BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Kultura

Grupimi “Muri” hap ekspozitën e parë në Galerinë e Artit Tiranë, krijimtaria e 12 artistëve të njohur

Grupimi “Muri” hap ekspozitën e parë në Galerinë

Grupimi i artistëve “Muri” hap ekspozitën e parë këto ditë dhjetori në Galerinë e Artit Tiranë. Një grup autorësh të njohur, që prezantohen me punime të ndryshme në GAT. Ekspozita hapet mbrëmjen e datës 7 dhjetor dhe është kuruar nga Rudi Erebara. Formimi i grupit "Muri" ishte njoftuar para disa kohësh dhe kjo ekspozitë do të pasohet me të tjera në të ardhmen në aktivitetin e artistëve. Krijimtarinë e tyre në Galerinë e Artit Tiranë do ta shpërfaqin artistët të njohur si Adrian Devolli, Leon Çika, Marjana Goxhabelliu, Mira Kuçuku, Arben Meksi, Llambrini Dena, Fatmir Minga, Fatmir Tufina, Violeta Kongo, Agron Polovina dhe Luan Boriçi. Pjesë e saj janë dhe punët e piktorit Mustafa Arapi, që fatkeqësisht është ndarë nga jeta më parë. Rudi Erebara në krye të albumit "Muri" me krijimtarinë e 12 artistëve shqiptarë, piktorë, qeramistë, grafistë, shkruan se muri është simboli, që shpjegon më së mirë se çdo gjë tjetër, njeriun. Erabara shprehet se jeta e njeriut është e lidhur me murin si lëkura pas mishit. “Njeriu është shprehur shpirtërisht me aktin, që kur ndërtoi murin e parë. Edhe e pikturoi atë. Sepse ashtu si me hijen e vet, njeriu u përball me murin. Aty mati veten edhe të tjerët. Mbi mur njeriu u dha sipas mendjes së tij formë perëndive. Njeriu mbi mur duke kërkuar shpirtëroren krijoi edhe krahasimin e parë të vlerave. Muri është vendi ku njeriu vari etalonet me një gozhdë. Objekte, të cilat i njohu si dëshmi të barabarta me ligjet e fizikës, me fenomenet e natyrës. Njeriu e ngriti qëndrimin mbi mur të krahasonte në radhë të parë veten, pastaj edhe të krahasohej me të tjerët. Në faqen e murit njeriu ka mbërthyer edhe shpresën për të arritur të jetë i pavdekshëm”, shkruan ai.

Aktiviteti në artin pamor

Pjesëmarrës në ekspozitë piktori i njohur Adrian Devolli thotë se “Muri” është grupimi i artistëve, që janë bërë bashkë për të zhvilluar aktivitetin në jetën artistike në fushën e artit pamor. Për piktorin e njohur shumë rëndësi ka dhe përballja e vlerave. Piktori Adrian Devolli thotë mes të tjerave se në art duhet të jetë edhe kritika. “Bashkë me njerëzimin ka lindur dhe arti. Por në Shqipëri nuk ka kritikë dhe mungon përballja e vlerave. Njeriu duhet të përballet. Kjo është domosdoshmëria e kësaj gjendje dhe vetëm marrëdhënia në bashkësi sjell zhvillim”, shprehet piktori. Devolli vijon më tej se këtë herë ky grupim autorësh që sjell ekspozitën e parë për publikun vjen me punime të ndryshme, jo vetëm në pikturë por dhe në skulpturë. “Kur ti ekspozon në grup autorësh je kompetitiv, ke tjetër adrenalinë, tjera marrëdhënie artistike”, thotë mes të tjerave piktori Adrian Devolli. Galeria e Artit Tiranë është institucioni më i ri kulturor, që iu shtua kryeqytetit. GAT po vijon me ekspozita të ndryshme për publikun, duke ia shtuar dhe më shumë gjallërinë jetës artistike në Tiranë. Hapi dyert në ditët e para të muajt nëntor, duke u bërë një nga vendet që po mirëpret artistë të ndryshëm. Ekspozita që hapet më datë 7 dhjetor do të qëndrojë në GAT deri më datë 21 të këtij muaji.