BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Sport

Hektor Shaqiri: Pirro Dhima stërvitej si i çmendur, rezultatet e sportistëve të mi ndër vite janë ende të pathyera

Hektor Shaqiri: Pirro Dhima stërvitej si i çmendur, rezultatet e

Peshëngritja është sporti që i ka dhënë më shumë medalje Shqipërisë nga garat ndërkombëtare. Padyshim që ka pasur edhe problemet e saj, rebelimet dhe mangësitë, por e përmbledhur shtanga është ndër sportet që ka bërë krenar shqiptarët në evenimentet e mëdha të sportit europian e botëror. Ky sport vijon ta ketë ende sharmin e kualiteteve të larta, por si në çdo sport tjetër ka rënie të numrit të sportistëve dhe ky fakt po shqetëson jo pak edhe drejtuesit e sportit e sidomos trajnerët. Për të parë si ishte dhe si është shtanga, gazeta “SOT”, intervistoi trajnerin me përvojë gati gjysmëshekullore, Hektor Shaqiri, nga puna e të cilit kanë dalë shumë kampionë e rekordmenë kombëtarë, por edhe sportistë të kalibrit të lartë europiane botërorë si Mirjan Hakani, Ilir Suli apo dhe Romela Begaj. Duket e habitshme se si një trajner i tillë, që ka marrë medalje në katër kontinente, nuk i është dhënë ende titulli “Mjeshtër i Madh”, sikurse u është dhënë shumë personaliteteve të tjera nga peshëngritja. Në këtë intervistë, Shaqiri kujton se sportisti më i disiplinuar në stërvitje dhe që ka punuar si i çmendur ka qenë Pirro Dhima, ndërsa të ardhmen e shtangës tonë e sheh jo fort premtuese.

- Para pak kohësh, një specialist më kujtoi, me fakte, që nga Elbasani kishin dalë kampionët më të mëdhenj....

Nuk duhet t’i hyjmë këtij debati, sepse koha ka qenë e tillë në atë periudhë që skuadrat duhet të kishin të paktën 16 sportistë të licencuar dhe të mos ishin kot më kot, por me rezultate të larta. Në atë periudhë Elbasani ka pasur Luan Shabanin, me trajner Agim Hushin, shtangist me rezultate të larta sigurisht, por mos harrojmë se Tirana kishte Pirro Dhimën, i cili erdhi tek ekipi ynë në vitin 1983. Në fakt, pas atij viti erdhën shumë sportistë të vegjël që patën shumë rezultate të mira. Eljon Ago ishte rekordmen i Kombëtares Shqiptare, në peshën 90 kg. Armando Meçe arriti kampion kombëtar në vitin 2002. Ai pati oferta nga Italia por nuk ia dolën ta regjistronin. Ai iku për t’iu bashkuar Italisë, por nuk ia doli e nuk u kthye më. Pas tij vijnë kampionët Daniel Godelli, Endri Haxhihyseni, Endri Karina e më tej Romela Begaj.

- Bëtë më shumë se një vit tashmë që jeni tërhequr nga peshëngritja. Kontributi juaj si trajner është shumë i gjatë. Cilët sportistë do të veçonit nga ai brez?

Kur sportistët e tu dalin kampion, gëzimi i një trajneri nuk përshkruhet. Suksesi i sportistit është njëherësh sukses i trajnerit. Unë si trajner karrierën e kam nisur tek 17 Nëntori i asaj kohe, pra tek Tirana, në vitin 1972. Pas disa viteve eksperiencë pune u bëra kryetrajner i Tiranës e më pas, në vitin 1986, trajner i kombëtares së të rinjve, me të cilën mora pjesë rregullisht në kampionatet ballkanike të kohës. E nisa me vend të tretë në Bullgari në vitin 1987, më pas vend të dytë në Turqi në vitin 1988 dhe në vitin 1989 kampion Ballkani në aktivitetin e luajtur në Jugosllavi. Po kampion Ballkani dolëm dhe në aktivitetin e zhvilluar në Korçë në vitin 1990. Më pas kam qenë edhe trajner i Kombëtares së të rriturve e kombëtares së femrave. Ekipin e parë që mora si trajner kanë qenë sportistë të vegjël, 13-vjeçarë. Rekordmeni i parë ka qenë Mirjan Hakani, sportist shumë i fuqishëm, por kampion e rekordmen ka qenë edhe Bashkim Grëblleshi, si dhe Vasil Lici. Dua të theksoj se këta kanë qenë tre kampionët e parë dhe tre rekordmenët e parë që kanë dalë nga duart e mia si trajner.

Ndiheni i kënaqur me punën tuaj, me rezultatet e arritura?

Natyrisht që jam i kënaqur. Unë e kam thënë shpesh që jam trajner që ka marrë pjesë në aktivitete të zhvilluara në pesë kontinente, prej të cilave në katër kontinente kam marrë medalje. Në të vetmin që nuk mora ishte Australia, ku Ilir Suli, edhe pse ishte pretendent, zuri vendin e pestë. Me këtë rast i sfidoj edhe trajnerët kritikë ndaj meje: të dalë ndonjëri e të thotë kush ka fituar më shumë se unë. Dikush përmend medalje në botëror, e kam marrë edhe unë me Ilir Sulin në Botërorin e vitit 2002, medalje argjendi. Madje kam shënuar edhe rezultate të larta me sportistët e mi, rezultate që as nuk u afrohen kampionët e sotëm. Në vitin 2000, Ilir Suli ka garuar në peshën trupore 77 kg dhe ka ngritur 165 kg në shkëputje dhe 195 kg në shtytje. Në dygarësh kjo shifër është 360 kg, cili sportist kampion tjetër që ka garuar për Shqipërinë i ka këto rezultate? Është gati 20 kg mbi rezultatin e kampionit të sotëm. Në peshën trupore 85 kg, Suli ngriti 380 kg në dygarësh, respektivisht 175 në shkëputje dhe 205 në shtytje. Këto janë rezultatet më të larta që kemi ne në garat ndërkombëtare. Shumë i mirë ishte dhe Ilir Kafarani, por ai e kishte më të mirën në shtytje, ndërsa kishte dobësi në shkëputje. Sportistë të mirë e cilësorë në rezultate kemi pasur shumë edhe pas vitit 2000.

- E megjithatë, duket se nuk i kanë lexuar arritjet tuaja përderisa mungon propozimi i emrit tuaj për “Mjeshtër i Madh” tek Presidenti i Republikës...

Unë jam vlerësuar tri herë me “Naim Frashëri”, i fundit “i artë” dhe këtë ma ka dhënë një njeri i lartë, si presidenti Alfred Moisiu, të cilin e respektoj më shumë në Shqipëri. Sa për Presidentin, ai e di se me cilën parti jam unë, pasi nuk ndryshoj që nga 1991.

- Cilët kanë qenë sportistët më të disiplinuar? Flas jo vetëm për realizimin e provave, por më së pari në regjimin stërvitor....

Një sportiste që unë dua ta veçoj në këtë drejtim është Romela Begaj. Kjo sportiste plotësonte mbi 9% të konditave që kërkonte një trajner dhe pritshmëritë që do t’i dëshironte çdo trajner. Romela kishte teknikë, përshtatshmëri, disiplinë stërvitore. Padyshim që nuk mund të lë jashtë vëmendjes Pirro Dhimën, i cili vinte në stërvitje dy orë para orarit dhe ishte i fiksuar për të bërë fort stërvitje. Në stërvitjen e Pirros vinte i gjithë fisi, dikush me arra e dikush me mjaltë, që t’i krijonin atij kushte sa më të mira e optimale, pasi edhe pritshmëritë e tij ishin të mëdha. Dua të them se Pirro Dhima stërvitej si i çmendur. Për shkak të rezultateve të tij ka marrë trajtim 500 lekë në ditë në atë kohë. Për të kuptuar që bëhej fjalë për shumë para kujtoj se gjella më e shtrenjtë bënte vetëm 22 lekë. Natyrisht që i tepronin paratë. Po kaq e ka pasur trajtimin edhe Luan Shabani. Këta sportistë kur shkuan në Greqi ishin të formuar, kishin performuar në garat ndërkombëtare. Vërtet Greqia u mori frytet e rezultateve, por ata ishin fryti ynë.

- Me këto shifra që ju përmendni duket se sistemi i kaluar s’paska qenë mizor, përkundrazi, paska stimuluar shumë talentet, apo jo?

Në disa drejtime as nuk i afrohemi dot atij sistemi, ta themi të vërtetën siç është. Kryesorja e mbi gjithçka, ai sistem i siguronte sportistët, figuronin në librezat e punës. Të vjen keq, kur dëgjon që Ilir Suli, kampion i madh padiskutim, pas vitit 1990 nuk ka librezë pune, në një kohë që ky sportist ka garuar për përfaqësuesen e Shqipërisë në kushedi sa aktivitete dhe ka punuar për imazhin e vendit e për rezultatet sportive të këtij vendi. Ju nuk do ta besoni, por para vitit 1990 Ilir Suli figuron me librezë pune. Pse? Sepse më 1988, kur ishte vetëm 13 vjeç, kapi normat e profesionistit. Ndërsa pas 90-s s’pati librezë e rrezikon të mos marrë pension, ky është turp për një shtet dhe dallimin bëjeni vetë. Kishte rezultate e masivitet në atë kohë sepse shefi i klubit bënte kontrolle herë pas here, kërkohej pasqyrim i punës, kërkoheshin rezultatet. Ai vinte dhe nëse nuk gjendeshin në stërvitje 16 vetë sikurse e kërkonte rregullorja, të ikte trajtimi që të jepte, pra të iknin orët e punës. Do apo nuk do ishte i detyruar të punoje fort me të rinjtë. Ka pasur rregulla dhe bazat janë hedhur që atëherë.

- Po baza materiale si paraqitej?

Varet nga pikëpamja që e sheh, por ju siguroj që sportistit ia jepte klubi të gjitha, gjë që sot nuk ndodh e sportisti kur t’i blejë vetë me lekët e xhepit. Bluza e këpucë u jepte klubi në atë kohë çdo gjashtë muaj, kishte magazinë për këto gjëra. Ne ndodheshim tek palestra pranë “Farie Hotit”, ishte palestër e mirë. Pas 90-s objektet u privatizuan, kurse atë që kishte klubi i Tiranës e mori kisha.

- Këtë vit ishte Olimpiada e Tokios. Si mund ta përshkruash performancën e shtangës tonë atje?

Më erdhi keq, nuk ka bërë vaki të ketë një keqmenaxhim të garës si këtë herë. Ne na mposhti bateria B, e përse? Sepse nuk kishte strategji efikase dhe llogaritje të pozicioneve. Kur hyn në një garë duhet ta shohësh rezultatin e baterisë B. Sportisti doli e mbajti qëndrim dhe i mbrojti, por kjo mangësi është në pozitën e trajnerit. Për mua ishte fat që doli i katërti, sepse, ashtu si shkoi gara, mund të dilte më keq. Llogaritë bëhen me baterinë B, sportisti duhet të ngrejë 1 kg më shumë që të shkojë përpara. Kjo ishte hera e parë që një sportist në B merr medalje në Olimpiadë. Pra gara u keqmenaxhua dhe mua kjo më dhëmb, pasi Shqipërisë nuk do t’i vijë shpesh një fat i tillë që të jetë afër medaljes.

- Si e shihni të ardhmen?

Janë disa kokrra cilësore, por janë pak. Ka dhe të rinj të mirë, por nuk mbajnë ritëm. K.Ramadani e nisi mirë, por aktualisht nuk është aty ku duhet. Që të kesh rezultat duhet që gara të ketë rivalitet me 10-15 vetë. E shoh të vakët numrin e sportistëve, por dhe rezultatet.

- Po trajningu si paraqitet?

Jam i pakënaqur, ka pak trajnerë të mirë. Në Elbasan është I.Çela, por edhe ai merret me individë. Është Leonard Toska me Shtërmenin, ai është pasionant, ka punuar mirë. Të tjerët s’më pëlqejnë, se di ku janë. I bëjnë hyzmet rrogës, por pa përkushtim. Nga ana tjetër, investimi është i dobët, Tirana duhet të falënderojë P. Kolekën që i mblodhi këta më të mirët e u dha rrogë si sportistë elitarë tek Tirana, pa do kishin ikur edhe ato pak kokrra. Në kohën e qeverisë Nano, por edhe Metës, u dhanë deri në 500 mln lekë buxhet për peshëngritjen, sot me 70 mln lekë të vjetër s’mund të pretendosh të bësh mrekullira. Nga ato vite që kishte buxhet të mirë u mbushën palestrat me talente dhe pati një kontigjent që po i reziston ende kohës.