
"Nga 1 korriku do rrisim pagat për ...", kryeministri Rama jep lajmin e mirë

Nga miqësia te nxjerrja në pritë, si u tradhtua Dumani nga shoku i tij pas planifikimit të atentatit ndaj dhëndrit të ish-kryebashiakut të njohur, zbardhen detaje

Debate të ashpra në mbledhjen e PD-së, zbardhet vendimi i papritur i Alibeajt dhe deputetëve të pranishëm për zgjedhjen e Presidentit të ri: Ata e thyen marrëveshjen! (REPLIKAT)

Alibeaj mbledh deputetët demokratë, Sali Berisha shkon me urgjencë në selinë blu dhe e sulmon hapur: Ai nuk ka asnjë tagër në PD!

Gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës, prokurori i njohur merr lajmin e keq

Të pathëna nga dosja/ Klodiana Lala tregon si pinë gjakun e njëri-tjetrit dhe u bënë vëllezër Nuredin Dumani me Festim Qolin pasi vranë me thikë Fatmira Dedën, si nxorën në skenë Talo Çelën

Spartak Ngjela: Arrestimi i ministrave të Ramës ka trembur Metën dhe Berishën, ky binom është mamuth korrupsioni dhe nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit penal

Fatos Klosi: Meta politikan i korruptuar, është bërë bashkë me Saliun pasi synon të marrë drejtimin e opozitës, SHBA ka prova përvëluese për Berishën

“Gof” shkruar nga Anton Pashku në 1976, që njihet si drama e parë e absurdit shqip në “MetroFest”

Shkruar nga Julia Vrapi 4 Dhjetor 2021

Drama “Gof” erdhi për publikun në javën e katërt të festivalit “MetroFest. Vepra e autorit Anton Pashku shkruar në vitin 1976 erdhi premierë në skenën e teatrit Metropol, me regji nga Shkëlzen Berisha. Vepër e një nga autorëve më të veçantë të letrave shqipe, që nga studiuesit është cilësuar me një mjeshtëri të lartë artistike. “Gof” njihet si drama e parë e absurdit në shqip, që në rrafsh formal, stilistik e tipologjik aplikon me sukses disa principe krijuese të postmodernizmit. Me dramaturgji dhe regji nga Shkëlzen Berisha në role Amri Hasanlli, Endrit Ahmetaj, Julian Hudhra. As/regjisor Mihal Kaçi, skenografia Divni Gushta, kostumografia Frenci Gjerasi dhe kënga Ketjona Pecnikaj dhe Mihal Kaçi. Ngjarjet në vepër janë në një kasolle malit përpjetë, ku kanë mbetur të ngujuar tre alpinistë, që ishin nisur për të shkuar në bjeshkët e namuna. Një ortek i izoloi aty dhe në përpjekje për të mbushur kohën e pritjes, ata përshkojnë një rrjedhë historike të ngjarjeve më të mëdha që shqiptarët kanë kaluar e deri më sot. Vepra u shfaq si premierë në datat 25-28 nëntor dhe sipas teatrit u mirëprit nga publiku. “Jemi të lumtur që në këtë edicion të “MetroFest” sollëm në skenë veprën e parë të absurdit shqiptar shkruar nga Anton Pashku, i krahasuar nga kritika letrare si i përafërt me George Orwell, Franz Kafka dhe Robert Musil. Faleminderit publikut për mbështetjen! Ju ftojmë të ndiqni programin në vazhdim të “MetroFest 5”” shprehet teatri në faqen e tij, që për të pestin vit me radhë organizon festivalin dedikuar veprës shqiptare të arkivit.
Vepra teatrore
Ngjarjet e dramës ''Gof'' vendosen në vitin 1939, në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri. Autori veçon tri veti reagimesh individuale: Lulashin, Luluan dhe Lulanin. Kur pushtohet atdheu ata mbesin të ngujuar në një shtëpi të braktisur dhe aty reagojnë secili në mënyrën e vet. Personazhet denoncojnë njëri-tjetrin për ligësi dhe zihen për të gjetur shtegdalje. “Gofi” është e cilësuar si vepra e parë shqiptare e absurdit dhe teatri shprehet, se në leximin e parë regjisorial dhe në lexime të tjera më pas, regjisorit ia ka sjellë në mendje një pjesë të “historisë” të mosveprimit shqiptar - letargjisë shqiptare, moskuptimit të momenteve historike dhe përpunimi i tekstit është lidhur me fenomenin e përsëritur shqiptar të këtyre mosleximeve të momenteve historike, përplasjes së prijësve, bajraktarizmit të tyre që është ende aktuale sidomos që nga viti 1999 e sot. “Synimi i përgjithshëm është që përmes thumbit e ironisë të nxisë reflektim, jo mesazhe, por nxitje për reflektim. Të arrijë një realitet teatror ku përpjekja e punës të jetë ekipore të vërehet qartë si bashkëveprim i përsosur ansambli”, shkruan teatri. Anton Pashku konsiderohet ndër stilistët më të mirë të letërsisë shqipe. Bënte pjesë në brezin që hodhi themelet e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.
Më të lexuarat


“Sezoni i filmave klasikë” në Festivalin e Kanës, AQSHF me filmin “Koncert në vitin 1936” prodhim i vitit 1978

Akrobatja Fiona Rushiti: Performancën e re e kam lidhur me historinë e jetës time

Agim Janina: Mospasurimi i fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve ka krijuar një humnerë të madhe, duke e ndalur pasqyrimin e artit deri në ditët tona

Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino

Koncerti kushtuar pianistes së parë shqiptare Lola Gjoka bën bashkë artistët

Ansambli Popullor, një tur në qytetet turistike të vendit, nis nga Saranda

Debati për parkun e Butrintit në Akademinë e Shkencave, studiuesi Auron Tare: Ju që keni firmosurdo t’ju mbetet emri në histori që dorëzuat Butrintin

Parku kombëtar i Butrintit, Margariti: Të shtohen shërbimet

Marrëveshja për Butrintin, arkeologu Apollon Baçe: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni, parkun po ua japim të tjerëve

Java e Kulturës Greke, një koncert për publikun në Tiranë
