BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

Godina që dikur u ngrit për të qenë Parlamenti i parë shqiptar dhe shndërrua në Teatër Kukullash po i nënshtrohet restaurimit, ndërhyrjet prekin çdo element të ndërtesës

Godina që dikur u ngrit për të qenë Parlamenti i parë

Ndërtesa e Teatrit të Kukullave është një godinë historike. Godina më parë pësoi dëmtime nga tërmeti dhe tani është në restaurim. Godina e Teatrit të Kukullave gëzon statusin monument kulture dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se ndërhyrjet në këtë ndërtesë prekin çdo element të saj. Për këtë ndërtesë historike, që dikur u ndërtua për të qenë Parlamenti i parë shqiptar, ministrja e Kulturës Margariti u shpreh pak ditë më parë dhe në rrjete sociale. Ministrja Margariti thotë se godina e Teatrit të Kukullave do të vazhdojë që ti shërbejë kulturës. Ministrja Margariti shton më tej se ndërhyrja restauruese në këtë ndërtesë historike është mundësuar falë programit të Bashkimit Europian në vendin tonë. “E dëmtuar nga tërmeti, por edhe koha, godina që dikur u ngrit për të qenë Parlamenti i parë shqiptar dhe shndërruar gjatë diktaturës në Teatër Kukullash, po i nënshtrohet restaurimit. Duke ruajtur vlerat e saj historike dhe arkitektonike, kjo ndërtesë do të vazhdojë t’i shërbejë kulturës, falë ndërhyrjes restauruese, mundësuar nga programi i Bashkimit Europian “EU4Culture” dhe zbatuar nga UNOPS. Ndërhyrjet prekin çdo element të ndërtesës, që nga dyshemeja, muret, çatia, dyert e dritaret, duke e rikthyer atë në jetë”, shprehet ministrja Margariti për këtë ndërtesë. Më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi punimet, që po kryhen në këtë ndërtesë që sot gëzon statusin monument kulture.

Ndërtesa  dhe ndërhyrjet

Për këtë ndërtesë që tashmë është në restaurim më parë janë shprehur dhe artistë të ndryshëm, por dhe specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore në vend, duke theksuar vlerat që ka nga ana historike, si dhe të  trashëgimisë kulturore në vendin tonë.  Ndërtesa e Teatrit të Kukullave u ndërtua fillimisht në vitet 1920 dhe aty qe vendosur parlamenti i parë shqiptar; në vitet 50 u zgjerua kur u bë Teatër Kukullash. Ndërtesa vuan nga një mungesë serioze e riparimeve dhe mirëmbajtjes; tërmeti i vitit 2019 shkaktoi dëme të dukshme strukturore. Ndërhyrjet e propozuara dhe që synohen të zbatohen për rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Kukullave, në lidhje me projektin “EU4Culture” përfshijnë kategori të ndryshme si riparim i plotë strukturor, ruajtja e fasadës historike, restaurimi dhe përmirësimi i ambienteve të brendshme duke përfshirë sallën e publikut, skenën, mobiliet, ekspozitat muzeale, njësitë teknike, të shërbimeve dhe administratës, përmirësimi i mekanizmave të skenës dhe i vetë skenës për të pritur lloje të shumta të shfaqjeve teatrale, peizazhi urban përreth zonës duhet të mundësojë aktivitete në natyrë, etj. “EU4Culture” është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore ndonjëherë të hartuar nga Bashkimi Europian për sa i përket numrit të monumenteve dhe fondeve të përfshira.