BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

Greis Shametaj: “Flauti Magjik” një opera që përfshin komiken, aventurën, urrejtjen, ku në përfundim mbizotëron dashuria

Greis Shametaj: “Flauti Magjik” një opera që përfshin

Opera “Flauti magjik” e Moxartit me melodinë e saj të jashtëzakonshme për 3 ditë radhazi në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra e Moxartit bën bashkë artistë të TKOB-së, si dhe studentë të arteve. Me një libret i bazuar në një përrallë me nota të holla humori dhe plot mistere, Tamino dërgohet nga Mbretëresha e Natës për të shpëtuar vajzën e saj Pamina nga prifti i lartë Sarastro. Megjithatë, gjatë aventurës së tij, Tamino vlerëson vlerat dhe idealet e Sarastros dhe i bashkohet rrugëtimit të tij. Studentja e arteve Greis Shametaj vjen në rolin e Mbretëreshës së Natës në veprën e Moxartit. Ajo shprehet se është një opera, ku në fund mbizotëron dashuria. “Siç ka edhe emrin “Magjik” ashtu është në të vërtetë. Një opera që në të cilën përfshin komiken, aventurën, dashurinë, urrejtjen ku në përfundim mbizotëron dashuria dhe lumturia. Mjaft e bukur dhe e dashur për miqtë tanë të vegjël, por jo vetëm”, shprehet Shametaj, që studion në Universitetin e Arteve Master-II. Testamenti shpirtëror i Moxart-it do të përcillet përgjatë datave 26, 27 dhe 28 maj, me operën për fëmijë dhe familje “Flauti Magjik”, një vepër shumëdimensionale ku të vegjlit artdashës do përfshihen totalisht në një botë magjike. Në vepër Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, dirigjent Dritan Lumshi, regjisore Ada Gurra, solistët e TKOB-së dhe studentët e Universitetit të Arteve. Por Mbretëresha e Natës për sopranon e re Greis Shametaj ishte një rol për të cilin ajo vlerëson dhe mbështetjen e pedagogeve të saj. “Një rol që sa është i bukur, kërkon dhe një intensitet të madh. Nga ana artistike ka patur vështirësitë e veta gjatë rrugës, por nuk do t’ia dilja pa mbështetjen e pedagogeve të mia, Eva Golemi - udhëheqësja ime artistike prej 5 vitesh dhe Ingrid Pulizo-concertmaester. Gjithashtu dhe ndihmesë shumë e madhe për mua artistikisht ka qenë dhe është maestro Dritan Lumshi. Dua gjithashtu të falenderoj drejtuesen e projektit Ulpiana Aliaj dhe regjisoren Ada Gurra për punën e palodhur. Një falenderim i veçantë shkon për drejtoreshën e TKOB-së Abigeila Voshtina, e cila na jep mundësinë dhe ne të rinjve të performojmë dhe të marrim eksperiencë skenike dhe artistike”, shprehet Shametaj, që do të jetë Mbretëresha e Natës te “Flauti magjik”.

Vepra e Moxartit

“Flauti Magjik” është  kompozuar nga Wolfgang Amadeus Moxart dhe me Libret të Emanuel Schikaneder. Për herë të parë është vënë në skenë, në Vjenë më 30 shtator 1791. Zyrtarisht libreti i “Flauti Magjik” është shkruar nga Schikaneder, mason i Lozhës në Vjenë, por duhet pranuar me forcë influenca në çdo varg e letrarit dhe masonit Moxart. Ai donte që kjo vepër të ishte testamenti i tij shpirtëror. Shumë i gjetur është kuptimi simbolik i veprës për t’ia dedikuar këtë meritë vetëm Schikaneder, sigurisht njeri i teatrit dhe këngëtar i shkëlqyer, me të drejtë interpretues i personazhit të Papagenos dhe jo Taminos. Nga ana tjetër Moxart në finalen e Rrëmbimit nga Saraji transformon historinë romantike në një parabolë të Lessingu-t mbi bujarinë dhe bashkëjetesën njerëzore. Mbi origjinën e “Flautit Magjik” ka shumë legjenda. “Flauti Magjik” është një opera e mbushur me mister, e mbështjellë me një pëlhurë përrallore dhe pranimi me këtë kusht, pa spekuluar shumë mbi këtë, është e vetmja rrugë për të hyrë brenda botës së veprës. Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në “Flautin Magjik” ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një logjikë dramatike. Në operën “Flauti Magjik”, gjen shprehjen e saj më të lartë, toni popullor dhe komik, sensualiteti dhe solemniteti i shenjtë ndodhin dhe alternohen vazhdimisht përballë vdekjes.