BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Kultura

Hasan Prishtina në dokumentet arkivore, ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Hasan Prishtina në dokumentet arkivore, ekspozitë në Muzeun

Ekspozita "Hasan Prishtina në dokumentet arkivore" u hap në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë së bashku me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup çelën ekspozitën "Hasan Prishtina në dokumentet arkivore", që u hap në Tiranë pas Shkupit e Prishtinës. Gjatë këtij aktiviteti u firmos edhe një aneks marrëveshje mes dy titullarëve të dy institucioneve përkatëse të DPA z. Ardit Bido dhe ITShKSh z. Skënder Asani, ku qëllimi është realizimi i projekteve hulumtuese disavjeçare, si “Historia e trevave lindore shqiptare” dhe “Zhvillimet kulturore e historike të shqiptarëve të Maqedonisë gjatë shekullit XIX-XX”. Ekspozita pasqyron veprimtarinë e patriotit Hasan Prishtina me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë dhe u prezantua në prezencë të përfaqësuesit të trungut familjar Hasan Prishtina, z. Mehmet Prishtina, drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar z. Dorian Koçi dhe mjaft historianëve dhe studiuesve. Ekspozita flet mbi veprimtarinë e patriotit Hasan Prishtina me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë. Kjo ekspozitë përmban materiale që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe që flasin mbi veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën parashtetërore, ndihma në organizimin e kryengritjeve antiosmane në territoret e Vilajetit të Kosovës dhe mbi mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip. Pjesë e ekspozitës janë po ashtu edhe letërkëmbimet e Hasan Prishtinës me personalitete të kohës mbi rëndësinë e çështjes shqiptare në prag të shpalljes së pavarësisë, mbi masakrat që bëheshin në popullsinë civile, prezantimi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes, veprimtaria shtetërore e Hasan Prishtinës pas Kongresit të Lushnjes, etj. Gjithashtu ekspozita përmban një pjesë të jetës që ka shkruar një studiues gjerman për Hasan Prishtinën. Ekspozita do të vazhdojë rrugëtimin e saj duke u shpalosur edhe në Ulqin.