BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës

Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës

Studiuesit dhe studentët do të mund të shfrytëzojnë dokumentacionin e Arkivit Qëndor Shtetëror nga qyteti ku jetojnë falë hapjes së Këndit Arkivor edhe në këtë qytet.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hapi në mjediset e bibliotekës së qytetit të Lushnjës, një projekt i rëndësishëm i institucionit i cili i shërben tanimë çdo qytetari aty ku jeton.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Prof.Asoc.Dr. Ardit Bido theksoi:

“Falënderoj Bashkinë dhe Bibliotekën e qytetit të Lushnjës që u treguan të gatshëm për zhvillimin e këtij projekti të DPA-së që i mundëson qyetetarëve të Lushnjës të njejtin shërbim si në Sallën e Studimit, në Tiranë”.

Të pranishëm për përurimin e këtij shëribmi të ri për qytetarët ishte Nënkryetarja e Bashkisë Lushnjë, Znj. Eriselda Sefa, Drejtori i Muzeut së qytetit, Z. Niko Ferro dhe Përgjegjësi i Bibliotekës, Z. Bledi Puka.

Të gjitha dokumentacionet që ruhen dhe mund të vihen në dispozicion të qytetarëve nga Arkivi i Shtetit tashmë janë lehtësisht të qasshme nëpërmjet platformës elektronike edhe në Këndin e ri Arkivor të Lushnjës.

Shumë shpejt këndet arkivore do të hapen edhe në qytete të tjera të vendit, siç ka ndodhur në shumë qytete të mëdha dhe të vogla në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë gjeni fotografi nga hapja e këndeve arkivore dhe linqe prej nga mund të shkarkoni pamje.

Pamje nga hapja e Këndit Arkivor në Lushnje

https://we.tl/t-ePX6ZCpund

Do t’ju ishim mirënjohës nëse gjeni hapësirë në mediat tuaja për ta transmetuar dhe publikuar.

Lutem për çdo informacion mos hezitoni të më kontaktoni

+355 69 20 21 604

 Anisa Ymeri

Përgjegjëse e Sektorit të Promovimit dhe Komunikimit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës