
Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

GKA mbyll dyert të mërkurën dhe të enjten, hapet të premten për vizitorët

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Dhjetor 2020

Galeria Kombëtare e Arteve të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë mbyllur për vizitorët. Institucioni lajmëron se mbyllja bëhet për mirëmbajtjen rutinë gjatë këtyre ditëve. Pas dy ditëve që do të qëndrojë mbyllur, GKA bën me dije se hap dyert për vizitorët ditën e premte. “Duam t’ju bëjmë me dije se Galeria Kombëtare e Arteve do të jetë e mbyllur për mirëmbajtjen rutinë gjatë këtyre ditëve: e mërkurë 23 - e enjte 24 dhjetor, 2020. Do të rihapim të premten, 25 dhjetor, ora 10:00. Jeni të mirëpritur të vizitoni Galerinë Kombëtare të Arteve nga e hëna në të shtunë, orari 10:00-16:00”, thuhet në njoftimin e institucionit. Galeria Kombëtare e Arteve në mjediset e saj këto kohë prezantoi ekspozitën “Arkiv i Hapur”, një përzgjedhje e veprave të ndryshme nga autorë shqiptarë. Ekspozita përmban punime, të cilat janë pjesë e koleksionit të gjerë të Galerisë Kombëtare të Arteve. E hapur prej disa javësh, ekspozita nuk u shoqërua me një ceremoni inaugurimi, në respekt të masave të marra ndaj covid-19. Kjo është një ekspozitë që hapet në një kohë pandemie dhe më herët ishte lajmëruar nga institucioni për disa rregulla, që duhet të respektohen nga vizitorët. Ekspozita është e kuruar nga drejtori i galerisë, Erzen Shkololli. Rreth 660 vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve bëjnë pjesë në këtë ekspozitë, e cila është e pasur me vepra nga zhanre të ndryshme, si pikturë, skulpturë, karikaturë, etj. Ky koleksion vjen me autorë të cilët kanë shënjuar artin në Shqipëri si Anastas Ballamaci, Spiro Xega, Vangjush Mio, Simon Rrota, Andrea Kushi, Nexhmedin Zajmi, Abdurrahim Buza, Zef Kolombi, Sofia Zengo Papadhimitri, Zef Shoshi, Dhimitër Theodhori, Danish Jukniu, Sadik Kaceli, Edi Hila e shumë autorë të njohur. Piktura më e vjetër ekspozuar në këtë ekspozitë daton në vitin 1889 dhe është një vepër me portretin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e realizuar nga Anastas Ballamaçi. Galeria Kombëtare e Arteve ruan një koleksion prej 6 mijë veprash, të cilat datojnë nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883-1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII - XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990), pavioni i artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar.
Më të lexuarat


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe IKRTK, me projekte në veprat origjinale dhe krijimin e fondeve digjitale

Zana Çela: Artistët e rinj, mbështetja e teatrit

Mustafa Tukaj: Të shikohen forma dhe tendencat e reja në dramën shqipe, nëse duam ta mbajmë gjallë duhet investim nga qeveria

Mustafa Arapi ndahet nga jeta, Miqtë: Shqipëria humbi një artist të madh, një restaurator e studiues me vlera

Teatri i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”

ASA: Puna për “Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920” solli produkt të vyer

AMT: Ministria e Kulturës të përgjigjet, pse u nxorën nga lista e monumenteve dhjetëra vila monument kulture?

“ArtOn”, për ekspozimin e veprave në vende publike

Albumi “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Trashëgimia kulturore, me rënie të numrit të vizitorëve në vitin 2020
