BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Graviteti Magjik” sjell për herë të parë kryeveprat e Marc Chagall në Shqipëri

“Graviteti Magjik” sjell për herë të parë

Ekspozita “Chagall: Graviteti Magjik” prezanton për publikun më shumë se 180 gravura dhe grafika për herë të parë në Shqipëri. Ekspozita vjen me një përzgjedhje grafike nga tre ciklet e tij më të njohura ilustrative për libra: “Shpirtra të Vdekur” të Gogol, “Stuhia” të Shekspirit dhe “Fabulat” e La Fontenit. Artisti i famshëm ruso-francez Marc Chagall në më shumë se shtatëdhjetë vjet aktivitet, e shprehu veten përmes çdo mediumi në dispozicion të tij: nga piktura, grafika, qeramika dhe vizatimi, deri tek vitrazhi, mozaiku, endja në tezgjah, skulptura monumentale dhe skenografia. Ai krijoi një univers në të cilin figurat njerëzore, kafshët dhe skena të marra nga traditat hebraike jetojnë krah për krah me referenca biblike dhe fetare. Ekspozita në COD u hap për publikun e kuruar nga artisti Vladimir Myrtezai. Në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri në ceremoninë e çeljes së ekspozitës të titulluar “Chagall: Graviteti Magjik” ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij kryeministri Rama pohoi se ishte një ekspozitë mbresëlënëse. “Është sidoqoftë mjaft frymëzuese edhe në të njëjtën kohë unë mendoj se është mbresëlënëse, që të kemi këtë koleksion të këtyre kryeveprave”, u shpreh mes të tjerave Rama. Kuratori i ekspozitës Vladimir Myrtezai pohoi se emri i Chagall përbënte dhe frymëzimin për piktorët. “Për një brez 40 -50 dhe 60-vjeçarësh, Chagall ishte një simbol kufitar që e ndante kufirin, se nga koha që erdhëm ishte një kohë shumë e zënë dhe shumë e mbyllur, kështu që disa nga këta autorë veçanërisht të periudhës së artit modernë bënin atë stimën e madhe, frymëzimin e madh për të gjithë piktorët”, pohoi kuratori Myrtezai. Ekspozita që u hap më datë 19 tetor do të qëndrojë për publikun deri më datë 12 janar të vitin 2019.

Veprat e Chagall

Marc Chagall (1887-1985) është një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të XX-të. Është e vërtetë se Chagall e shprehu botën e tij të brendshme përmes pikturës dhe ngjyrës, por është gjithashtu e vërtetë se grafika ishte shumë afër zemrës së mjeshtrit ruso- francez. “Pllakat e tij të gravurës ngjajnë si pyje shenjash, mbushur plot me gdhendjet tronditëse të artistit dhe të ngjashme me punën e Rembrandt-it dhe Goja-s. Gravurat e tij (në këtë ekspozitë cilësisht litografi dhe akuaforte) të mahnitin, duke demonstruar aftësinë e tij gjeniale për të balancuar vlera të ndryshme tonale; ato shfaqin aftësitë e tij të jashtëzakonshme në raportet mes të bardhës dhe të zezës, si dhe na zbulojnë dorën e tij unike, kaq delikate dhe të dallueshme në ‘gjestet’ dhe ‘prekjet’ e veçanta dhe intime”, thuhet në materialin mbi ekspozitën. Pasi u zhvendos në Paris, Chagall-it iu afrua francezi Ambroise Vollard (1866-1939, që është një nga galeristët, tregtarët dhe mecenatët më të njohur dhe më të rëndësishëm të artit në shekullin e 20-të), i cili dëshironte të komisiononte Chagall-in për të prodhuar një seri gravurash për një “livre de peintre” (libër artisti). Chagall e refuzoi zgjedhjen e teksteve që propozonte Vollard’s dhe në vend të tyre sugjeroi të ilustronte romanin “Shpirtra të Vdekur” nga Nikolai Gogol. Rezultati i kësaj pune është një nga kryeveprat e artit modern në gravurë. Në vitin 1927 Chagall filloi të punojë për një projekt tjetër për Vollard, një seri gravurash për ilustrimin e “Fabulave” të mrekullueshme të La Fontenit. Teknikisht këto vepra ndryshojnë shumë nga ato të “Shpirtrave të Vdekur”. Prodhuar në moshën 88 vjeçare, “Stuhia” e Shekspirit paraqet si cikël i plotë rreth 50 ilustrime që reflektojnë interpretimin e Chagall-it të magjikes Shekspiriane tek drama “Stuhia”. Ekspozitën e mbyll një cikël me 13 litografi që janë një përmbledhje sintetizuese e diapazonit koloristik dhe tematik të universit Chagall-ian.

Nga Julia Vrap