BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Hamami i vjetër i shekullit XVII-XVIII në Durrës, pas restaurimit do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit

Hamami i vjetër i shekullit XVII-XVIII në Durrës, pas restaurimit

Hamami i vjetër i shekullit XVII-XVIII monument kulture i kategorisë së parë në Durrës pësoi dëmtime nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.  Por pas restaurimit do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit. Kjo bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila ka inspektuar dhe punimet që po kryhen në këtë objekt monument kulture në vendin tonë. Ministrja thotë ndër të tjera se rijetësimi i hamamit të vjetër në Durrës po mundësohet nga programi “EU4Culture” dhe zbatuar nga UNOPS. “Hamami i vjetër po shndërrohet në një tjetër pikë turistike në Durrës. Tërmeti i vitit 2019 la pas dëmtime edhe në këtë objekt të shek. XVII-XVIII. Pas përforcimit të strukturës, restaurimit, riveshjes së dyshemesë, do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit. Ky rijetësim mundësohet nga programi “EU4Culture”, zbatuar nga UNOPS”, shkruan ministrja e Kulturës në Facebook, ndërsa punën që po bëhet në hamamin mesjetar e tregon edhe përmes një video. Programi “EU4Culture” financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës. Me një buxhet 40 milionë euro, “EU4Culture” shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, me ndërhyrje të planifikuara në një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore në vend.

Puna në objektin monument kulture

Hamami (banjo) është godinë publike me arkitekturë tipike e periudhës turke. Ajo është ndërtuar në shek. XVIII-të në këndin juglindor të qytetit mesjetar. Në qendër ka pasur një kupolë sferike me lartësi 5.8 m, pajisur me 12 dritare të vogla për ajrosje. Ambientet ngroheshin me avull nëpërmjet tubacioneve prej qeramike. Furra gjendet në pjesën e prapme të hamamit. Ka qenë shumë e dëmtuar ndaj u rikonstruktua në vitin 1980. Më herët programi “EU4Culture” bënte të ditur se ndërhyrjet përfshinin restaurimin e sipërfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimeve për interpretim digjital. “EU4Culture” program i BE ndau më parë edhe disa imazhe se si do të duket ky objekt pas punimeve të planifikuara. Hamami në Durrës është një nga pak shembujt e mbijetuar të arkitekturës publike të shekullit të 18-të. Në faqen e programit “EU4Culture” thuhet se rehabilitimi i tij ofron mundësinë për vizitorët që të përfshihen më plotësisht në historinë e stileve historike të jetesës në Durrës, si pjesë e qasjes së “trashëgimisë së lidhur”. Ndërhyrjet e propozuara për rehabilitimin e sitit, në lidhje me projektin “EU4Culture” përfshinin ruajtjen e sipërfaqeve dhe restaurimi i qëllimit origjinal të hapësirës, restaurimi i elementeve që mungojnë të funksioneve të përdorimit të banjës, stabilizimi i pjesshëm strukturor dhe kullimi, parmakët rreth elementëve autentikë të cilët do të ishin fokusi i një ekspozimi, menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë si dhe programi dhe planet e mirëmbajtjes. Në infrastrukturë instalimet elektrike për ndriçim, sistemi i mbikëqyrjes dhe sigurisë, biletaria dhe informacionet lidhur me Torrën Veneciane, etj. Objekti i rijetësimit: Interpretimi klasik me anë të paneleve, paneleve të fërkimit në strukturat prej tunxhi dhe mjeteve të ngjashme; interpretimi interaktiv i historisë së hamamit duke e lidhur atë me banja të ngjashme dhe banja aty pranë; interpretimi digjital i historisë së banjave në Shqipëri (për periudha të ndryshme kohore), etj.