Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hapet panairi “Tirana 2019”, botuesit: Barriera të panevojshme për librin, bibliotekat në gjendje letargjie

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bërë bashkë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në hapjen e tij botuesit u shprehën se problemet me librin nuk janë të pakta. Shqetësuese sipas tyre është dhe gjendja që kanë sot bibliotekat, ku duket se për furnizimin me libra pak bëhet. Në fjalën e tij kryetari i shoqatës së botuesve shqiptarë Petrit Ymeri, tha se kanë kaluar 22 vjet, që nga 1998 kur u organizua Panairi i parë i Librit. Për botuesin Ymeri, është një rrugë e gjatë, e lodhshme edhe pasionante, por nuk kanë munguar problemet. “Nuk dua të zgjatem me problemet e shumta, që të gjithë i njohim, por dua të them një meritë të madhe, që kanë botuesit shqiptarë, autorët, përkthyesit dhe të gjithë punëtorët e librit në Shqipëri. Fillimi i viteve ’90, e gjeti Shqipërinë në një ambient monokulturor. Në sajë të punës së botuesve, Shqipëria është multikulturore, me librat e shkëlqyer të botuar në këto 30 vite, me autorë dhe vepra të rëndësishme”, u shpreh Ymeri. Në hapjen e edicionit të 22, kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri i bëri ftesë Ministrisë së Kulturës për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve. “Kemi shumë probleme e mangësi, të cilat duhet të punojmë të gjithë së bashku. Gjej rastin t’i bëj edhe njëherë një ftesë publike Ministrisë së Kulturës, të punojmë më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit. Koridori i librit është një koridor, që na çon në Europë. Kjo është e sigurt, me librin do të ecim përpara. Kjo është rruga e vetme, që ka Shqipëria, lexuesit, të rinjtë dhe të rejat, e ardhmja e Shqipërisë, që duhet të kenë edhe institucionet, ta mbështesin librin që të ecim përpara” vijoi Ymeri në fjalën e tij. E pranishme në hapje e panairit, ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se edhe pse institucioni që ajo drejton nuk është aq mbështetës në anën financiare, besnikët e librit kanë çuara përpara një rrugëtim. “Është e vërtetë, që Ministria e Kulturës është mbështetëse, ndoshta jo shumë në aspektin ekonomik, por unë mendoj që Ministria e Kulturës duhet të jetë një pol, ku krijohen ura e komunikimit, dialogu dhe puna së bashku. Është një punë e vështirë, sidomos kur flasim dhe për librin. Besnikët e librit kanë hasur jo pak probleme në këto 22 vjet, por gjithsesi, keni çuar përpara një rrugëtim traditë që është për t’u mbështetur, dhe një rrugëtim ku ministria përmes urave të reja të komunikimit do të jetë prezent”, tha Margariti.

Barrierat për librin

 Ashtu si dhe vitet e tjera botuesit janë bërë bashkë në panair, ku edicioni i 22 sjell rreth 800 tituj të rinj. I pranishëm në hapje të tij, kryetari i shoqatës së botuesve të Kosovës Edon Zeneli ndër të tjera tha se bibliotekat në Kosovë dhe në Shqipëri kanë jo pak probleme kur flitet për pasurimin me libra. “Ne përballemi me probleme jo të vogla. Bibliotekat publike si në Shqipëri dhe në Kosovë janë me probleme. Bibliotekat janë në gjendje letargjie. Është i domosdoshëm bashkëpunimi mes botuesve dhe institucioneve shtetërore”, tha Zeneli. Në fjalën e tij kryetari i shoqatës së botuesve të Kosovës u bëri apel institucioneve, që të heqin barrierat për librin. “Na është premtuar se problemet burokratike do të vijnë duke u hequr, por në fakt ka ndodhur e kundërta, sepse ne nga janari i këtij viti na është shtuar taksa që duhet paguar në kufij me 6 për qind. Kjo është barrierë e panevojshme”, u shpreh Edon Zeneli. Panairi i Librit u çel dje në Pallatin e Kongreseve dhe përfundon edicionin e 22 të dielën. Gjatë ditëve të panairit do të organizohen edhe aktivitete për promovimin e librave.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&

Postuar: 13/12/2019 - 07:21

Ceremonia për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar bëri bashkë artistët, por sipas tyre ky organizim du

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëta

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis