar nga Mi