BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Kultura

“Hamami i grave” i Teatrit Shëtitës të dielën dhe të hënën në Korçë

“Hamami i grave” i Teatrit Shëtitës të dielën

"Hamami grave" është një komedi e jashtëzakonshme, që i afrohet anës optimiste të jetës përmes historisë së shtatë femrave, secila prej të cilave ndihet e vetmuar dhe e dhunuar. Shfaqja flet me guxim, butësi dhe me humor për ecurinë e botës madhështore të femrës. "Hamami i grave" me regji nga Kiç Londo do të jetë në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës në datat 31 tetor dhe 1 nëntor. "Hamami i grave" është një himn për fuqinë e miqësisë dhe solidaritetit të grave. Në materialin rreth shfaqjes thuhet se është një vepër e vështirë, e egër, realiste, njerëzore, e ndjeshme, e butë dhe humor, që zhyten në vendet e shenjta të shpirtit femëror. “Hamami duket si një mitër, ku heroinat mund të jenë të sigurta, të shijojnë çdo minutë relaksimi dhe pushimi, të vetëidentifikohen dhe të kuptojnë realitetin e ashpër. Teatri Shëtitës shndërrohet në një hamam të dobishëm dhe shtatë figura femërore, që vetë-ilustrohen. "Hamami i grave" nga britanikja Nell Dunn vizualizohet në skenë nga Kiço Londo, duke pasur në potencialin e tij dymbëdhjetë magjepsëse të teatrit”, thuhet për komedinë. Një instalim i "rrënuar" i banjës turke në një rreth të Londrës, është vendi i relaksimit, pushimit dhe takimit për shtatë gra të vetmuara të moshave, nivelit shoqëror, ekonomik dhe arsimor të ndryshme. Pas dyerve të mbyllura dhe brenda mureve të lagura të hamamit, secila shkarkon mendime, ankthe, gëzime, ëndrra, zhgënjime, aventura në një mënyrë retorike. Ato janë të mërzitura me lajmet kërcënuese për prishjen e vendit të tyre të preferuar dhe krijimin e një biblioteke komunale dhe më pas ato kthehen të bashkuara dhe të vendosura kundër shtypjes së pushtetit lokal për shpëtimin e hamamit. Lufta e tyre e përbashkët kurorëzohet efektive, me armët e tyre të vetme vërtetësinë e ndjenjave dhe solidaritetin e tyre.

“Hamami i grave” dhe aktoret

Në role janë Albana Koçaj, Esela Pysqyli,Violeta Trebicka, Linda Jarani, Ola Harizaj, Dajana Nenaj, Aiola Laska, Elios Shuli. "Hamami i grave" është streha e tyre në një botë që vlon. Fjalët e tyre janë si monologje, sikur po flasin me veten e tyre dhe po përpiqen të kuptojnë pozicionin e tyre. Burrat mungojnë, por ata janë të gjithëpranishëm në çdo rrëfim. Një botë e vështirë i pret jashtë hamamit me të gjitha llojet e shtypjes, dhunës dhe skllavërimit. Brenda hamamit mbizotëron temperamenti femëror, i cili përpiqet të çlirohet dhe të dashurohet. Ndërsa rrobat hiqen, avujt e ujit dhe sfungjeri hapin poret e lëkurës duke zbuluar rrëfimet më tinzare, argëtuese, çliruese dhe të neveritshme të grave. Shtatë protagonistet e trupës janë të pjekura nga ana interpretative, të kënaqshme, njerëzore, emocionale me qejf, argëtim dhe shikim të gëzuar, ato janë lidhur si një ekip dhe me mjeshtëri akrobatike midis tragji-komikes, duke cituar gjashtë histori të hidhura që plotësojnë njëra tjetrën. Si përfundim, "Hamami i grave" është një propozim i plotë teatral, drejtuar burrave. Regjisori Londo uron: Paçi një rrugëtim të mbarë, vajzat e mia!