BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Hebrenjtë dhe Shqiptarët në periudhën e Holokaustit, aktivitet në MHK

Hebrenjtë dhe Shqiptarët në periudhën e Holokaustit,

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në muzetë polakë, por dhe periudhën e Holokaustit. Ambasada e Polonisë në Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën Poloni -Shqipëri dhe Muzeun Historik Kombëtar organizuan dy leksione të hapura nga dr. Joanna Minksztym: "Bukuria e gjetur. Koleksione të artit popullor në muzetë polake", si dhe prof. asc. Jolanta Mindak-Zawadzka: "Hebrenjtë dhe Shqiptarët në periudhën e Holokaustit-narrativë interneti". Aktivitetin e përshëndeti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, i cili tha se bashkëpunimi me Ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë dhe Shoqatën Poloni -Shqipëri nisi me dy referate interesant dhe tregues për trashëgiminë tonë kulturore. “Kufijtë kulturorë mes dy popujve janë të bashkuar tashmë nëpërmjet ekspozimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga Shqipëria dhe Kosova në muze të ndryshëm në Poloni”, tha mes të tjerave dr. Dorian Koçi. Më tej në fjalën e tij gjatë këtij aktiviteti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar vijoi se referati i dytë nga prof. asc. Jolanta Mindak-Zawadzka na sjell në mendje periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shumë shqiptarë strehuan dhe mbrojtën shumë familje hebrenje nga pushtuesit nazistë. “Edhe këtu në Muzeun Historik Kombëtar kemi një kënd, në Pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dedikuar familjeve hebreje në Shqipëri dhe familjeve shqiptare të cilët i ndihmuan” vijoi drejtori Dorian Koçi gjatë këtij aktiviteti në muze. Po ashtu në fjalën e tyre dhe dy studiuesit folën për punën që kishin bërë për veprat e tyre studimore dhe faktet që përcillnin. Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrenj. Përveç hebrenjve, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë. Këtu numërohen rreth 22.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë, 180.000 çekë dhe sllovakë, 108.000 holandezë, 104.000 lituanezë. Nga këto shënime del se hebrenjtë kishin pësuar më së shumti. Në disa vende të Evropës, popullsia vendase vetë i dorëzonte hebrenjtë në duar të nazistëve. Por pati popuj të atillë që i fshihnin dhe strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Shembulli më i njohur janë shqiptarët. Hebrenjtë në Shqipëri nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve të tyre.