BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Kultura

Godina e Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë zgjidh problemet e hapësirës dhe kushteve

Godina e Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë zgjidh problemet e

Arkivi Qendror Shtetëror në Shkozë me një godinë të re. Një investim madhor në fushën e arkivave nga qeveria shqiptare, dhe ndërtesa e parë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, e ndërtuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore të ruajtjes dhe sigurisë së dokumenteve. Në njoftimin e Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thuhet se ky investim përmbush të gjitha kërkesat specifike për një konservim dhe akses të dokumentacionit në lidhje me historinë, kujtesën dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. Në inspektimin e përfundimit të kësaj godine, i pranishëm ishte kryeministrit i Shqipërisë. z. Edi Rama i cili pa nga afër këtë investim strategjik të qeverisë për një nga institucionet qendrore dhe të rëndësisë së veçantë në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Ardit Bido tha se në një vendruajtje janë disa parametra, ato që bëjnë diferencën. “Sistemi mundëson që ne të ruajmë në kushte optimale gjithçka, që të mos kemi rrezikun ndaj zjarrit, të mos kemi probleme me lagështirën, se lagështira është më e tmerrshme për dokumentin se vet zjarri. Në aspektin afatgjatë dhe degraduese, e shkatërron dokumentin në mënyrë pa kthim, tashmë kemi sensor lagështie automatike, kemi gjithashtu sistemet e fundit ndaj shuarjes së zjarrit. Do të shohim si ndryshon nata me ditën mënyra se si do të ruhet dokumentacioni arkivor. Ky është investimi madhor dhe qeveria shqiptare e bëri investimin madhor në fushën e arkivave”, tha Bidon në fjalën e tij. Vendruajtja e re e Arkivit Qendror Shtetëror ka sipërfaqe rreth 1850 metër katrorë, me dy kate, e ndarë në tetë hapësira (depo) të krijuara posaçërisht për konservimin dhe ruajtjen e dokumentacionit. Kapaciteti është rreth 75 mijë kuti me dokumentacion historik, gjë që e sigurojnë raftet lëvizëse me parametra optimalë. Ato janë depozitat e magazinimit të dokumentacionit që ruhet në fondet e DPA-së. Gjithashtu në katin e parë ka hapësirë për sektorë të ndryshëm të brendshëm të punës për stafin e institucionit. Në njoftimin zyrtar thuhet se pas këtij investimi, kjo godinë zgjidh përfundimisht një nga problemet që institucioni ka hasur për më shumë se 30 vjet, mungesën e hapësirës dhe kushtet optimale për ruajtjen dhe sigurinë maksimale të dokumentacionin.