BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Hapet në Lushnjë ekspozita “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, dokumente nga 14 qendra internimi

Hapet në Lushnjë ekspozita “Dinjiteti përballë

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, ku ishin mjaft foto të rralla dhe dëshmi nga kalvari i vuajtjeve në plot 14 qendra internimi që ka pasur ky rreth. Pjesë e ekspozitës ishin edhe shumë dosje nga ish të përndjekurit politik në kohën e komunizmit. Lushnja ishte një nga zonat më të mëdha të grumbullimit të familjeve të internuara. Aty kaluan dekada të tëra të jetës së tyre. Ka disa prej tyre që vijojnë të jetojnë ende aty, pranë barakave të improvizuara që kishte ndërtuar sistemi për ta. Kanë qenë plot 14 qendra internimi në territorin e saj, si Savra, Rrapeza, Çerma, Gradishta dhe shumë të tjera. Gjatë aktivitetit përkujtimor është mbajtur edhe një simpozium, në çelje të të cilit ka përshëndetur kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe. Në kampet e Lushnjës vuajtjet e të internuarve ua kalonin shpesh edhe vuajtjeve të atyre që ishin në burg. Askush nuk largohej dot pa leje nga kampi. Apeli bëhej çdo ditë, e çdo ditë gjatë apelit do të përgjigjeshin familjet Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi, Tinaj, Kolgjini, Sina,...e tjerë. Ishte një listë kilometrike, e cila plotësohej përditë me familje të tjera të sjella në internim nga Tirana apo qytete e të tjera të Shqipërisë. Paradoksalisht, po në ato kampe do të kalonin jetën familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: familja e Koço Kotës, e Fejzi Alizotit, e Mehdi Frashërit, e Mustafa Merlikës dhe e Fiqiri Dines. Ekspozita fotografike “Historitë e patreguara të Lushnjës”, e bazuar në foto autentike të të internuarve në fshatrat e Lushnjës, Fierit, Divjakës e Elbasanit, dhe gjendjen e tyre sot, 30 vjet pas rënies së regjimit komunist, synon të sjellë në vëmendje historitë e patreguara të kampeve, profilet e njerëzve dhe vendeve, për të ndërtuar një narrativë gjithëpërfshirëse për to, bazuar në dokumentimin e së djeshmes dhe të sotmes, historitë familjare dhe individuale të të internuarve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit gusht. Aktiviteti “Dinjiteti përballë totalitarizmit” u organizua nga autoriteti i Dosjeve dhe Shoqata e të Përndjekurve Politikë, në bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit. Në kujtim të gjithë kësaj historie të dhimbshme pjesëmarrësit kanë vendosur buqeta në memorialin kushtuar të internuarve në qytetin e Lushnjës.

Më të lexuarat