BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Kultura

Grupi “Duncreagan” me balada irlandeze, skoceze dhe shqiptare në Akademinë e Shkencave

Grupi “Duncreagan” me balada irlandeze, skoceze dhe shqiptare

Grupi  “Duncreagan”, një koncert në Akademisë së Shkencave, në kuadër të konferencës së 50-të ndërkombëtare të studiuesve të baladës “Ballads and the Audience in Time and Space”, që do të mbahet në datat 1-6 shtator.  Një koncert me organizatorë ASH dhe Thomas McKean, presidenti i mëparshëm i Komisionit Ndërkombëtar të Baladave /“Kommission für Volksdichtung” / “International Ballad Commission” / “Commission internationale pour l'étude de la chanson populaire”. Performuesit e grupit “Duncreagan” sollën stilin e tyre të gjallë të muzikës kelte në Tiranë këtë javë. Treshes veterane të Tom McKean (vokal, bodhrán, buzuk), Carrick Eggleston (fizarmonikë) dhe Kelley Bishop (kitarë, mandolinë, harmonikë) i bashkohet Sara Reith, një violiniste e talentuar dhe fyelltare nga Skocia. Të njohur për këngët e tyre të pazakonta dhe për meloditë emocionuese, repertori i “Duncreagan” përfshin balada skoceze, histori tragjike dashurie, “muzikë goje” dhe këngë galike, shoqëruar më shumë nga instrumentet e thjeshta e të vjetra të muzikës popullore tradicionale, që mundësojnë performanca muzikore nga marshet e meloditë e ngadalta. Lideri i grupit “Duncreagan”, Thomas McKean në konferencën për mediat një ditë më parë shprehu kënaqësinë e organizimit të këtij koncerti për herë të parë në Shqipëri. “Shqipërinë e kam njohur më parë nga folklori. Duke studiuar folklorin, unë studiova edhe historinë e lashtë të popullit shqiptar. Jam shumë i kënaqur që do të perfomojnë këtu bashkë me këngët tradicionale edhe këngët shqiptare”, tha Thomas McKean disa orë para koncertit. I pranishëm në konferencë, akademik Shaban Sinani tha se konferenca e 50-të ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës ka një rëndësi të veçantë për kërkimin shkencor të traditës dhe trashëgimisë kulturore. “Konferenca do të hedhë dritë në dimensionet e njohjes së krijimtarinë të kohëve moderne dhe produktet e saj, si pjesë e folklorit dhe traditës”, tha ai. Koncerti ishte i ndarë në dy pjesë.