
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Shtator 2023

Një koleksion nga veprat e piktorëve të Juglindjes nisi serinë e ekspozitave shëtitëse. Vepra që janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve u ekspozuan në galerinë e Pogradecit. Por piktori i njohur Helidon Haliti shprehet se lëvizja e veprave nga fondi i GKA është e dëmshme. Në intervistën për gazetën “SOT” mjeshtri i akuarelit Helidon Haliti një artist i çmimeve ndërkombëtare thotë se lëvizja dëmton veprat, pasi mungon infrastruktura nëpër galeritë e rretheve. Me një aktivitet të vlerësuar ndër vite me artin e tij piktori Helidon Haliti “Mjeshtër i Madh” shprehet me shqetësim dhe për mospasurimin e fondit të GKA me vepra arti këto tre dekada. Ai thotë se GKA duhet të kishte blerë vepra, pasi ka artistë të njohur punët e të cilëve nuk janë pjesë e fondit, por gjenden në koleksione të botës.
-Vepra nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve janë pjesë e një ekspozite, që u hap këto ditë në galerinë e artit të Pogradecit. Por ju jeni shprehur se lëvizja e veprave nga fondi është një gabim. Sipas jush pse?
Është pozitive të rizgjosh veprat e artit. Pra ti japësh mundësi artistëve, të cilët jetojnë apo atyre që nuk jetojnë dhe që kanë në konservimin e Galerisë Kombëtare të Arteve vepra që të ridimensionohen dhe të riekspozohen, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që të lëvizin nga pamundësia për të pasur një fole të përjetshme, sepse lëvizja e veprave të artit në thelb është dhe dëmtimi i tyre. Gjithmonë kur lëviz një vepër arti, qoftë dhe nga një dhomë e studios në tjetrën absolutisht pëson dëmtime siç janë krisjet e brendshme apo nga pakujdesia mund të ndodhin dhe dëme të mëdha. E dyta, kur lëviz një vepër arti ka shumë mundësi edhe të humbasë. Ëndrra e çdo piktori ka qenë që të përfundojë në një destinacion siç është GKA. Kemi parasysh që këto vepra arti atje bëhen të pavdekshme dhe konservohen në mënyrë të përjetshme. Si ka mundësi që veprat e artit të lëvizin dhe mund të pësojnë dëme, duke pasur parasysh që infrastruktura e Shqipërisë të lë shumë për të dëshiruar. Në galerinë e Pogradecit, e cila ndodhet në kat të tretë absolutisht e vështirë për tu ruajtur dhe me lagështirën, që karakterizon të gjitha godinat e vjetra shqiptare dhe sot aty ekspozohen veprat. Projektet në vetvete janë ato që kanë ngjallur si dobi dhe dëm në artet piktorike. Kanë ngjallur dobi, sepse një artdashës i pamundur, pra që nuk ka mundësi të vijë në Tiranë i afrohen veprat e artit të GKA dhe shkojnë pranë tij. Një i pamundur që mund të jetë i sëmurë, i pamundur të ecë dhe i shkojnë veprat në muze, që padyshim do të gëzohet. Një minorancë që do të gëzohet, por kini parasysh që në kat të tretë është e vështirë të ngjitet një njeri i tillë i pamundur siç është galeria e Pogradecit apo dhe galeria e Fierit që kjo është e mirë por ka shkallë ngjitëse, apo galeria e Sarandës e Shkodrës, ku dhe e Beratit është me shkallë. Të gjitha galeritë shqiptare, janë si me thënë me facilitet negativ. Nuk është se ka shumë mundësi atje për të lëvizur. Ndërkohë që ne dimë konservimi i një vepre arti duhet të jetë optimal, siç po hidhen miliona euro për të rregulluar Galerinë Kombëtare të Arteve pikërisht me justifikimin që veprat e artit duhet të jenë me komoditet absolut. Sot bëhen ekspozita apo veprat konservohen tash dy vjet në Muzeun Historik Kombëtar, por një komision për mua vrastar hoq një sallë ku mund të ekspozonin breza të tërë dhe u bë si vendosje një fole e këtyre veprave. Por nga artistët përkatës të këtyre veprave si Maksim Bushi apo studiuesi Agim Janina, kur kam diskutuar me ta thonë ka dëmtime. Ka skulptura të dëmtuara, etj, aq më tepër që tani ti lëvizësh me furgona për shkak të një projekti që ka Ministria e Kulturës për të lëvruar disa fonde, ku lëviz vepra të vlerave miliona euroshe për ti vizituar jo më shumë se 100 apo 200 veta. Është një risk shumë i madh që marrim, ndërkohë duhet të përshpejtojmë me ato para mbarimin e muzeut kombëtar të pinakotekës që quhet dhe të kenë mundësi të gjithë turistët apo gjithë shkollat përkatëse që vijnë në Tiranë t’i vizitojnë.
-Ju po flisni për veprat e fondit të GKA, çfarë mund të na thoni mbi fondin e galerive në rrethe. Si janë sot?
Duhet që galeritë përkatëse të rretheve të kenë fondin e tyre, sepse këta janë artistë të juglindjes. Atëherë me çfarë ironie këta artistë të juglindjes i merr nga GKA dhe ia çon veprat në shtëpinë e tyre. Kush është thelbi apo koncepti i kësaj gjëje? Nuk po merr artistë të Shkodrës dhe po i çon në juglindje për t’u njohur më shumë me shkollën e Shkodrës. Por po merr të njëjtët artistë të juglindjes dhe po i çon në shtëpitë e tyre. Pse? Sepse galeritë përkatëse nuk kanë fonde tashmë. Aty ka artistë të gjallë, që pashë unë si Taso, etj, që po ndërtojnë sot një fond privat dhe muzeume private, duke vënë ambientet e tjera dhe aty duket e plotë krijimtaria e një artisti të juglindjes. Atëherë është më e udhës që të bëhen fole artistike të tilla si shtëpia e Mios muze, apo shtëpia e Lasgush Poradecit i gjithë fondi që ai ka lënë, sepse ai ka qenë dhe piktor apo dhe artistëve që janë në Pogradec të bëhet atje një qendër, ku ne të shkojmë ti vizitojmë artistët e juglindjes. Një nga Shkodra, Tirana, etj, apo një që vjen nga jashtë të shkojë ti vizitojë artistët e juglindjes. Çdo me thënë kjo, që ata mezi kanë lënë një vepër në fondin e GKA dhe ajo lëviz sot, që mund të dëmtohet apo nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Çfarë kushtesh ka galeria e Pogradecit? Apo galeritë e tjera në rrethe, që janë akoma më keq me një dryn. Ndaj unë them që është e dëmshme lëvizja e veprave të artit nga fondi i GKA.
-Nga intervistat herë pas here me artistë të ndryshëm, ata kanë shprehur si shqetësim që nga Galeria Kombëtare e Arteve prej vitesh nuk janë blerë vepra arti për të pasuruar fondin. Për ju sa është kjo shqetësuese?
Është kriminale që për mbi 30 vjet të mos krijosh dot një fond të përvitshëm për të blerë vepra arti, apo një sistem si ai që unë ngrita kur kandidova për drejtor GKA, ku garantoja që artistët vetëm për të qenë pikërisht në fondin e Galerisë Kombëtare mund të dhuronin vepra. Pra këtu është kriminale, por nuk kanë pasur dëshirë. Kanë dashur që ky boshllëk 30-vjeçar të ndihet në artin shqiptar. Fondet e artistëve të mrekullueshëm të para ‘90 ndodhen sot në koleksionistë privat, spanjoll, italianë, ambasadorë të shumtë, të cilat shteti shqiptar i duhet të hedhë miliona euro për ti kthyer mbrapsht. Artistë shqiptarë kanë vuajtur për bukën e gojës. Kjo ka qenë një sulm ndaj tyre që ti shisnin lirë, por meqë ata i shitën lirë pse nuk i blenë koleksionistë shqiptarë apo ente shqiptare të shtetit? Por i blenë koleksionistë të tjerë. Këtu është një keqmenaxhim në mënyrë të stisur. Kanë dashur ta menaxhojnë në këtë mënyrë, që të mos rinovohet fondi i GKA dhe ia kanë arritur qëllimit. Madje kanë djegur breza të tërë. Ke artistë që ishin në kulmin e karrierës së tyre. Asnjë vepër e Skënder Kamberit nuk është as në fondin e GKA as në fondin e galerisë së Vlorës nga ky artist nga mosha 50 e ca vjeç që e gjeti demokracia deri tani në 85 vjeç. Mua demokracia më gjeti 22 vjeç dhe sot jam 55, apo breza të tjerë. Kush janë artistët e brezit tim që sot janë në treg? Pak janë. Unë nuk kam vepër në GKA. Nuk ka një transparencë të fondit. Pa u plotësuar transparenca e fondit, sot lëvizin veprat e artit. E them në mënyrë konspirative duan të mbulojnë diçka. Veprat kanë qenë të fotografuara dhe duhet të ishin digjitalizuar.
-Tirana gjatë sezonit veror ka pasur një rritje të numrit të turistëve, ku galeritë e artit kanë rëndësinë e tyre me atë çfarë ofrojnë. Sipas jush sa rëndësi duhet t’i kushtohet galerive dhe në funksion të turizmit?
Unë jap opinionin tim për disa gjëra, që janë bërë gabim. Vumë re që turistët nuk kishin çfarë të vizitonin përveç “Bunkartit”. Tirana vitin tjetër nëse do restaurohet MHK nuk do ketë më asnjë mundësi. Janë eliminuar 3 salla automatikisht në muzeun kombëtar. Do zgjasë dhe ja 5 vjet restaurimi i GKA dhe ja 5 i Muzeut Historik Kombëtar, atëherë do të shikoni që në rast se do dalin muzeume private që do hapen automatikisht, me këtë do të thotë që u la në mënyrë të tillë mosblerja e veprave të artit, pikërisht që çmimi i pikturave të mbetej shumë i ulët. Kapitalizmi e ka këtë fuqi, që është kërkesë ofertë. Uli kërkesën për të ulur dhe oferta. Dhe i ble veprat shumë lirë. Pra nuk do të thotë që artistët që kanë vdekur nuk paskan vlejtur, por çmimi i ka penguar apo vetë institucionet përkatëse për ti vjel veprat e artit i kanë penguar që ata të evidentohen. Kështu që do duket kjo gjë, megjithëse kemi shembuj negativ që muzeume private si Mezuraj janë mbyllur. Fakti që Shqipëria do të hapet për sa i përket turizmit do të thotë automatikisht tregu e vethap gjënë, do vijnë turistët dhe do kërkojnë të përballen me artistët shqiptarë dhe për pasojë rritet dhe tregu. Duke u rritur tregu rriten çmimet e veprave.
-Problemet që ju shpreheni në art dhe kulturë janë përgjegjësi e institucioneve, politikat që ndjek Ministria e Kulturës...
Gjithmonë institucioni i Ministrisë së Kulturës e ka pasur këtë diskriminim mbi artin pamor. Nuk e kuptoj pse. Arti pamor është më i diskriminuari edhe pse kemi artistë të jashtëzakonshëm.
-Në Kosovë në vitin 2022 u miratua vendimi për blerjen e veprave të artit të artistëve vendorë. Një buxhet që ata e kanë bërë me dije do të shpenzohet përgjatë 3 viteve për të blerë vepra dhe për të pasuruar fondin shtetëror të artit. Çfarë mund të na thoni?
Përsa i përket krahasimit me Kosovën, ka një diplomaci kulture më të theksuar se e jona dhe ka arritur që të krijojë artistë ndërkombëtar qoftë dhe në zhanrin e muzikës dhe në zhanrin e artit pamor dhe atij konceptual. Në fakultet te dega që ne japim monumentale, ku ka studiuar dikur Anri Sala i cili më pas përfaqësoi tregun me artin koncpetual, ai para 3 javësh ka bërë ekspozitë në afreske. Pra në teknikën që ne japim, që është e diskriminuar. Ai po i rikthehet traditës, një artist botëror. Po ku do shkojnë ato afreske? Jam i bindur që Ministria e Kulturës një apo dy do ti blejë dhe me çmim të kripur, është e detyruar ti blejë, sepse ai është artist me emër shumë të madh. Ndërkohë që ne jemi këtu, prodhojmë përditë dhe hidhet një fond prej 700 mijë eurosh me dy instalacione, ku 15 muralet marrin një fond që është qesharake. Dhe të vetmet destinacione të vizitueshme sot janë muralet. Pra shtojini fondin mbi veprat publike. Pallatet e shëmtuar të kohës dikur janë një atraksion turistik duam apo nuk duam ne. Unë asnjëherë nuk kam pas frikë as nga varfëria, as nga gjërat e vjetra, por turistët kanë dëshirë të vizitojnë dhe gjëra të tilla. Tirana ndaj është aq atraktive, sepse ka një diversitet të jashtëzakonshëm. Dhe në fakt Tirana po bën një punë të shkëlqyer, madje unë mora vesh që ka marrë gjithë fondin e Ibrahim Kodrës dhe mund të hapet një muze. Ky është një hap i jashtëzakonshëm, apo ato që kam dëgjuar nga kryetari që do hapet Muzeu i Artit Modern në Tiranë. Bashkia e Tiranës punon shumë më mirë se sa Ministria e Kulturës në këtë pikë dhe gjithmonë fondet e bashkisë janë pozitive. Nëse arti merr oksigjen, merr vetëm nga Bashkia e Tiranës.
Intervistoi: Julia Vrapi
Më të lexuarat


Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” me vepra nga fondi i GKA është prezantimi i krijimtarisë së dhjetra artistëve

Rrugëtimi historik i nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, një ekspozitë në MHK

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” në dhjetor, prodhim i vitit 1976 me regji të kineastit Dhimitër Anagnosti shfaq disa nga aktorët më të mirë të kohës

“Folk Fest” do të shpalosë një mozaik kulturor me vlerat më të mira muzikore, koreografike e etnografike

“Komploti” nga shkrimtari Ben Blushi libri më i shitur në Panairin e Librit, me 2500 kopje

7 objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019

Teatri i Operës dhe Baletit në 70 -vjetor, artistët: Është institucioni kryesor i artit muzikor në vend, një periudhë e vështirë kur për disa vite para ‘90 u ndaluan veprat e huaja

Filmi “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” në kinema “Agimi”

Teatri Kombëtar i Kosovës me veprën “1984” nga autori George Orwell në Tiranë

Luftar Paja: Trupat artistike skenike që punojnë në ansambël kanë rezultate të larta dhe harmoni të shkëlqyer
