BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

“Hapësira që na rrethon” me punët e 10 artistëve, piktura, skulptura dhe instalacion në kalanë e Tiranës

“Hapësira që na rrethon” me punët e 10

Ekspozita “Hapësira që na rrethon” u çel në kalanë  e Tiranës me punimet e dhjetë artistëve. Ekspozita është e kuruar nga Artan Shabani dhe vazhdon ditët e saj për vizitorët. Artistët prezantohen e punët e tyre, që janë në pikturë, skulpturë, instalacion, tekstil. Kuratori Artan Shabani shprehet se ekspozita propozohet përmes një formati të kryqëzuar, në internet dhe në hapësirë ekspozite në Tiranë, duke mbledhur bashkë dhjetë veprat e realizuara nga artistët e ftuar. “Këto ngjarje janë shenja të një ndryshimi të thellë në konceptin e përdorimit të artit nga një audiencë, që nuk mund ta quajmë më “vizitor”, por përdorues i një faze digjitale. Tani që koha e puthjeve dhe përqafimeve është pezulluar midis nesh është ndërprerë, na vjen natyrshëm të gjithëve të kërkojmë jetën e përditshme dhe frymëmarrjen e munguar. Artistët kërkojnë imazhet jetësore në hapësirën tonë të kujtesës dhe atë fizike”, shprehet Shabani. Arti, vijon kuratori Artan Shabani, bashkëbisedon me një bashkësi njerëzish, nxisin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe çmontojnë logjikat më konvencionale. Sipas tij, në një vend aktualisht të dënuar nga pikëpamja kulturore nga rregullat e reja të jetës shoqërore, sot më shumë si asnjëherë parashtrohet me një shenjë besimi projekti pamor i mbështetur nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme dhe Ministria e Kulturës, ekspozita në grup ''Hapësira që na rrethon'', me pjesëmarrjen e dhjetë artistëve bashkëkohorë shqiptarë. Artistët pjesëmarrës në ekspozitë janë Entela Ahmetliaj, Ardit Boriçi, Erolda Çela, Denis Golgota, Joan Kapo, Benard Lekgegaj, Ajet Halili, Albi Yzo, Edjola Mavriqi dhe Ersa Kana.

Krijimi i artistëve

Në tekstin kuratorial, Artan Shabani shprehet se ndarja dhe largësia e detyruar ka qenë mbytëse për njerëzit dhe veçanërisht për artistët. Sipas tij, me krijimin e veprave artistët shqiptarë i japin formë mohimit, që ka lulëzuar produkti i kohërave, krijimi i tyre artistik lind si zëvendësues i realitetit dhe duke u nisur nga ky hamendësim, artistët pjesëmarrës marrin jo vetëm fizionominë e realitetit, por në veçanti frymëzimin emocional, i cili shkon përtej tij. “Artistët theksojnë nevojën dhe rëndësinë e rikuperimit të kësaj përmase të bashkimit njerëzor, që bëhet shprehje fizike, një përgjigje spontane dhe e natyrshme ndaj një urgjencë, ndaj një gjendjeje domosdoshmërie kur këto kërkesa nuk pranohen. Pikërisht kjo nevojë e ngutshme e ka shtyrë artistin të kërkojë vizione, që përshkruajnë takime dhe e ka kthyer vëmendjen e tij te dritaret tona bashkëkohore, që mbikëqyrin botën, të tilla si ekranet e kompjuterëve”, shprehet ai. Në këtë vëzhgim, sipas kuratorit, artistët kanë hulumtuar dhe realizojnë veprat e tyre, të cilat portretizojnë njerëzit apo hapësirën që i rrethon, duke vendosur veten pranë njëri-tjetrit, vizualisht krijojnë një afërsi ideale.