Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Kultura

“Hedda Gabler” vjen premierë në skenë, nga Teatri Kombëtar Eksperimental

“Hedda Gabler” vjen premierë në skenë, nga Teatri

Drama “Hedda Gabler" do të vijë së shpejti në skenën shqiptare. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell premierë më 25 janar te “ArTurbina” veprën e autorit Henrik Ibsen, me regji nga Botond Nagy. Në role në produksionin e ri të këtij teatri janë një kast aktorësh të njohur. Kjo është dhe premiera e parë për të rritur këtë vit në skenë, nga Teatri Eksperimental. Hedda është vajza e gjeneralit të famshëm Gabler, si fëmijë ajo ishte mësuar të jetonte në luks dhe me klas. Ndërsa fillon shfaqja, ajo po kthehet nga muaji i saj i mjaltit me Jurgen Tesman, një studiues me perspektivë të mirë, por jo me aq të ardhura sa është mësuar Hedda. Mbiemri i saj pas martese është Tesman. Kjo për faktin se Hedda ishte më shumë vajza e babait të saj sesa gruaja e burrit të saj. Hedda është një grua e re inteligjente, e paparashikueshme dhe disi e pandershme, e cila nuk ka frikë të manipulojë burrin dhe miqtë e saj. Hedda e bukur posedon një shpirt të çmendur që rri brenda trupit të një shoqërie konservatore. Produksioni i Heddës në TKEKS ngre disa pyetje. Teatri shprehet se çfarëdo pyetje që ngre ky produksion, na detyron të shohim kryeveprën e Ibsenit me sy të freskët dhe të pranojmë se edhe në epokën e divorcit ka ende Hedda moderne të bllokuara në mënyrë të pafuqishme pa dashuri. Në dramë interpretojnë aktorët Ermira Hysaj, Romir Zalla, Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Alfred Trebicka, Alert Çeloaliaj. Regjisori rumun Botond Nagy shprehet se është hera e tretë, që punon me Ibsen dhe hera e dytë që vë në skenë “Hedda Gabler”, këtë radhë në Tiranë, pas vënies së “Hedda Galber” në "Radu Stanca" Teatrit Kombëtar të Sibiu dhe “Shtëpi Kukulle” (e cila është prezantuar festivalin prestigjioz të Union des Theatres de l'Europe themeluar nga Giorgio Strehler. Ai shprehet se në vizionin e tij kjo shfaqje përqendrohet në disa pyetje të rëndësishme. “Unë besoj se Ibsen është një nga autorët më të dhunshëm të gjithë dramaturgjisë. Në vizioni tim kjo shfaqje përqendrohet rreth disa pyetjeve të rëndësishme: Si mund të jetosh kur gjëja më e ngjashme me ty është vdekja? Si mund të dashurosh kur standartet e tuaj janë më lart se ti? Si mund të mbijetosh kur je “një inspirim për dhunë”? Lufta e Hedës është kundra realitetit. Kundra të tashmes. E tashmja është gri, është e parashikueshme. Në këtë luftë ajo ka një partner. Dashurinë e saj të madhe, kujtimin e babait. Gabler kundra botës. Gabler kundra jetës. E bukura kundër realitetit”, tregon regjisori. Skenografia është nga Irina Moscu, kostumografia Sofi Kara, dramaturgjia Kali Agnes dhe lëvizja skenike Mateo Dervishaj

Ibsen dhe krijimtaria

Henrik Ibesn u lind më 20 mars 1828, në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, ai u internua në Itali, ku ai shkroi tragjedinë “Marka”. Në 1868, Ibsen u transferua në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme, “Shtëpi kukulle”. Në vitin 1890, ai shkroi “Hedda Gabler”, duke krijuar një nga personazhet më famëkeq të teatrit. Nga 1891, Ibsen ishte kthyer në Norvegji në një hero letrar. Ai vdiq më 23 maj 1906, në Oslo, Norvegji. Krijimtaria e Henrik Ibsenit ka luajtur një rol shumë të madh në zhvillimin e dramaturgjisë, dhe të teatrit europian në pjesën e fundit të shekullit XIX. Ai ka qenë dramaturgu më i madh i Europës Perëndimore në fund të këtij shekulli, duke pasqyruar më mirë se kushdo tjetër traditat realiste në dramaturgji. “Hedda Gabler” pati premierën botërore më 31 janar 1891 dhe Ibsen ishte i pranishëm në Residenztheater në Mynih. “Hedda Gabler” është një nga tekstet fundamental të dramaturgjisë përmes, të cilit Ibsen ka dhënë një kontriibut vendimtar në zhvillimin e dramaturgjisë modern duke krijuar njëkohësisht një nga personazhet femëror më kompleks, më të koaguluar dhe thellësisht teatror të epokës. Personazhi i quajtur, Hedda, konsiderohet si një nga rolet e mëdha dramatike në teatër./Nga Julia Vrapi